VAJTIMI PAS ÇMIMIT «NOBEL» SHKATËRRUES I NJERËZIMIT

0
792
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ÇELIKU

Çmimi «NOBEL» i Akademisë Suedeze është themeluar në emër të shkencëtarit Alfred NobeL. Që, Sot për Sot: Shkencëtari që e shpiku dinamitin. Zbulim shkencor historik i asaj kohe, dhe gjithë botës në shkencën dhe ekonominë botërore, por edhe mos harrojmë: Shkatërruesi më i madh deri më Sot i njerëzimit, Botës përparimtare paqësore?!

Çmim, që nuk e fitoi, pas shumë reklamave propagandistike informative të varura e të »pavarura» nga Shteti Shqiptar, dhe Kosova Republikë me vite edhe kësaj radhe Ismail Kadare. Edhe, pse shqiptarët kanë aq para të Partive Politike dhe buxhet në Luftë për Pushtet, aqsa: Mund ta tejkalojnë shumën materiale të Çmimit «NOBEL», edhe përtej kufinjëve politik.

Punë, tjetër është ajo e përfitimeve personale, familjare, miqësore, partiake dhe klanore në jetën e tyre të bujshme «patriotike» – politike.

Çmimin «NOBEL», deri më sot e kanë marrë shumë politikanë për paqe, shkencëtarë, dhe artistë botëror, ndër to edhe dy kandidatë shqiptar: Ferid Murati dhe Nëna Terezë. Sartri, autori i romanit «Neveria» (La nauree) nuk e pranoi, që iu nda për letërsi në vitin 1964. E refuzoi publikisht, shkaku se: Populli i tij i ofroi trefishin e shumës parave të Çmimit «NOBEL». Shumë, që fatkeqësisht deri më Sot nuk i është dhënë asnjë shkrimtari shqiptar. Pamuk, e fitoi shkaku, se: haptas doli kundër shtetit tij Turqisë.

Shkrimtarë botëror dhe shqiptarë, vdiqën edhe pa bukën e gojës pa e marrë Çmimin »NOBEL». Aspak, s’do të thotë, kjo, se ato nuk kanë nevojë për bukën e gojës: Nuk e kanë merituar me vlerat e arrira artistike si artistë botëror, edhe përtej kufinjëve politik të Shqipërisë. Megjithatë, ata burra të Penës, ende janë gjallë në Bibliotekat e shtëpive tona dhe Universitare: Nateditë, flejnë dhe zgjohen me Popullin.

Shteti Shqiptar, ende Sot për Sot, nuk është në gjendje, as t’i ofroj dyfishin e shumës materiele në nivel të Çmimit «NOBEL»: një politikani, shkencëtari, ose shkrimtari. E, ku më trefishin e asaj shume të Çmimit «NOBEL ». E kemi një Çmim Letrar «Kadare» sa për sy e faqe, larg me qindra kilometra Çmimit «NOBEL», (mos e përmend shumën materiale të atij Çmimi «Kadare», se: do t’i vjellë edhe zorrët).

Shkak, që me vetëdije (?!), Shkrimtari më i madh shqiptar Ismail Kadare me vite i dalldisur dhe arratisur turret pas Çmimit «NOBEL», e jo pas Çmimeve Letrare Shqiptare?! Çmim letrar, që kurrë nuk do ta marrë për së gjalli, as edhe pas vdekjes. Edhe, pse: Pas këtij Çmimi letrar turren me dhjetëra shkrimtrë botëror e shqiptar, në Shqipëri, Kosovë e botë.

Gabim historik, është: Që, Sot shqiptarët turren, plasën duke vajtuar dhe propozuar me vite për Çmimin «NOBEL», Ismail Kadaren?! Edhe, atë: Kur, shqiptarët me dhjetëra personalitete kanë t’i propozojnë kandidatë që e meritojnë Çmimin «NOBEL», mos i përmend me emra dhe mbiemra. Trojeve Shqiptare: Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Çamëri, dhe nëpër botë. Punë tjetër, është ajo, se: A, do ta pranojnë ato personalitete Çmimin «NOBEL»?!

Vetëmse, ende nuk e di: Shqiptarët, a e kanë në nivelin e Sartrit potencialin politik, arsimor dhe kulturor: Ndonjë politikan, shkencëtar, shkrimtar: «E pranova». Ose, refuzojë Çmimin «NOBEL» botëror. Sartri, refuzoi të bëhet anëtar i Legionit të Nderit, që është dekoratë më e lartë e Francës e themeluar nga Napoleon Bonaparti, e që jepet nga Presidenti francez. E, shkrimtari ynë me famë botërore: Isami Kadere, plasi pas këtij Çmimi «NOBEL»?! Edhe, atë: Në fushatën parazgjedhore të Kosovës për pushtet politik arsimor dhe kulturor?!
¨
Jo, se: Nuk ka famë dhe lekë për jetë shkrimtari?! I vetmi shkrimtar shqiptar, që jeton nga honoraret marramendëse, nga të gjitha anët e Botës është Ismail Kadare: Shtetit Shqiptar, Republika e Kosovës, Maqedonia e Veriut, Mali Zi, Çamëria, dhe Diaspora. Nuk ka pasur nevojë Dje, e as Sot për para të sistemit Dje Komunist, Sot Neokomunist. As, Sot, në këtë jetë «demokratike». Fatkeqësisht, i vetmi shkrimtar shqiptar për së gjalli, që edhe Sot e kësajdite, jeton nga honoraret marramendëse dhe Çmimet letrare nëpër botë. Dhe, plasi pas një Çmimi ndëkombëtar «NOBEL», për famë dhe lekë dinamiti. Nuk e di, si do të përfundojë Ditën e Nesërme si shkrimtar shqiptar. Shkaku, se: Pak veta në jetën e tyre artistike për së gjalli kanë arritur famë botërore, shumica e tyre pas vdekjes.

