15.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Artikuj Arti i daltuar…

Arti i daltuar…

1
2166
Prend Buzhala

Prend Buzhala

Ky vëllim, me titullin kuptimplotë “Arti i daltuar (Arsim Berisha: Gjurmë arti, kulture e jete)” i Ismet Krasniqit e Idriz Berishës, ndahet në tri pjesë. Kur në fillim të një teksti, lexojmë fjalën “trinom” (trinomi bashkon tri gjymtyrë në algjebër, në gjuhësi tri fjalë në një, etj), këtu e na e shpalos metaforikisht përmbajtjen dhe gjithë lëndën e librit. Së këndejmi, ky vëllim, që merr formën e një monografie, ndahet në tri pjesë: “Trinomi artistik i Arsim Berishës“. “Opinione” dhe “Nga shtypi i përditshëm dhe periodik në diasporë dhe Kosovë për artistin Arsim Berisha“.

Në këtë Zvicër të elitës botërore të artit e kulturës, Arsimi jo vetëm që krijon dhe e zhvillon jetën kulturore, artistike e kombëtare, porse ai na e jep njërën dëshmitë më të bukura të shqiptarit atje: se interesat e të mërguarit të Njeriut Tonë atje, nuk kufizoheshin vetëm tek një strehim dosido sa për ta shpëtuar kokën për shkak të përndjekjes politike; këto interesa nuk kufizoheshin as te sigurimi i kafshatës së gojës (për çka kanë mërguar shumica atje). Jo. Sepse Fjala e Parë na është Kosova. Prandaj këto interesa ishin shumë më të gjera: ato shtrihen edhe tek veprimtaria politike e atdhetare (dhe për këtë veprimtari japin dëshmitë e opinionet e tyre mjaft autorë).

 width=

Arsimi (si jo pak mërgimtarë tanë atje) zgjodhi rrugën e tij origjinale: duke e njohur traditën e diasporës shqiptare në Zvicër që nga Aleksandër Mosiu e këndej, ka dashur, që, kështu, të mbesin përgjithmonë të pashkëputshme me vendlindjen, me Atdheun ato fije shpirti e jete. Dhe në jo pak këso veprimtarish, dëgjohet gjithnjë dhe një zë i artikuluar, modest, fisnik, shpirtkrijues dhe shpirtveprues: ai i Arsim Berishës.

Nëse tek pjesa e parë shpalosen shkrimet e dy piktorëve Gani Bytyçi dhe Idriz Berisha, duan të vënë në pah, se Arsimi prin me pikturën në punë në artit; janë dhe dy pjesët tjera, në të cilat autorë të shumtë paraqesin, shpalosin, zbërthejnë dhe parashtrojnë veprimtarinë e tij atdhetare, por edhe punën e tij në lëmin e kulturës, të koreografisë, valleve, veprimtarinë e tij në kuadër të asambleve artistike, posaçërisht të “Vatrës” së Bylahut, por e japin edhe portretin e tij si njeri fisnik, humanist, atdhetar e veprimtar. Asgjë të sforcuar nuk ka te këto paraqitje, mendime e opione.

Janë miq të Arsimit, por edhe autoritete nga Zvica e Kosova që e njohin protagonistin e gjallë të kësaj monografie. Kështu, Xhemali Berisha me shkrimin “Katër dimensionet e Arsim Berishës”, Rrustem Selca me shkrimin “Për ne krijuesit në diasporë është kënaqësi që kemi Arsim Berishën”, pastaj Ariana Kosova me “Atdhedashuria në artin e Arsim Berishës”, Don Marjan Marku: “Arsim Berisha posedon një vullnet dhe energji të madhe për artin dhe kulturën”, Ndue Ukaj “Kontributi i Arsim Berishës, piktor e koreograf, dhënë ansambleve simotra në diasporë”, Ismet Krasniqi – LALA: “Si u njoha me artistin e piktorin Arsim Berisha” dhe Nexhmedin Isufi “Për mikun Arsim Berisha dhe Adem Kica:

Pikturat e tij përfaqësojnë Kosovën si ambasadoret më të denjësishme” – lexohen jo vetëm si tekste që zgjojnë kërshërinë e paraqitjes së protagonistit të përbashkët nga disa këndvështrime, por edhe si lëndë me vlerë njohëse të diasporës sonë. Se veprimtaria e Arsimit është ndjerë e gjallë gjithandej dhe la gjurmë në kohë, dëshmojnë shkrimet tek pjesa e tretë e këtij vëllimi, si ato të gazetarëve Rexhep Rifati, Mikel Gojani, Blerim Shabani, Hevzi Kryeziu, Sefer Isufi etj. Ndërsa në fund jepet dhe një bibliografi shkrimesh nëpër shtypin tonë e që nuk janë përfshi te ky vëllim.

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar

1 KOMENT

  1. 20.03.2017.
    MIRËDITA I NDERUARI Z. GJIN MUSA.
    TE FALENDEROJ ME ZEMER PER BOTIMIN NE GAZETË “FJALA E LIRË”.
    ARTI I DALTUAR
    ME ERDHI SHUMË MIRË KUR E PASHË
    TË DESHIROJ SHENDET PUNË TE MBARË EDHE NE TE ARDHMEN.
    PERSHENDETJE
    AGRONI.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.