Zamaret prej kallami

0
219
Z - ilustrim nga Dea Halimi

Ilustrimi nga Dea Halimi

Dea Halimi

Nga libri “Yjtë farfuritës” tregimi për shkronjën Z

Dea Halimi
Dea Halimi

E lodhur u ktheva nga shkolla. E lëshova trastën e rëndë me libra e fletore te këmbët dhe ofshana. Dielli ngjante në një lule të madhe të zjarrtë; kaq rreze të arta përvidheshin mes gjethesh e gemash dhe krijonin pamje magjike.
– Mami, dua të dal të luaj me Zarinën, – ia bëra mamasë e cila po hynte brenda në shtëpi.
– Pusho pak, më parë, – e dëgjova të thoshe mami.
– Më vonë ky diell me rreze të arta nuk do të jetë!
– Shko, por mos u vono… të presin detyrat e shtëpisë.
Mora dy zamare, që kisha bërë me Tinën gjatë verës në Buzëlumë, e ika e lumtur te Zarina.
– Më prit Zaria, më prit… – fola me zë.
– Dea, – doli nga shtëpia mami e më shikoi.
– Urdhëro mami,- iu përgjigja.
– Ku shkon? Ti nuk ke shoqe me emrin Zarina.
– O, kam harruar të të tregoj, mami. Anesa e ka emrin artistik Zarina.
-Po ti, ke dhe ti emër artistik?
-Asfodela është emri im artistik.
-Asfodela, ç` kuptim ka?
– Ai është emri i lules së parajsës.
– Zambak, pse s`i vure vetes këtë emër? Zambak! Bimë me kërcell të hollë e të drejtë, me zhardhok të vogël, me gjethe të gjata si heshtë, me lule si hinkë në ngjyrë të kuqe, të bardhë e të verdhë dhe me erë të mirë, që lulëzon në fillim të verës dhe që rritet për zbukurim.
– Jo, nuk më pëlqeu as nuk më pëlqen zambaku!
Mami e tundi kokën, më shikoi me dashuri dhe duke buzëqeshur u kthye brenda në shtëpi.
– Dea, do të vish apo jo, – më thirri Zarina.
– Menjëherë, – eca e iu afrova Zarinës. Arritëm në lulishte e u ulëm në stolin e parë krye rrugës me gurë të vegjël, të thyer dhe të shtruar, të cilët ndrisin sikur yje.
– Do të rrimë këtu kot, – më tha Zarina.
– Jo. Nuk do të rrimë kot. Do të bëjmë muzikë, – thash unë dhe ia zgjata njërën Zamare.
– Ç`është kjo, – më shikoi Zarina.
– Është zamare, vegël e vogël frymore, me dy tyta paralele e me gjuhëz… E sheh, Zarina, – ia tregoja zamaren, – e ka dhe një gjuhës këtu. Punohen zakonisht prej kallami, që të krijosh melodi me të.
– Ku i more këto, – tha ajo.
– Zamaret nuk blihen, ato zakonisht bëhen prej kashtës së grurit apo të thekrës, ose prej kallami. Janë thjeshtë fyell. Do të bëjmë melodi të mrekullueshme me zamare.
– Unë dhe ti t`i fryjmë zamaret…
– Po, unë dhe ti… – qesha unë.
– Zarina e Asfodela, grupi i tyre me zamare bëjnë muzikë, eh, o hej, – thërriste Zarina dhe i binte zamares e lumtur.
– Sa tinguj magjikë që krijojnë, vërtet!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.