Veli Bexheti shtrembaluci, sharlatanuci kërkon me doemos ‘Nobel’ për Ismail Kadarenë

0
344

Tregim nga libri “SEKRETE QË NUK I MBAJ PËR VETE”

SALI LEKA

Për dijeni z. Edi Rama dashamirësi i admiruar i shkrimtarëve të burgosur, të përsekutuar nga mizorizmi i skëterrit të shekullit njëzet.
Edi Rama guximtar eposik i betuar për të drejtën të vërtetën.

E drejta dhe e vërteta janë biologjike hyjnore dhe duhen thithur dhe shijuar si lule aromatike qumështore.
Tirana ka shumë gazeta dhe është normale, por brutale, skandaloze janë:Disa gazeta kanë pronar anonim me financim që nuk dalin ne skenën publike por botojnë gënjeshtra dhe brockulla skurrike të rëmdometa, të neveritura.

Këto gazeta me pronarë frikacakë urithik, kaotik nuk publikojnë tregime të vërteta të dobishme editoriale, redaksionale me debat dhe bashkëbisedim me popullin shqiptar vizionar, por mbushin çdo ditë kioskat me sajime dhe shtrembërime të ndryshkura të njerëzëve zgërdallë, sgërdhec që as ishin as janë shkrimtarë.

Sot do të tregoj për Veli Bexhetin, i cili në dy gazeta ka shkruar: “Jam antikomunist,kam vuajtur nga diktatura e diktatorit Hoxha“. Më largoi nga Tirana, më internoi. Mbeta si quq i vetmuar. Bashkëshortja më ndau dhe më tha: “Ti Veli je me origjinë borgjeze reaksionare. Une jam familje qytetare, proletare, komuniste e revulocionare. Mos hajde në Tiranë me u takuar si burr e grua. Nuk jam më e jotja por e partisë e komunizmit, dhe as e takova gjatë gjithë internimit.

U dëshpërova, u lodha në internim, nuk durova, desha të vras veten, por duke lexuar librat e Kadarese me poezi dhe tregime të talentuara, u kënaqa, u gëzova dhe shpëtova. Shkrimtari i madh Ismail Kadare më dha jetë, liri, force, fuqi dhe në internim me gjellë dhe ushqim të përzier me krimba.

Ismail Kadare meriton “Nobelin“ por nuk po ia japin.Ai mua më ka shpëtuar nga vdekja.Do ta marr avionin do të shkoj në Suedi,Stokholm dhe do ti kërkoj medoemos jurisë cmimin prestigjoz Kadaresë Madh “Nobelin e merituar“.
Shkrimtari i njohur i shquar Ismail Kadare shpëtimtari i madh i paharruar i të përndjekurve politik antikomunist.”

Këto fjalë të Velit janë krejt gënjeshtra te rëmdomëta skandaloze.
Kurse unë e kam obligim të tregoj fakte konkrete me ngjarje të vërteta
Veli Bexheti dhe dy ish të burgosur ordiner sekser,në kohën e skëterrit, sot jane vetëshpalluar ish të burgosur politik nga diktatura dhe kanë mbushur katërmbëdhjetë faqe gazete me trillime me shtrembërime dhe fallsifikime të rëmdomta për ta ekspozuar Ismail Kadarenë si dashamires humanist i të burgosurve politik antikomunist. Veli Bexheti gënjeshtari,zuzari,shtrembalari I dy shekujve XX dhe XXI më ka njohur mua dhe unë e kam njohur që në vitin 1973, kur isha djalë i ri me aftësi vitale,shkrimtari dhe poeti me tregime dhe poezi lirike, erotike dhe eposike të mahnitshme por Velicku rezilucki, nuk lexonte tregime dhe as nuk kendonte poezi.

Librat e Ismail Kadaresë Veli Zgërdhecku i ka lexuar me detyrim por jo në internim, por punetor në koperativë bujqesore. Veliu ishte zyrtar në ministri Tiranë por bënte zullume, abuzime, spekullime, falsifikime dhe e larguan nga ministria. E transferuan në bujqesi, por edhe aty vidhte qepë, patate, fasule, dhe kur e kapte roja u përulte si cule e thoshte: Me fal të pivsha urinën se nuk vjedh më, do ha buken thatë se të keqen ma kanë bërë gratë, koleget e mia sidomos gruaja ime, më degdisi nga Tirana dhe vetë harbon me shefin… me drejtorin dhe sekretarin.

Fati im i keq më bashkoi me kuckën, laviren që ka lindur kurvë, rruspie, putanë.“
Kurse unë shkrimtari Sali Leka, Veli Bexhetit I kam thënë dhe i them: Ishe dhe je zgërdhil rezil.As jetën ,as lirin nuk ta japin as poezitë e mia eposike teuratike, iradinike, ilminike, as poezitë kaotike politike, skurrike revulocionare,rrakitike të Ismail Kadarese.Veli gazheli të kam thënë dhe të them: Nga vdekja nuk të shpëtojnë as kurani as psalmet e bekuara të ungjillit, as syhyret e shenjta hyjnore të librave të para fetare, Teurati, Zeburi, Bibla, me dy dhiata shembullore të dobishme për jetën njerezore, as librat e Ismail Kadaresë me tregime mizore për forcimin e luftës klasave, për kulakëzime dhe internime makabre të familjeve fisnike nacionaliste dhe për të shtypur akoma më shumë klasat e përmbysura borgjeze kapitaliste dhe reaksionare.

