ZGJEDHJET BANDITESKE TË PRESIDENTËVE

0
464
Thaçi - Haradinaj - Veseli

IDRIZ ZEQIRAJ

Kosova është në hall nga bijtë e saj bastardë. Gjithçka po ecën së prapthi. Në vend të konsolidimit shtetëror, siguria e së ardhmës po zvetnohet gjithnjë e më shumë. Mjafton të sjellim në mendje emrat e lakuar të kandidatëve për president, kohëve të fundit. Në mes tyre edhe Editë Tahiri, e cila gënjeu shqiptarët ndër vite për “bisedime teknike”, ndërkohë që ato rezultuan tërësisht politike. Ishte një konspiracion i pistë Hashimi-Edita. As shkrirja e 6 pikëshit të Baki Munit, si “fluskat e borës” nuk ndodhi!

“Xhevahirët” e saj po i shpalosë në debatet e televizive. “Kam qenë për shumë vite ministre e jashtme! Rugova nuk merrte vendime, por unë, ne”, duke lënë me kuptuar se e gjithë politika sillet rreth saj! Hashimi është udhëheqës me vizion” dhe broçkulla të tjera vetëlavdëruese dhe serviluese. Ndërkohë, dihet se ministria e jashtme nuk ka ekzistuar, disa punë të kësaj natyre, i ka mbuluar dikush tjetër.

Edhe disa emra të tjerë të lakuar, janë për “faqe të zezë”, me afera kriminale e korruptive. Megjithatë, procedura e zgjedhjes së presidentit, është thjeshtëzuar dhe privatizuar, deri në banalitet. Mjafton një “ujdi” e dy kryetarëve të partive politike, plus Lista Serbe dhe çfarëdo banditi mund ta sigurojë kulltukun presedencial, për pesë vjetë radhazi! Rrjedhimisht, zgjedhja parlamentare e presidentit, është tërësisht banditeske.

Për listën emërore, deputetët i cakton kryetari i partisë, pa kurrëfarë debati dhe as konkurrence! Zgjedhja bëhet nga populli. Kosova me – një zonë zgjedhore -, me të drejtë votimi, një zgjedhës – pesë deputetë, përjashton çfarëdo konkurrence në votim. Përveç meritorëve, zakonisht, përvidhën edhe ata që kanë pushtet e para, duke i sfiduar kandidatët tjerë varfanjakë, por, dinjitarë e me vlera sipërore intelektuale dhe atdhetare.

Edhe pse Parlamenti i disa legjislaturave numëron duzina deputetë kriminelë e korruptivë, ata vazhdojnë të rizgjidhën lehtësisht. Këtë e dinë shqiptarët dhe ndërkombëtarët! Megjithatë, nuk e ndryshojnë ligjin zgjedhor, që Kosova ta braktisë – një zonën zgjedhore -, për t`u kthyer në – shumë zonat klasike zgjedhore -. Ndryshimi i ligjit zgjedhor zvarritët, qëllimshëm, për ta ruajtur status-quonë nga zgjedhjet – në zgjedhje me zonën njëshe për tërë Kosovën!

Vërtet, deputeti merr votat nga populli, por, harron popullin dhe vihet në shërbim të kryetarit të partisë dhe i voton vendimet e kryetarit, kundër vullnetit të votuesëve dhe të vet popullit! Kështu ndodhi edhe në zgjedhjen bizare të Hashimit-president, ku vendosën vetëm dy vetë: “Unë president- ti kryeministër!” Refuzuesit e këtij krimi “zgjedhor”, e pësuan dje dhe vazhdojnë ta pësojnë edhe sot, pas afro pesë viteve!

Nëse deri në zgjedhjet e pritshme, nuk ndryshon ligji për zgjedhjen e presidentit nga populli, do të përsëritën pazarët e pista të krerëve partiakë, për emërimin e një presidenti monstër! Disa nga pretenduesit aktual, për postin e presidentit, të cilët bazohen, kryesisht, në pazaret ndër-partiake, kanë shkaktuar ilariret e neveri në opinion, ngaqë janë konsumuar e shpëlarë nga skandalet serike 20-vjeçare. Tani, në prag të skadencës politike, duan t`i mbulojnë krimet dhe pisllëqet politike e ordiniere të tyre, me kostumin e presidentit të Kosovës!! Jo me kot thonë se “turpi nuk ka mbytur askënd”.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.