15.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Artikuj Mini-shengeni merr bekimin e SHBA, Palmer: Liderët e rajonit po marrin në...

Mini-shengeni merr bekimin e SHBA, Palmer: Liderët e rajonit po marrin në dorë të ardhmen e tyre

1
427
Palmer

08/11/2019

Minishengeni Ballkanik ka marrë edhe mbështetjen e SHBA, duke e cilësuar si frytdhënës për rajonin. I dërguari i Posaçëm i Departamentit të Shtetit, Mathew Palmer e shikon këtë nisëm si një sinjal pozitiv që liderët e Ballkanit po marrin në dorë fatin e tyre. Gjithashtu Palmer shpreson që deri në Samitin e Zagrebit liderët e unionit do të arrijnë konsensusin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Një ditë para takimit të dytë në Ohër, Minishengeni Ballkanik ka marrë edhe mbështetjen e SHBA-së. Nismën e Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev, i dërguari i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Mathew Palmer e sheh si një veprim pozitiv për rajonin, ndërkohë kujton që pjesë e këtij projekti duhet të jenë edhe Mali e Zi, Bosnja dhe Kosova.

Palmer: Angazhimi i Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të promovojnë bashkëpunimin përmes së ashtu-quajturës nisma e minishengenit është shpresëdhënës, është një tregues që liderët në rajon po marrin përgjegjësi për fatin e tyre, po marrin në dorë të ardhmen e vet. Arkitektura e kësaj nisme ka një skaj të hapur, ka vend për Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën.

Nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos, Palmer i bën thirrjeve Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të mos devijojnë nga perspektiva europiane, pavarësisht zhgënjimit nga samitit i Tetorit i liderëve të BE.

Palmer: Kjo nuk është fjala e fundit. Shpresojmë që Këshilli i Europës t’i rikthehet çështjes në mbledhjen e liderëve në maj, në Zagreb, të arrijë konsensusin e duhur dhe të nisë atë proces aq të rëndësishëm duke dërguar sinjalin e rëndësishëm në rajon.

I dërguari i Posaçëm i SHBA-së kërkon që Shqipëria të plotësojë kushtet e vendosur nga Brukseli dhe të miratojnë sa më shpejt nëpërmjet dialogut Reformën zgjedhore.

/Ora News.tv/

1 KOMENT

  1. Levizja e lire e mallit dhe njerezve ndermjet shteteve te Europes, ne kete rast te Shqiperise, Serbise, Maqedonise… dhe vendeve tjera qe mund te bejne kete veprim (Kosova, Mali i Zi) etj… eshte veprim pozitiv. Ndersa ata analfabetë politikë, qe mendoj e se kjo LEVIZJE, eshte krijim i nje shteti te ri vetem e vertetojne analfabetizmin e tyre politik, dhe paditurine qe te perparojne raportet shtetrore fqinjesore.

    SHQIPERIA ESHTE NE NATO, DHE NATO ESHTE NJE SHTET I MADH NE KUPTIM TE SIGURISE, DHE ESHTE E ARRITURA ME E MADHE POLITIKE E SHQIPERISE NE HISTORINE E SAJ 107 VJEÇARE.

    Se shpejti edhe MAQEDONIA do te behet pjese e megashtetit te sigurise NATO, dhe perrallat e analfabeteve, per krijim te ndonje shteti te ri jane qesharake dhe idiotikodebilleske.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.