18.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Letërsi FLETORES NGA ROGANA – poezi nga Atdhe Geci

FLETORES NGA ROGANA – poezi nga Atdhe Geci

0
434

FLETORES NGA ROGANA

Mos më quaj greke, jam Paramithiote
Jam nga Çamëria, -shqiptare e vërtetë
Jam autoktone, jam rracë pellazgjike
Identitetin shqiptar e kam unë për jetë.

Ashtu si toka që ka nevojë për shirat
Ashtu edhe liria ka nevojë me ia shtu
përmbajtjen lirisë. Ndryshe, ajo vjetërohet
dhe degjeneron në trazira e në luftë.

Ushqimin që hahet ne ia marrim tokës
ujin që pihet ne ia marrim burimeve
ajrin dhe frymën na e jep qiellorja, e
natyrës i marrim bukën e përditshme.

I mërguar nga barku mëmësor i nënës
I mërguar nga papunësia dhe luftërat
I mërguar nga dënimet e çdoditëshme
një armik na ishte gjumi edhe heshtja!…

Atdhe GeciDortmund, Dhjetor, 2018

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.