VEPRIMTARITË E SHTUARA TË NËNDEGËS TË LDK-SË NË NORDRHEIM WESTFALEN

0
941

Nga “Darka e Lamës” 2016

NGA: JAKUP GËRGURI
IDRIZ ZEQIRAJ

Kryetari i Nëndegës të LDK-së në NRW, Jakup Gërguri

Landi, Republika e Nordrheim Westfalenit (NRW), në Gjermani, shquhet për shumësinë dhe dendësinë e qyteteve: Köln, Dyseldorf, (kryeqytet i NRW), Dortmund, Essen, Duisburg, Bochum, Bonn, (dikur kryeqytet i Gjermanisë), Wuppertal, Bielefeld, Münster, që kanë nga më shumë se 300 mijë banorë dhe 20 qytete tjera me mbi 100 mijë banorë. Andaj, edhe numri i të huajve është i madh, ku vendin e parë e zënë turqit, të pasuar nga shqiptarët. Edhe problemet janë të shumëta, në raport me Republikat tjera.

Për komunitetin e shumtë shqiptar, prej viteve `90-a, dominon organizimi përfekt i LDK-së, në aktiva, të përfaqësuar në Nëndegën e LDK-së, në Nordrheim Westfalen. Pavarësisht “hallakatjes”, përgjatë dhe pasluftës, asnjëherë nuk ka pushuar se vepruari si Nëndegë, natyrisht, me aktiva të reduktuar.

Anëtarët e Kryesisë: Nga e majta (lart): Behxhet Muqolli, Behxhet Krasniqi,
Enver Musa, Bahtir Avdiu, Ilir Makolli, Hamit Halili, Donikë Gërvalla, Jakup Gërguri

Aktualisht, Nëndegën e LDK-së në Nordrheim Westfalen e udhëheqë një Kryesi e vyeshme, me kryetar Jakup Gërgurin, Donikë Gërvalla, Enver Musa, Behxhet Ktasniqi, Ilir Makolli, Behxhet Muqolli, Bahtir Avdiu, Hamit Halili… LDK-ja këtu vazhdon traditën e mirë, të trashguar nga kuadrot e hershëm të kësaj Nëndege, të cilët kontribuan edhe në Degën e LDK-së në Gjermani, si Marjan Tunaj, Agim Kamberaj, Donikë Gërvalla, Qazim Bajgoraliu, Muharrem Sfarça, tani, anëtar i Kryesisë të LDK-së dhe kryetar i komunës në Ferizaj, për të vazhduar me Abedin Gashin dhe Jakup Gërgurin me shokë.

Kjo Nëndegë ka pasur privilegjin t`i japë Degës së LDK-së, në Gjermani, dy kryetarë radhazi: Qazim Bajgoraliun dhe Donikë Gërvallën. Gjithashtu, prej vitesh, pjesë e kësaj Nëndege është edhe bashkëpunëtori i afërt i Kryetarit Rugova, ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, zotëri Anton Kolaj; ish i burgosuri politik Behxhet Krasniqi, vëllai i ministrit të mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqit, Hero i Kosovës.

Më 26 prill 2015, Nëndega e LDK-së në Nordrheim Westfalen mbajti Kuvendin Zgjedhor të radhës. Më 03 maj 2015, Kryesia e Nëndegës mbajti mbledhjen e parë të saj. Ajo vlerësoi organizimin dhe rrjedhën e Kuvendit Zgjedhor, plotësisht konformë statusit dhe rregullorës së zgjedhjeve të LDK-së, traditë kjo qysh nga themelimi i kësaj Nëndege të zëshme.

Nga Akademia Përkujtimore për Kolonel Ahmet Krasniqin

Më 10 maj 2015, në Velbert të Nordrheim Westfalisë, u mbajt Kuvendi i 8-të Zgjedhor, për Kryetarin dhe Kryesinë e Degës të LDK-së në Gjermani. Ndonëse Kuvendi mbahej në këtë Land, Republikë, Nëndega e LDK-së në NRW, përkatësisht, Kryesia e saj, me kryetar Jakup Gërgurin, ishin nikoqirë, pritës të këtij Kuvendi, andaj u përkujdes për sigurimin e sallës dhe monitorimin, mbarëvajtjen e të gjithë procesit zgjedhor. Trinomi i parimeve demokratike, të përcaktuara edhe me Rregullorën e Këshillit të Partive Popullore të Evropës, si: debati i suksesshëm; konkurrenca me më shumë se një kandidatë, (në këtë rast kanë konkuruar tre kandidatë); votimi i fshehtë dhe demokratik, është zbatuar plotësisht.