Keto fjalë revulocionare marksiste i ka shkruar dhe botuar Ismail Kadare në vitin 1978 ne gazetën “Bashkimi“,organi artistik i frontit absolut despotik absurd me kryetare Nexhmije Hoxha dhe nënkryetari Ismail Kadare, por Veli Bexheti nuk i kërkoi jurisë prestigjoze suedeze që t’i jepte cmimin e lartë Nobel Kadaresë në vitin 1978, por ia kërkon sot me doemos se Kadare e ka kthyer fleten është konventruar nga komunist marksist në konformist kapitalist.

Veliut të sotëm une i them:Idiot,skurr e skot,naiv,opskurant,manguran ishe në vitin 1978,1988,2008 dhe do të jesh akoma më injorant edhe mbas vitit 2018.
A se kupton Bexhet që je në sybet përybret, dhe a se mendon që në Tiranë dy redaksi gazete janë personale të Ismail Kadaresë me pronar anonim.

A se kupton Veli derimendi,gazheni,katër redaksi gazete janë pronë personale, vandale, të klikës mizoriste enveriste,ramiziste me pronar të mbuluar me spekulime dhe falsifikime dhe të maskuar,duke botuar sajime, procka, me shtrembërime ëe fakteve, të ngjarjeve ,dyzet e pesë vjecare me tragjedi dhe masakra,por nuk tregojnë të vertetën,nuk demaskojnë asnjë fajtor, as kriminela persekutor,as mizor zuzar dhe asnjë veprim anarshist kaotist.

Asnjëra nga redaksitë e gjashtë gazetave enveriste ramiziste, kadareiste, nexhmeiste, nuk kanë botuar emrat e anëtarëve të kryesisë të frontit antihumanist me kryetare Nexhmije Hoxha dhe zv kryetar Ismail Kadare që kanë firmosur dhe vulosur internimin dhe persekutimin e tmerrshëm të 750 intelektualëve të kulturuar dhe 125 shkrimtarëve të talentuar liberalist modernist të admiruar me kontribut të cmuar për letersinë, kulturën, drejtesinë dhe demokracinë që gëzojnë sot dhe do ta gëzojnë nesër.

Njerëz si Veli Bexheti që nuk kane vuajtur as dy orë burg,as dy ditë internim botojnë gënjeshtra, langare brutale vulgare,të rëmdomta, neveriste.

Në Kohën e skëterrit të Enverit Veliu nuk ishte i fortë por i shkathët për të vjedhur,hileqar dhe tinzar I rafinuar për të fshehur dhe zhdukur produktet e grabitura.
Veliu i stërvitur kapte dhelpra, i therte dhe vraponte tek pularia e koperativës,linte këmbët dhe lëkurat e dhelprave dhe vidhte pula sa të donte ai.

Revizori, zotekniku, kontrollori, brigadieri, magazineri shkruan dhe firmosen procesverbalin “250 pula i kanë ngrënë dhelprat me dy veshë dhe katër këmbë. Të rroje Enveri dhe partia se gjela dhe pula ka Shqipëria. Rroftë Enveri sa malet dhe shkrepat, lisat, plepat.“

Në fakt pulat i grabiste, i piqte, i hante Veli dhelperaku me dy këmbqë.Veliu vodhi 20 vjet, askush se shau, as nuk e kapi,as e zhdapi.
Veliu dhelpërak ishte hajdut gjysmak se ka të tjerë hajdutë kusarë,zuzarë që kanë vjedhur 40 vjet dhe as janë kapur, as janë demaskuar, as burgosur.

Kurse unë i them: Veli gjysmak mos u bëj alabak,mos i shpenzo lekët e vjedhura për të botuar fallsifikime monstruoziste në faqet e gazetave anarshiste, kaotiste, enveriste, ramiziste, nexhmeiste, kadareiste.

Veli keni shpenzuar dy milion lekë dhe ke mbushur katër faqe gazete me trillime dhe shtrembërime të pista narciziste për lavdinë langariste.

Unë nuk botoj as dy fjalë në faqet e këtyre gazetave shtrembaluce,reziluce,urithkuce edhe sikur të më japin njezet milion fonde monetare.Kurrë jo nuk botoj!

Unë botoj dhe do të botoj në dy gazeta artistike, eposike, atdhetare kombëtare, historike.
E kam obligim të falenderoj me admirim Edi Ramën që redaksitë e gjashtë gazetave të klikës enveriste ramiziste nuk i ka mbyllur dhe mos t‘i mbylli. Se nëse i mbyll mua më bën të plogët, të mangut, dembel.

