3.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Artikuj 100 VJETORI I KOMITETIT KOMBËTAR “MBROJTJA E KOSOVËS” NË SHKODËR DHE FTESA...

100 VJETORI I KOMITETIT KOMBËTAR “MBROJTJA E KOSOVËS” NË SHKODËR DHE FTESA PËR 100 MIJË EURO PËR Z. BEHGJET PACOLLI

0
549

Gazeta Atlantik

Së parit, pa dalë nga tema e librit për Hasan Prishtinën, për pa dalë as nga kjo sallë, e kam një propozim, mendim, sugjerim, quajeni si të doni veç po ua them. Po due me përfitue dhe nga rasti që sot e kemi këtu kryetaren e Bashkisë të Shkodrës, znj. Voltana Ademi, edhe ambasadorin e Kosovës në Tiranë, z. Syl Ukshini, edhe z. Jahja Lluka, këshilltarin për Diasporen të Kryeministrit të Kosovës dhe sekretar i Komisionit Shtetëror të Kosovës për Vitin e Skënderbeut. Pra, fjalën e kam në linjë treshe, për te tre të nderuarit e pranishëm.

Sivjet Komiteti Kombëtar “Mbrojtja e Kosovës” bahet 100 vjeç, se u themelue më 1 maj 1918 dhe selia e tij qendrore u ngrit në Shkodër më 7 nëntor 1918. E di se e dini veç nuk po muj rri pa u thanë: Duhet ta festojmë në Shkodër, qoftë dhe me një Akademi Përkujtimore, po e mira është të ngrihet një muze, sepse tek ish-selia e këtij Komiteti ka veç nji pllakë përkujtimore e kaq është pak, nuk është mirë.

Sigurisht e di që e dini të tre historinë e randësinë e Komitetit Kombëtar “Mbrojtja e Kosovës”, po veç po i lutemi ambasadorit të Kosovës në Tiranë, që t’ja përcjellin nji mesazh e kërkesë shefit të tij, ministrit të Jashtëm të Kosovës, z. Behgjet Pacolli, që nga fondi i bizneseve të tij të japin 100 mijë dollarë amerikanë, përndryshe le të jenë dhe 100 mijë euro për festimet e këtij 100 Vjetori në Shkodër. 100 mijë Euro do të ishin ndihmë e madhe, nder e madhe.

Lutemi z. ambasador t’i thoni z. Behgjet Pacolli – Nderi i Kombit, shefi i diplomacisë e biznesmen i shquar, se 100 mijë Euro nuk a ka t’i lyp Shkodra – kryeqyteti verior i MbiDrinit, po gjitha këto personalitete të shkencës, letërsisë, arsimit universitar, politikës, etj. të ardhun nga shtete e treva shqiptare nga Kosova, nga Shqipëria e Mali i Zi në këtë ditë të promovimit të tre librave të autorëve të njohur nga Kosova.

Kush punon për Kombin e vet ka nderue vetëveten dhe i nderuari nderon sot, nesër e përgjithmonë…
_________________________________________
Fragmente nga diskutimi (me e pa letër) për veprën monografike “Hasan Prishtina, stërnip i Abdullah Veliqit” i autorit Dibran Fylli nga Drenica e Kosovës dardane. Shkodër. Biblioteka “Marin Barleti”. 24 shkurt 2018

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.