6.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Letërsi ARDHMËRIA E ZJARRIT

ARDHMËRIA E ZJARRIT

0
199
Mustafa Spahiu
Mustafa Spahiu

Nga MUSTAFA V. SPAHIU

ARDHMËRIA E ZJARRIT

S’do ngrysi vetveten duke medituar,
Me gjakun riosh do ta rigjeneroj, vlen
Për pasionet e mia gjëlli dhe do rroj-
Si poet ta mjaltësoj botën e trishtuar.

Ardhmëria e zjarrit – zjarrit të urtë,që
Asnjë agim s’dua ta shikoj të ngrirë –
Një oazë vargu e shpik n’shkretëtirë;
Gurët e vithosur vekut i do t’lënurtë

Ardhmëria e zjarrit s’tregon zemrim!
Ardhmëria e zjarrit e djeg tradhtinë,e
Lumit t’palodhur blert’i djeg sht’pinë;
T’shikosh vetveten n’logjikën-agim…

S’do e humbas nderin as njerëzinë!
Ardhmëria e zjarrit – fjalëpeshuar, më
Mirë dua lakun se n’besë i turpëruar!
E kaluara e zjarrit ndriçon zbrast’sinë.

Ardhmëria e zjarrit triumfe në beteja,
Zjarr’i kaltërt shndërrohe n’vetveten.
Ujërat nëntokësor si ma shuajn’etjen?
Le të prijë vargu pas tij t’merr rrufeja!

E mori zjarrin në dy pëllëmbë i qetë!
N’frikë as u dogj, unë as s’u çmerita.
Lavde Prometheut – mendjendritur, e
Vodhi zjarrin,nga hyjnitë ç’ka hjekë?!

E hënë, 21/24 qershor 2021, në
Dardaninë Ilire

TURR, TË SHKRUAJMË POEZI…

Njëfarë poetit rrëshqanor

Kur t’ godet paç potkoi i Panteonit,
Beftë kokën ktheje ia vlenë prapa!
Egjri mirë të zenë caca në tre hapa,
Kopshti dridhet n’ethesh tensioni!

Dorë zemrës rrast-troç po ta them,
Pengjet hasen penjve t’varfërisë, si
N’lëpetra natës rrucpacesh poezisë
Vargjeve të huaja dukë marrë ujem!

Miqësh t’pret fjalori emrash letrare!
Jo për mua – ta them mik-o vonim.
Kredhu valësh thellë ti në lexim, se
Famën n’pleqëri mos e kërko fare!!!

N’panaire takimesh bëhesh alemdar!
Vargjet zi-bardhë me ngjyrë të thatë.
Çmendurisht një kakofoni pa miratë,
T’bëjnë kryebejtexhi – ndofta ke zar?

Si Ikari do ngjitesh sa lartë fluturim!
Diellit t’i qasesh flitet t’bënë shkrum.
Tyt et se dëgjove pikove deri n’fund;
Spartian do kthehesh nxirë zhgënjim.

T’shohim kokëbabune besa t’lodhur!
Mëndja të rri te barku – ngjanë n’kosh!
Me përcikën tullace përjetë e ke bosh;
Ngele barojash – një dem i shkordhur!

E mërkurë, 23 qershor 2021, në
Dardaninë Ilire

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.