Vrasja e 7 vjeçarit në Basel, me motive raciste apo ishte e çmendur?

1
448

Ilir Muharremi

Është vështirë ta kuptosh mendjen e një vrasësi. Motivet gjithmonë gjenden në kokat e tyre, por nganjëherë edhe nuk ndodh ashtu. Shpesh motivet janë raciste dhe çmenduritë keqpërdoren me arsye për të dalë nga situata.

I çmenduri është i lirë, këpucët e tij nuk i njohin ligjet e shoqërisë normale.
Jam i tronditur nga vrasja e 7 vjeçarit Ilias Mahmuti në Basel të Zvicrrës nga një 75 vjeçare. Shtrohet pyetja përse ajo morri jetën pikërisht të një shqiptari? A prek kjo racizmin? Apo ndoshta vogëlushi qëlloj rastësisht në momentin kur ajo po kërkonte në rrugë ndonjë viktimë të pa fuqishëm? Ose ajo ndoshta e ka përcjellur me ditë vogëlushin dhe është interesuar për historinë e tij.

Cila mund të jetë e saktë nga këto? A u bë vrasja me paramendim me ndonjë skenar nga 75 vjeçarja Angela N.? Ose ndoshta ajo i urren të huajt në vendin e saj. Cili ishte motivi, çfarë ndodhi? Tashmë pothujase të gjithë e dijmë, pse ndodhi pak këtë po e dijmë. Si e vrau edhe kjo u bë e njohur, edhe se e la në mjedis të hapur nuk e fshehu trupin. Edhe ku e mori thikën është e njohur nga një vend i ngrënies.

Pse e qëlloi më thikë? Analiza shkon në atë para krimit, gjatë krimit dhe pas krimit. Para mund vetëm të supozojmë, gjatë ishte masakër, pas, siç thuhet plaka u kishte dërguar vet sms organeve të rendit për t’u treguar për aktin që kishte kryer. Vërehet që ishte e kontrolluar dhe nuk mund të besohet se ishte në skaje të çmendurisë.

Fotografia e vrasëses po qarkullon në internet, sa besohet që është ajo fotografi e vërtetë sepse vetem një portret na shfaqet.
Njëri nga Zvicra i cili kishte ndihmuar ta sillnin trupin në Kosovë thotë që ndonjëherë mediat atje nuk raportojnë drejtë kur është në pyetje një i huaj. Populli zviceran u solidarizua me familjen e viktimës.

Më kë jetonte ajo? Nëse ishte me familje, atëherë përse nuk u mbajt nën kontroll? Ose nëse është e strehuar në ndonjë institucion, duhet të japin llogari. I çmenduri shpëton nga ligji i lirisë së tij.

Tash çka do që vendoset vogëlushi ka udhëtuar pa dëshirën e tij drejt një përjetësie të panjohur. Për prindërit e njëjta gjë do të jetë si ta shpallin vrasësen të fajshme ose të çmendur…

1 KOMENT

  1. Ne çfaredo verzioni kjo ishte nje person i çmendur. Problemi eshte se si te kontrollohen te çmendurit, qe sillen lirisht ne çdo shtet dhe shoqeri.

    Ne Kosove poashtu ka shum te çmendur, e plot prej tyre jane edhe ne parlament, qeveri… etj.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.