18.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Letërsi ERNST POL KLE – poezi

ERNST POL KLE – poezi

0
1605

ERNST POL KLE
(Ernst Klee)
1879 – 1940

Ernst Klee, (shqiptohet [paul kle], Paul Klee) (Münchenbuchsee, 18 dhjetor 1879 – Muralto, 29 giugno1940), ishte piktor gjerman i lindur në Zvicër nga një baba dhe një nënë gjermane zvicerane, të dy muzikantë.
Figurë e shquar e shekullit të njëzetë, gjatë periudhës së trajnimit të tij Paul Klee u muar me muzikës, poezi, pikturë.


Ernst Paul Klee: Portret

EVELINËS

Të premtova të jem
një njeri i ndershëm. Unë dua
të duroj shikimin tënd.
Dua të gjunjëzohem para Zotit.
Po mundesh Evelinë të më shpëtosh ti?
Sepse nuk kam askënd tjetër!

Luaja me helmin
dhe u helmova,
pse desha të më thërrisnin jashtë?
Por në fund mendoj shumë
për të mirën.
Faj i mallkuar,
mbase më i madh
se sa e mendoja unë.
Të harroj atë për ty!
Por më parë, nëse mundesh,
Do të më duhej të të falja.
Të përshëndes nga larg.

EPIGONO

Brenda meje rrjedh gjaku i një kohe më të mirë.
Sonambul i së tashmes
rrjedh nga një vend i vjetër,
nga varri i atdheut tim.
Toka gëlltit gjithçka
dhe dielli i jugut nuk lehtëson dhimbjet e mia.


Ernst Paul Klee: Peisazh

DUKE PARË NJË PEMË

Zogjtë janë për t’u patur zili,
ata shmangin
të menduarit për trungun dhe rrënjët
të lumtur përkunden gjithë ditën,
ata që janë të lehtë
duke kënduar në majë të degëve

Përktheu: Faslli Haliti

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.