VIDEO/ Nikolla Gruevski sulmon fizikisht kryeparlamentarin shqiptar, Talat Xhaferi, pas zyrtarizimit të shqipes në Maqedoni

0
431
Maqedoni - Kuvendi

TemA

Deputetët maqedonas kanë miratuar në mesin e një seance të tensionuar ligjin për përdorimin e gjuhëve, me 64 vota pro dhe asnjë kundër, ndërkohë që nuk janë shqyrtuar aspak amendamentet e VMRO-DPMNE-së.

Votimit i ka paraprirë një tension mes deputetëve të opozitës, që u ngrit deri në një zënkë mes Nikolla Gruevskit dhe kryeparlamentarit shqiptar të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Ish-udhëheqësi i VMRO-së dhe deputet aktual i kësaj partie është ngritur nga vendi i tij dhe së bashku me deputetët e tjerë është drejtuar te Talat Xhaferi për t’i thënë se kërkojnë shqyrtimin e amendamenteve, pasi Xhaferi hapi diskutimin për ligjin për gjuhën.

Gruevski është kapur nga pamjet teksa e ka lagur me një gotë uji kryeparlamentarin. I ndodhur nën këtë trysni, Xhaferi kërkoi 15 minuta pushim e doli nga salla, moment kur Gruevski ka tentuar ta sulmojë edhe fizikisht, por pa mundur, për shkak të ndërhyrjes së sigurimit të Kuvendit.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.