18.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Artikuj Shkolla fillore “Një Maji” në HAXHAJ!

Shkolla fillore “Një Maji” në HAXHAJ!

0
1006
Tahir Cukaj

Nga Tahir Cukaj

Sot ndjeva keqardhje për aktin e shemtuar, që një dorëzi ka vjedhur bustin e deputetit dhe një Komandantit të shquar të Rugovës dhe Kosovës z. “SMAJL HAJDARIT”.

E turpshme tej mase dhe shumë e rendë për institucionet shtetrore, të ndodhë një gjë kesi soji!
Në oborrin e Shkollës vjedhet busti i një njeriu i cili pêr tri brezni jete i kushtoj jetë atdheut!
Unë kam vetem tri pyetje për institucionet e dy niveleve duke mos pêrjashtuar pêrgjegjsitë e deputetit dhe rugovistit flakadan?:

1-Smajl Hajdaraj ishte Komandant Shtabit Rajonal “Rugova” në Rugovë, dhe nê shtepinë ku u emrue Shtabi i UÇK’sê pêr Rugovë nuk u muer asnjë iniciativë dhe as veprim i struktures dhe subjektit që i takonte Smajli.

2- Shkolla fillore në Haxhaj gjatë pêriudhes se luftës duke filluar nga Nentori i vitit 1998/99 ishte shendrruar në Shtab ku kryheshin ushtrime të rregullta dhe në të njejten kohë mbahej mesimi i rregullt, plus ishte e vendosur një ushtri e rregullt prej qindra ushtarve rugovas, të cilet ishin ne sherbimin e popullit.

Ndersa sot eshtë shendrruar në nje germadhë kohe dhe fermë lopesh, dhe askujt nuk ia vret ndergjegjen qoft intelektual qoft politikolog i rugovizmit.

Dhe nga kjo neglizhencë udhëheqëse me detyron të them dhe shkruaj, se në çdo vend Kosove ku eshtë pirë një kafe dhe eshtë folë për luften janë vendos pllaka dhe i janë berë vizita më përjashtim të kesaj shkolle që të vie turp t’ia leshosh vetem syrin!

3-Kjo Shkollë në murin e saj ka vetem një pllakë të deputetit dhe Komandantit, e cila tani e tutje séshtë e sigurt nga dorziu e asgjê tjeter!
Duke e ditur se në vitet më të egra për herë të parë fillon iniciativa për Kosoven Republikë nga veprimtaret rugovas, po nga kjo Shkollë, pa u friguar fare nga dora Millosheviqjane me obligon ndergjegjeja ime që sot të shprehi revoltë dhe mosknaqësinë time ndaj papagajve të pa vlerë të cilet ketë Krahinë e duen vetem për hirë të votës!

Ne e dimë se gjatë vitit 1998/99, po në ketë objekt janë vendosur qindra ushtar dhe refugjatë të Dukagjinit duke u lidhur plagë dhe duke i ndihmuar me mish dhe shpirt siç thot populli, dhe asnjë fjalë nuk shkruhet e nuk thuhet nga ta!

Duhet ditur fare mirë e gjthë elita kosovare se po nga kjo Qerdhe kanë dalur poet e aktor, revulcionar dhe patriot të cilet në të kater anët e botës ka jehuar zeri i tyre nga Londra ne Berlin dhe nga Haga në Shtepinë e Bardhë, pa i anashkaluar ata burra qê rininë e tyre e kaluen kazamateve serbosllave vetem pse kerkuan barazi nacionale në Jugosllavinë e Titos!

Pra, ky eshtë fryti i kesaj shkolle qe doli dhe sakrifikoj pêr lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!
Nga terë kjo që them kjo Krahinë Rugove kurorzohet me një ushtri të rregullt dhe në ballë të saj emrohet Komandant SMAJL HAJDARAJ i cili thirret në institucine të shtetit duke respektuar Presidentin si Komandant Suprem dhe Ministrinë e Mbrojtjes, të cilit sot i vjedhet busti në oborrin e Shkollës!

Turpi raftë mbi atë dorë dhe atë farë të ndyer!

Dërgoi për publikim, Skënder Mulliqi, gazetar

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.