Se nuk kam objekt për ti demaskuar. Unë shkruaj tregime të vërteta faktike, por edhe demaskime kundër gënjeshtrave, brockullave, sgërdheckave skurrike anarshiste kaotiste të këtyre gazetave langariste zuzariste.
Duke i demaskuar këto sajime kaq të rëmdomta unë vitalizohem dhe ripërtërihem me iradim ilmin dhe ratisim dhe me plotësojnë akoma më shumë me vepra letrare shinike si thesarë teuratike.

Gjashtë redaksitë e gazetave enveriste në Tiranë janë gjashtë magazina për grumbullimin e llumrave të pista të ndyra të mënxyrës dhe katrahurës dyzet e pesë vjecare.

Dy të burgosur të tjerë ordiner kanë botuar sajime dhe trillime neveriste duke shkruar: gëlbocka te ndyra:“Neve ishim të burgosur politk antikomunist dhe kemi vuajtur shumë në burgun e tmerrit të Enverit,por dhimbjet dhe tortura e persekutimit na janë lehtësuar duke lexuar librat antikomunistë të Ismail Kadaresë, shkrimtari i madh me famë botërore me poezitë antirevolucionare të Kadaresë në gojë dolën gjallë e shëndoshë nga burgu. Mos të ishin poezitë e Kadaresë së madh në kishim vdekur në burgun e eger të diktaturës komuniste.”

Në fakt këta të dy që unë citova kanë vuajtur në burg dhe internim por jo burg politik antikomunist, por kanë bëre burg ordiner se ishin dhe janë zuzarë langarë, shtrembaluc, të qëlbëzuar, të infektuar.

Nuk kishin as kanë arsim dhe kulturë por kishin dhe kanë lakmim për të shpifur dhe gënjyer.
Kanë mbushur katërmbëdhjetë faqe gazete me procka të rëmdomta, dokrra hini të neveritura.

Të dy as nuk i kanë lexuar librat e Kadaresë, as të Markesit,as të Enverit, por gënjejnë aq keq,shtrembërojne aq shtrember,dhe poshterojnë shumë ndyrësisht, kur shkruajnë “Poezitë e shkrimtarit të madh Ismail Kadare na shpëtuan nga vdekja në burg.Jeta jone i dedikohet shkrimtarit të Nobelit dhe duhet me ia dhënë sa më parë“.

Këta dy frikacakë ish të burgosur ordiner të kohës skëterrit të shekullit XX ishin dhe janë maskarenj, por na janë bërë trima të mëdhenj tani në shekullin XXI dhe kërkojnë medoemos, me ultimatum të jargosur të pështirosur dhe kërcënojnë jurinë e nderuar suedeze të Nobelit që të shperblejë shkrimtarin Ismail Kadare si trim i fortë antikomunist dhe antirevulocionar.“

Kurse unë tregoj fakte konkrete me ngjarje të vërteta:Burgu komunist nuk e mohoj ishte i egër tragjik por nga vdekja nuk shpëtoje edhe sikur të lexoje ditë e natë pa ndalim librat fetare Budiste dhe Hinduiste me surete dhe vasinase humane dhe paqesore,të embla,të shijshme si lule qumështore.As librat e Ismail kadarese, as dy ditë jetë nuk të shpëtonin në burgun komunist.

Tani del pyetja si ka mundesi që kta dy opskurantë intransigjentë, që kanë vuajtur nga njëzet vjet burg dhe internim mizorist kërkojnë shpërblim për shkrimtarin komunist enverist kadareist.

Të dy këta ultimatiste anarshist kaotist kanë vuajtur shumë e më shumë sesa kanë shkruar në gazetë me diktimin e tjeterkujt, se ato vete nuk dinë as të shkruajne as të lexojnë.

Unë e di shumë mirë sa i kanë rraskapitur, sa i kanë torturuar këta të dy njerez të skremuar por emrat e tyre do ti tregoj në një tregim tjeter. Do të rreshtoj edhe torturimet e tyre në sketerrin mizorist,por edhe kam për ti demaskuar që akoma edhe sot i përdorin si leshko naiv nga ingranazhet sofistike të intrigantëve sharlataniste të klikes skurrikiste enveriste Ramiziste.

Sali Leka, cel 068 38 55 304

Shkrimtari dhe poeti i dy shekujve XX dhe XXI.Deri në vitin 1991 me 85 libra dhe 2760 poezi dhe tregime por nuk i botuan,i censuruan me akuza mizore:“Janë vepra letrare artistike dekadente mikroborgjeze, fetare, reaksionare dhe liberaliste moderniste kundër partisë komunizmit dhe revolucionit marksist madhështor.“Me këto akuza të llahtarshme mua më burgosën.Hetuesi dhe operativi i sigurimit më thanë: “Ti shkrimtari Sali Leka shkruan tregime të vërteta por nuk i botojnë. Shkruaj gënjeshtra dhe trillime ashtu si shkrimtarët e tjerë dhe i botojnë dhe nga burgu të lirojnë.“

Kurse unë u fola dhe u tregova: Unë do të shkruaj të vërteta dhe vtm të vërteta dhe kurrë jo gënjeshtra edhe nëse prokurori më dënon me 101 vite burg.

Tiranë, Shtator 2018

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.