18.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Artikuj “Humanisti” Halil Kastrati siguron para për skamnorët edhe nga këngëtari ekstremist gjerman...

“Humanisti” Halil Kastrati siguron para për skamnorët edhe nga këngëtari ekstremist gjerman Kollegah, islamist me prejardhje algjeriane!

0
980

Sali Rexhaj, Revista Drini11 Janar 2019

Në foton e mëposhtme shihen fytyrat e trishtuara të një familje në nevojë, fytyra fëmijësh, të cilë i ekspozohen hapur opinjonit. Me dinjitet të neperkembur nga jeta, po edhe te ekspozuat para nje „humanisti“, i cili nuk jep pes pare se kjo familje, pos skamjes, po gjykohet qe te jetojë e turperuar, sidomos femijet.

Ka shume njerez me qindra mijëra ne Kosove, te cilet kanë qene te varfer, po me pune e nga fati i jetes, sot i kan te gjitha te mirat, askush nuk ka te drejte qe t’i publikojë fytyrat e tyre ne media e rrjete sociale, siç po vepron imami kontraverz Halil Kastrati, i cili me njerez ne nevoje po promovon veten. Krejte keto pamje shoqerohen me ilahia e veshje arabe dhe ne foto me Gold AG, njeri i denuar nga gjykatat tona per urrejtje fetare nga pozita e islamit ekstrem politik.


Ne kete postim te Halil Kastratit thuhet se 5 000 euro i dha „kengetari Gjerman Kollegah“

Po kush eshte ky kengetar? Ne te vertete Kollegah eshte algjerian dhe njeri i njohur ne Gjermani si perkrahes i islamit ekstrem politik. Urrejtes i feve tjera, popujve te tere dhe gjinise femerore. Jo rralle i jane ndaluar kenge e koncerte nga instutucionet pergjegjese ne Gjermani. Sikurse Arjan Agushit, të vetquajturit Gold Ag.

Shtrohet pyetja, nga e njeh Halili si imam, nje reper me pikepamje fashiste dhe pse pranohen para per „humanizem“ nga njerëz te tille. Institucionet e Kosoves duhet t’i marrin ne mbrojtje qytetaret ne nevoje e te mos u ekspozohen njerëzve te pandergjegjeshem, te cilet mbi skamjen e tyre promovohen vetë, dhe promovojne islam ekstrem politik e fashizem, urrejtje fatare, gjinore e racore.

https://de.m.wikipedia.org/wiki/Kollegah

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.