6.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Letërsi INDIVIDI DHE ATDHEU

INDIVIDI DHE ATDHEU

0
474
Atdhe Geci, red

Liri, ne ende jemi në të mbjellat e farave
Liri, ne ende s’jemi në stinën e të korrave!
( a. g. )

Jetën që po jetojmë duhet ta themi të tërën
atdheu ynë Iliria, është e plagosur në qenie
ndarja vendit po godet me ndarje të reja
me pika gjaku i kemi pragjet e shtëpive
ngritu atdheu im, ti e di kush ty të mbronë!
Gjuhë, liri, atdhe, flamur, u kam të shenjtë
këto vargje i kam himn në të tëra krijimet
por, ajo që mua më sjellë frymëzim është
muza, hapësirat e panjohura të së vërtetës
e vërteta e vogël më e vogël se atomet dhe
futonet, grimcat më voglane të qenies sime
Udhët e heshtjes janë gropa katakombesh
stuhi të ashpra erërash pa emër e mbiemër
himn kthesash nëpër trazira të ndjeshme!
Gjuhë, liri, atdhe, flamur, ju kam të shenjtë
njerëzit e sotëm jemi vonë në disa procese
ndriçuesit e qenies janë tjetër lloj i muzës
poezia tek unë më vjen prej së brendëshmi
trokitjet e saj janë tinguj, melodi, frymim
me poezinë jam afër dhe larg, jemi qenie
Njeri, liri në mua quaj atë që mund ta kem,
atë që mund ta preki, ta ndiej, dhe ta shijoj
dua të jetoj si notat, si tingujt, si meloditë
liria në mua nuk vjen nga besimet, por nga
kultura e vetëdijës, dhe aftësia sa krijojë!
Liri, ende jemi në të mbjellat e farërave
Liri, ne ende s´jemi n´stinën e të korrave!…

Dhjetor, 2019

KUSH S’PO NA LË TA NJOHIM VETVETEN?

Atdhe, fqinjët çdo ditë po armatosën
gjysmën e vendit e kemi të pushuar
të tërë heronjtë i kemi të përgjakur
pse nuk e pranon origjinën pellazge?

Thoti fliste dhe shkruante shqip, në
shqipen e pellazgëve dhe të ilirëve
Në art e shkencë ishte 5 herë gjeni
Thotin perënditë e shpallën përëndi

Atdhe, je mendja dhe dora e të urtit
populli ynë tek atdhéu është lindur
nga paleoliti e deri në epokën tonë
nëpër ty bimojnë e rritën shqiptarët

Pyes, kur do të lind një Skënderbeg
që e njohu vetja jonë dhe historia,
koha është që më të mos vonohemi
se mërgimi çdo ditë po na zvogëlon

Atdhe, emrin që e bart e ke të tokës,
të detit, të qiellit, të yjeve e të diellit
pse nuk e pranon origjinën pellazge
kush s´po të lë ta njohësh vetveten!?

Atdhe Geci


MARSHI I KUJTESËS

Roganë e Ilirisë, vendl im ku jam lindur
Komb e kam gjuhën, fjalën e shkronjat
Komb i kam tokat e mia të pushtuara
Komb e kam tërë të tashmen e atdheut
-Tokësore dhe qiellore e antikës shqipe
Komb e kam Çamërinë, dhe Dardaninë
Komb e kam Iliriadën, Mollën e Kuqe
komb i kam hapat e lumit nëpër kujtesë
Atdhe, të gjuhës e kam alfabetin e lirisë
Të shpirtit e kam gjuhën time të shkruar
Asnjë frymë e huaj më s´ më tronditë
në secilën kaçubë kam himne këngësh
Shqipërinë deri në Prevezë e në More
e kam gjak flamuri, gjak epiro-shqiptar
e kam komb të fushave e të vargmaleve
komb të dashurisë dhe, komb të lirisë!…
Atdhe, tërësia më kupimplote e historisë
të kam gjak të luftërave dhe të betejave
dielli i njëllojtë i stinëve nuk më pëlqen
Kosovë, – marsh i kujtesës së përgjakur!…

Atdhe Geci2019

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.