6.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Artikuj Antisemitja e Vitit: Tre gra të fuqishme luftojnë për turpin e vitit...

Antisemitja e Vitit: Tre gra të fuqishme luftojnë për turpin e vitit 2021

0
98
Marjorie Taylor Greene - Dua Lipa - Anurdaha Mittal

LAJME

Nga Kerry J. Byrne, 11 dhjetor 2021NyPost.comPërktheu Arben Çokaj

Një treshe femrash të famshme janë finaliste për çnderimin e titullit të Antisemitit të Vitit 2021.

Ylli britanik i popit Dua Lipa, kongresmenja amerikane Marjorie Taylor Greene dhe ekzekutivja i Ben & Jerry, Anuradha Mittal po konsiderohen për çmimin e dyshimtë, tha organizatori i konkursit StopAntisemitism.org.

Marjorie Taylor Greene (R-Georgia) bëri listën për heqjen e disa detyrave të komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve në shkurt, pasi besoi në shumë teori konspirative antisemite.

Marjorie Taylor Greene (R-Georgia) bëri listën për heqjen e disa detyrave të komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve në shkurt, pasi besoi në shumë teori konspirative antisemite.
Michael Brochstein/Sipa SHBA

Nga përhapja e teorive të konspiracionit deri te demonizimi i shtetit hebre, secili prej këtyre individëve ka propaganduar vazhdimisht dhe në mënyrë të konsiderueshme urrejtje”, tha themeluesja e Stop Antisemitizmit, Liora Rez, duke shtuar se grupi u “përmbyt” nga më shumë se 5,000 vota gjatë pjesës së parë të garës.

Lipa, e cila i ka mohuar akuzat e kaluara për antisemitizëm, ka shprehur mbështetje për kauzat palestineze dhe dikur ka shpërndarë një postim nga regjisori Vin Arfuso, duke pretenduar se Forcat e Mbrojtjes izraelite “pëlqejnë plotësisht rrahjen dhe qëllimin e fëmijëve“.

Dua Lipa i ka mohuar akuzat në
të kaluarën për antisemitizëm.

Daniele Venturelli/Getty Images

Këngëtarja e “ka përdorur famën e saj për të fyer kombin hebre dhe popullin e tij dhe për të promovuar antisemitizmin te fansat e saj“, duke përfshirë 76 milionë ndjekësit e saj në Instagram, pretendon grupi.

Greene (R-Georgia) bëri listën për heqjen e disa detyrave të komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve në shkurt, “pasi dolën në dritë shumë teori të saj konspirative antisemitike”, thotë grupi.

Mittal, e cila ka kryesuar bordin e drejtorëve të Ben & Jerry që nga viti 2008, është akuzuar se ka dhënë dhjetëra mijëra dollarë nga fondacioni i kompanisë kontroverse të akullores, për të financuar organizatën e saj jofitimprurëse pro-palestineze, siç raportoi The Post në fillim të këtij viti.

Anurdaha Mittal u dhuroi mijëra dollarë palestinezëve.
@Mittaloak/Twitter

Ben & Jerry’s njoftoi një bojkot të diskutueshëm të vendbanimeve izraelite në korrik.

StopAntisemitism.org do të kurorëzojë një nga gratë Antisemite të Vitit më 27 dhjetor, pasi të ketë përfunduar votimi online.

Fituesit e mëparshëm ishin kongresmenja Ilhan Omar (D-Minnesota) në 2019 dhe studentja e Shkollës Juridike CUNY Nerdeen Kiswani në 2020.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.