JORGE LUIS BORGES
Hëna e re
edhe ajo rri e sheh
nga një tjetër derë

Sot s’qesh
bajamja e kopshtit.
Është kujtimi yt.

Mbi shkretirë
arrijnë aget mëngjesore.
Dikush e di.
HAIKU JAPANESE TË MJESTËRVE MËDHENJ:
Matsuo Bash (1644-1694), Yosa Buson (1716-1784), Kobayashi Issa (1763 – 1827), Masaoka Shiki (1867-1902), Uchida, Hino Sojo (1901 – 1956)

Pikturë nga Vladimir Kush
YOSA BUSON
Këputet lulja,
mbetet
imazhi i bozhures.

MATSU BASHO
Një pellg i vjetër.
noton bretkosa në të.
Llapashitje uji.

KOBAYASHI ISSA
Vështrojmë lulet
Në këtë botë;
Ferri poshtë

SONO UCHIDA
Dashuri macesh.
Mbi degët e pishës
Tretet hëna.

SONO UCHIDA
Dielli në perëndim
spërkat borën me gjak.
Mal dimër

BASHO
Harabel, miku im.
Mos e sqepo zekthin
që thithi lulen.

KOBAYSHI ISSA
Në këtë botë
Jeta e fluturës
E ndezur.

BASHO
Një kameljeduke u Varur derdhi ujin,
Ndryrë në brendësi.

MATSUO BASHO
Fillim vjeshte:
Vetëm gjelbërim
Në det e në fusha.

MASAOKA SHIKI
Mbi shina
Natën me hënë
Planojnë patat.

HINO SOJÒ
Gruaja ime sjell gjembaç-
ndjej gjembat
në dorën time
Përktheu: Faslli Haliti