Dhe, Ditën e Nesërme: Nuk është çudi, Çmimin Letrar «NOBEL» për Letërsi, plotë merita ta marrë një shkrimtar ende krejtësisht i panjohur shqiptar (edhe në Katund): Gazetar, shitës i gazetave në kiosk të Qytetit, ose librashitës në Librarinë e Qytetit Tiranës. Por, jo edhe Kadare.

Instuticionet politike, arsimore dhe kulturore që kanë propozuar edhe personalitete – kandidatë për Çmimin «NOBEL»: Shqipëria si Shtet Amë., vite me radhë Ismail Kadere përmes Institucioneve shtetërore, arsimore dhe kulturore të Shqipërisë?!, Edhe, shkrimtaren Diana Çuli nga Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërisë?!… Kosova: Adem Demaçin dhe Rexhep Qosjen. Gabim historik! Personalite, që gjithë jetën politike, arsimore, dhe kulturore e kanë jetuar dhe përfunduar në institucione shtetëtore dhe në burgje Jugosllave.

E kuptoj Çmimin «NOBEL» (mjetet materiale) të një shkrimtari shqiptar me famë botërore për kandidat, por nuk e kuptoj karrierën e tij artistike për Ditën e Nesërme, pas vdekjes. Kandidat, i Çmimit «NOBEL», herët ka qenë edhe At Gjergj Fishta («Lahuta e Malësisë», dhe «Mrizi i Zanave», që po ta fitonte asaj kohe: Nuk e di, a do ta pranonte duarhapur për së gjalli si shkrimtar shqiptar?! E ka marrë moti kohë, Ivo Andriçi në Jugosllavi. Përçudi, e ne si studentë, profesorit të Letërsisë Jugosllave, dhe asaj botërore Hasan Mekuli, kur mes tri pyetje në provim, shpesh na e jepte edhe pyetjen e tretë: Romanin «Ura e Drinës» të Ivo Andriqit. Ne, si të rinjë tym bëheshim gjatë provimit të atyre etheve. E refuzonim atë pyetje, ose nuk përgjigjeshim në dëm tonin si studentë. E, Profesori largëpamës, Hasan Mekuli me gjakftohtësi, na thoshte: «Armikut duhet t’ia studjoni fshehtësitë: politikën, arsimin dhe kulturën, e pastaj ta luftoni me të gjitha armët demokratike, dhe mençuri»…

Shqiptarët, ende nuk janë mbushur mend me euforitë e tyre patriotike – patetike dhe provokimet turko-arabe-sllave: Turrjeve tyre me të katra livadheve, pas Çmimit «NOBEL», në Stokholm. Çmime politike, shkencore, arsimore dhe kulturore, që Sot janë duke i humbur mesdite: në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Çamëri e nëpër botë.

Fatkeqësisht, lideri demokrat Luli Basha i dalldisur Dje dhe Sot me dy gishta në rrugë për «Kryengritje Shqiptare», ende është Larg. Sali Berisha, mësuesi i tij historik i Xhaxhit Enver, ende folë jerm te Sheshi «Skënderbeu», në Tiranë me dy gishta përpjetë para popullit shqiptar. Ose, si politikanë nëpër manifestime sportive, kulturore e gjygjësore me gishta të dy duarve duke simbolizuar Shqiponjën Dykrenare. E, harrojnë, se: Përderisa, ato si politikanë manifestojnë «fitore» para kamerave televizive, Gishtin e tretë pas shpine e ka Vuçiçi, në Beograd.

Edhe, Edi Rama me Sanço Pançot e tij argatë, anë e mbanë Atdheut: Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, dhe Çamëri, që Sot i villet në Facebook… Presidenti arratisur i Shqipërisë (Ilir Meta), Sanço Panço i Don Kishotit Shqiptar (Edi Rama)… Mos futem edhe më thellë me Hashim Thaçin një «hendek» partiak edhe në Kosovë. Nuk do të merrem, kësaj radhe me «Kryeminstrin» e ardhshëm Albin Kurti, që i «fitoi» zgjedhjet në Kosovë. Koha, do të flasë për të si «kryeministër» i Kosovës.

Pas tyre me shokë neokomunistë, vjen edhe Ali Ahmeti i Zajazit. Katundit të Kaçakëve Malit «Drenovës», që katundarët e tij në Kohën e Turqisë krah për krahu me armë dhe Penë si kryengritës (kaçakë Zajazi), kanë vepruar me pushkë dhe tru shqiptar edhe në Shqipëri e Kosovë. E them këtë në këtë shkrim publicistik parashikues, shkaku, se: kam studjuar në Fakultetin Filosofik të Universitetit Prishtinës, dhe kam hëngër bukë, dhe kripë në Kosovë. Dhe, Sot: I vjellë edhe zorrët e barkut.

Edhe, sipas Besës Shqiptare: «Aty, ku e hanë bukën, nuk duhet ta përmbysësh kupën»…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.