ZIZE PEPSHI “MË JANË PËRZIER ATDHETË“

0
190
Zize Pepshi - Më janë përzier atdhetë - 2021

Vitrina e librit

Doli nga shtypi libri me poezi i Zize Pepshit, me titull “MË JANË PËRZIER ATDHETË“.

Përmbledhja në fjalë është redaktuar nga shkrimtari dhe botuesi Nazmi Rrahmani, kurse poezia kompleton mozaikun e angazhimeve të saj në shumë fusha të jetës publike në Zvicër, qoftë ajo arsimore, kulturore dhe në fushën e angazhimeve politike. Një libër i tillë na jep me kuptuar se peronaliteti i gruas shqiptare gjithmonë ka qenë pjesë dhe strumbullar i të gjitha proceseve shoqërore, politike dhe arsimore që ka kaluar kombi ynë, qoftë i shqiptarëve të mërguar në Zvicër, dhe i atyre në hapësirën kombëtare.

Poezitë e këti libri janë me motive të ndryshme, janë ndjenjat e një intelektualeje dhe të një nëne e cila me përkushtimin e pa shoq i rriti bijtë e saj në dheun e huaj: Vetëm ky element, na bënë me kuptuar për sakrificën e gruas shqiptare, prandaj motivet e poezive herë herë kanë element idilik, e herë të tjera shprehin pezmë e mllef që shoqërohet me vargun lirik, kurse gjuha elokuente e ka bërë vargun poetik më përjetues dhe me motivin e artikuluar me sukses.

Libri ndahët në gjashtë cikle: „Elegji për mërgimin“, „Ndërmjet bjeshkes dhe fushës“, „Pran oxhakut të shtëpisë“, „Shurdhëria e heshtjes“, „Fluturim mbi hapësirën shqiptare“, dhe cikli me poezi humoristike „Seq fishkëllon e pëlcet kazani“, kanë ndërthrur një varg të tërë motivesh me ndjenjash të trazuara, kurse autorja tash ia prezanton lexuesit si një uvertyrë lirike e realizuar me sukses.

Vlenë të theksohet se Zize Pepshi, ka mbi dyzet vjetë, (qysh nga Pranvera kosovare e vitit 1981), që është figura, (sidomos e femrës), më aktive në mërgatën shqiptare në Zvicër dhe tej saj. Me këtë botim, poetesha vetëm e ka kompletuar edhe më mirë mozaikun e veprimtarisë së saj në shumë fusha të jetës publike dhe intelektuale.

Vëllimin me poezi “MË JANË PËRZIER ATDHETË“, është me lidhje të fortë dhe i përgatitur teknikisht mjaftë mirë. E botoi Shtëpia Botuese, “Faik Konica”, në Prishtinë, 2021. Libri i ka 130 faqe.

St. Gallen, 20 qershor 2021. Shefqet DIBRANI

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.