18.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Letërsi RETË SHETITËSE TË LUFTËS

RETË SHETITËSE TË LUFTËS

0
410
Atdhe Geci

RETË SHETITËSE TË LUFTËS

O baba i së kaluarës dhe i së tashmes
disa nga ëndërrat po i ha tradhëtia
tre flamuj blu i mbështillen Kosovës
dhe e kërcënojnë me humbje të teritorit!

Të gjithë e dime çfarë thotë zemra kur
dhemb, kur lirisë i preken kufijtë e
atdheut, populli do të ngritet në këmbë
Kosovë, lëri të rinjtë t´i kapin armët

Baba i urtisë së vendit dhe i historisë
dëgjoje me vëmëndje porosinë e himnit
tre flamuj blu Kosovën e kërcënojnë
që të na e marrin Trepçën, Ujmanin, Kishat

Si t´i përgjigjemi sfidës së Korigjimitf
firmosja e një Marrëveshje të tillë,
është luftë, është fyerje e rëndë, se
Kosovë e lirisë me armë do përgjigjet!

Ajo që sot ngjallë frikë tek dardanët
janë tre flamuj blu që na kërcënojnë
me bisha të brendshme e të jashtme
Kosovë e historisë, kujdes, rri zgjuar!…

Atdhe Geci, 2019

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.