12.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Letërsi BETIMI I USHTARIT TË USHRISË SË KOSOVËS

BETIMI I USHTARIT TË USHRISË SË KOSOVËS

0
635

Jam ushtar i Ushtrisë së Kosovës,
për lirinë e ëndërruar betohem sot,
me zemër përulem para flamurit
Kosovën ta mbroj për jetë e mot.
Jam ushtar i Ushtrisë së Kosovës,
në shpirt unë barti të sajën lavdi,
betohem në gjakun e të rënëve
për lirinë e Kosovës jetën bëj fli.
Në çdo cep të kufirit të Kosovës,
për çdo pëllëmbë të qiellit me hir.
roje gjaku jam i Kosovës dardane
jetën e jap për këtë tokë të Atdheut.
Jam ushtar i Ushtrisë së Kosovës,
për nder e kam sot të bëj betimin;
Shteti të Kosovës unë i bëj roje,
me jetë betohem sot para flamurit!..

Atdhe GeciDortmund, 2018

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.