15.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Artikuj Urim për Pashkët i Shoqatës së Intelektualëve Gjthshqiptarë “Trojet e Arbrit”

Urim për Pashkët i Shoqatës së Intelektualëve Gjthshqiptarë “Trojet e Arbrit”

0
1332
Nue Oroshi

Logo "Trojet e arbrit" Shoqata e Intelektualëve Gjithshqiptarë “Trojet e Arbrit” iu uron gjithë shqiptareve te krishter anë e kënd trojeve shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare Festën e Pashkëve. Kjo festë simbolizon për shqiptarët ringjalljen shpirtërore në të gjitha trojet etnike shqiptare.

Simbolizon forcën e bashkimit për një të ardhme më të mirë dhe më të ndritur.Koha në të cilën po kalojmë është një kohë kur një pjesë e shqiptarëve e kanë humbur orjentimin shpirtëror dhe kombëtar. Shoqata “Trojet e Arbrit ” fton të gjithë shqiptarët pa dallim që të kultivojnë në vepër tolerancën ndërfetare mbrenda shqiptare dhe t’i thonë stop gjerave të mbrapshta se dikur do të jetë shumë vonë.

Ardhja e kohës së ruajtjes së Kishave Shqiptare me polici është një shenjë e keqe e marrëzisë në Trojet tona Etnike Shqiptare. Gjithashtu urojmë të gjithë Intelektualët të cilët për trembëdhjet vjet na përkrahën në rrugën e orjentimit të drejtë shkencor dhe kombtarë. Urojmë që Festa e Pashkëve të kaloj në qetsi të plotë dhe familjet që festojnë të kenë gëzime,paqe, harmoni dhe lumturi në mesin familjar!

Shoqata e Intelektualëve Gjithshqiptarë”Trojet e Arbrit”
Nue Oroshi, Kryetar
Ermelinda Kashah, Nënkryetare

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.