Nëndega e LDK-së në Nordrheim Westfalen ka shtuar veprimtaritë e saj të shumëllojshme. Në përvjetorin e vrasjes të akademik Fehmi Aganit, Kryesia e Nëndegës dhe anëtarësia e saj organizoi tubim përkujtimor, me ç`rast u fol për ideologun e devotshëm të LDK-së dhe bashkëpunëtorin e afërm të Presidentit Rugova. Me rastin e amëshimit të veprimtarit të hershëm, Marjan Tunaj, Kryesia e Nëndegës u gjend pranë familjes, duke organizuar edhe përcjelljen mortore dhe nderimin meritor për anëtarin e saj cilësor.

Nga e djathta: Anton Kolaj, ish-nënkryetar i LDK-së, Jakup Gërguri
dhe Enver Musa, nënkryetar i Nëndegës të LDK-së në NRW

Më 06 gusht 2015, një delegacion i gjerë, përfshi edhe ish veprimtarë të kësaj Nëndege, që tani jetojnë në Kosovë, në Selinë e LDK-së në Prishtinë, dorëzuan Çmimin “Ora e Presidentit 2015”. Laurat i përzgjedhur ishte veprimtari luftarak nga Malisheva, heroi i gjallë i Kosovës, kuadri besnik i Ibrahim Rugovës, Fetah Rudi, i atentatuar nga një bandë kriminale, me urrejtje patologjike për LDK-në. Por, Fetah Rudi ynë fisnik, mbijetoi, për të mbetur, përjetësisht, në karrikën invalidore, mjerisht. Një vit më vonë, Çmimi “Ora e Presidentit”, do t`i ndahej një heroit tjetër, pas vdekjes, Xhemajl Mustafës, këshilltarit urtak të Ibrahim Rugovës. Ky çmim, me emërtesë sa emocionale, aq edhe simbolike, është pronë vetëm e Nëndegës të LDK-së në Nordrheim Westfalen.

Më 07 gusht 2015, një përfaqësi numerike nga Nëndega e LDK-së në Nordrheim të Westfalisë, vizitoi Familjen e Presidentit Rugova, duke i dorëzuar një – Mirënjohje – Zonjes Rugova. Ajo, në respekt, shpjegoi të gjithë mjedisin ku jetoi dhe veproi Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova.

Më O5 shtator 2015, kjo Nëndegë e LDK-së shënoi përvjetorin e shpalljes të Deklaratës Kushtetuese. Në këtë shënim përkujtimor u emetua një inçizim i kohës, të cilin Dega e LDK-së në Kaçanik, gjegjësisht, kryetari Selim Reka, e kishte përgaditur enkas për Nëndegën e LDK-së në Nordrheim Westfalen. Ishte një intervistë e kryetarit të atëhershëm të Degës të LDK-së të Kaçanikut, Habib Shehu, organizator kryesor i mbledhjes plenare, për shpalljen e Deklaratës Kushtetuese në Kaçanik.

Ne përvijuam, në mënyrë kronologjike, vetëm disa nga veprimtaritë vjetore të Nëndegës të LDK-së Nordrheim Westfalen. Përndryshe, kësaj kronologjie mund t`i shtoheshin edhe veprimtaritë tjera, si: shënimi i Ditëlindjes të Presidentit Rugova, që përkon edhe me themelimin e kësaj Nëndege; Akademitë e përvitshme përkujtimore për heronjtë markantë të Kosovës: Kolonel Ahmet Krysniqin, Komisarin Sali Çekaj e tjerë; homazhet në vend-prehjet e Presidentit Rugova, Vëllezërit Gërvalla, akademik Fehmi Agani, Kolonel Tahir Zemaj, Komandant Sali Çekaj e tjerë; vizitat në disa Familje të Dëshmorëve; shënimi i datave historike; organizimi i festave tradicionale shqiptare, si “Darka e Lamës” dhe të tjera; bashkëpunimi me palën vendore, gjermane dhe pjesëmarrja reciproke në festat kombëtare; debatet dhe takimet me mërgimtarët tanë; organizimet kulturoro-artistike dhe të tjera, janë pjesë e veprimtarive, në vijimësi, të Nëndegës të LDK-së, që realizohen me sukses, nën drejtimin e Kryesisë dhe të aktivistëve të përkushtuar.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.