6.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Artikuj BINDJA QORRAZI NDAJ KRYETARIT, DËMTOI KUADROT E LDK-së

BINDJA QORRAZI NDAJ KRYETARIT, DËMTOI KUADROT E LDK-së

0
560
LDK logo

IDRIZ ZEQIRAJ

Ardhja e dyshimtë në krye të LDK-së e Isa Mustafës, do të përcillej me vëmendje të shtuar. Ndonëse trashëgoi një klan puthadorë, punoi shumë në konsolidimin e tij, gjithnjë në dëm të LDK-së, por, edhe të Kosovës. Klani fatalisht, servilë e karrieristë, trimëroi shumë Isën. Mjeshtër i intrigave moniste, kolaboroi, konspirativisht, me Hashim Thaçin, i dyshuar për shumëçka, madje, edhe për krime serike vrastare politike. Për çudë, ky fakt rrënqethës, nuk e pengoi fare Isa Mustafën, për të kolaboruar me atë!

Po sjellim disa nga vendimet fatale për Kosovën, që morën tandemi Hashimi-Isa:

1) Këta, në ujdi me njëri-tjetrin, heshtën eskalimin e dhunshëm të serbëve, ndaj shqiptarëve në Veriun e Mitrovicës. Kundërshtia, deri në përgjakje, e vajzave dhe të djemëve të Vetëvendosjes, aprovuan dhunën.

2) Hashimi dhe Isa do ta aprovonin Asociacionin, më sakt, “Zajednicën”, bashkimin e komunave serbe brenda Kosovës, rrjedhimisht, një biçim “Republika Srpska”.

3) Zgjedhja e Hashimit president, përkundër porosisë të Dr. Rugovës, që kjo të mos ndodhë, “sepse është i rrezikshëm për Kosovën”, nuk ka asnjë alibi lehtësuese. Këtë porosi, tani, amanet, e dinte edhe klani aprovues.

4) Betimi i Hashim Thaçit dhe i Isa Mustafës, se “me Demarkacionin me Malin e Zi, Kosova nuk humbë asnjë milimetër tokë”, duke qenë, përkatësisht, në cilësinë e presidentit dhe të kryeministrit, ishte përcaktues për humbjen e mijëra hektarëve tokë të Kosovës. Edhe për këtë gjëmë që po i bëhej Kosovës, klani rreth Isës e dinte. Megjithatë, turpshëm e kriminalisht, agjitoi për aprovim dhe e realizoi.

5) Anëtarësia, elektorati i LDK-së dhe strukturat e partisë kundërshtuan koalicionin me partinë-bandë të krimit të organizuar vrastar dhe të korrupsionit, hajnisë zyrtare, PDK-në. Megjithatë Isa tha unë jam kryetar, unë bëj çfarë të dua, anëtarësia mos të hajë m…! Dhe, e bëri koalicionin marroq e kriminal. Edhe klani i tij e mbështeti me hamendje e në surdinë, të bindur se po fuqizojnë partinë-bandë, PDK-në, por, po fitojnë pushtet personal.

6) Koalicioni heterogjen VLAN bllokoi bandën e PDK-së. Ishte rast ideal, për ta larguar krimin nga pushteti. Ishte tradhtia tipike komuniste e Isa Mustafës, i cili theu besën dhe, si pulë, iu miklua gjelit Hashim. LDK-ja humbi shansin ideal, për të qenë e parë. Por, SHIK-u aktiv, me shantazhimin me dosje, e tejkaloi krizën serioze, duke e përfenë edhe të gjithë Kosovën.

7) Rektori kurajoz e dinjitoz, Ramadan Zejnullahu, kishte hetuar se “komandantët” kriminelë dhe dostat e tyre kishin uzurpuar e ngulfatur Universitetin e Prishtinës. Andaj, ndërmori hapin e parë, për të verifikuar diplomat dhe titujt shkencorë të tyre, me dyshimin e bazuar se ka shumë falsifikime. Në këtë mënyrë Rektori në fjalë synonte spastrimin e kësaj vatre piedestale të dijës.

Por, PDK-ja, me SHIK-un e saj vendosi stopimin e kësaj nisme diskredituese për “komandantët profesorë”. Në votimin për shkarkimin e Rektorit, përcaktues ishin dy anëtarët e Komisionit, Hevzi Berisha e Roberta e Troni, anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, të emëruar nga Isa Mustafa, të cilët votuan për shkarkimin e Rektorit Zejnullahu!

8) Qeveria Mustafa me të drejtë është vlerësuar për konsolidimin e buxhetit shtetëror. për administrimin me duar të pastra, pa afera korruptive dhe në mënyrë shumë profesionale. Por, si lopa qumshtore, e shqelmoi këtë begati. Vendimi për financimin e mbrojtjes të kriminelëve, vrasës të shqiptarëve të pafajshëm si dhe të familjarëve të tyre, në ecejakët numerike, për vizita dhe shërbime tjera, është paradoks.

Ky financim është një përdhosje e viktimave, kryesisht, veprimtarë e kuadro të LDK-së, si dhe ushtarakët luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës. Është një provokim i rëndë, i paprecedent, paraprijës, për familjarët e viktimave dhe pjesën më të madhe të popullit shqiptar, i distancuar nga kriminelët nën akuzë, shefat e tyre kryekriminelë dhe bandës në koalicion – PAN.

9) Qeveria Mustafa e filloi mbarë dhe përgjegjshëm administrimin buxhetor. Por, i kërcënuar nga krerët banditë të Shoqatës të Veteranëve të “UÇK-së”, nga frika e humbjes të postit të kryeministrit, filloi livrimin, dhënien e parave për 46.600 “veteranë”, prej tyre 33.300 veteranë të rrejshëm.

Për rrjedhojë, deri para ca muajve janë abuzuar 68 milion euro dhe me kalimin e viteve, shifra vjedhëse, abuzuese, do të arrijë në miliarda euro. Dhe, kjo përbën një krim të rëndë ekonomik. Sepse Isa Mustafa nuk duhej t`i pranonte listat e falsifikuara nga “komandantët”, me porosi të kryekomandantëve”.

Falsifikimi i listave të veteranëve, u bë për dy arsye:

a) Për përfitim material personal, familjar e guporë;
b) Për të siguruar një klientelë elektorale afatgjate, pothuajse, të përhershme.

Renditëm vetëm 9 (nëntë) makro-shkeljet që bëri Isa Mustafa, përgjatë kryeministrimit të tij, të ndërprerë dhunshëm nga partitë-banda, më vonë të koalicionuara në PAN, si dhe Lëvizja Vetëvendosje dhe AKR-ja e besëprerit Pacoll matrapazi!

E keqja më e madhe është se LDK-në e implikuan në këto çështje, disa syrësh me elemente të qarta të tradhtisë kombëtare. Ndërkohë që, realisht, nuk ishin pyetur as anëtarësia dhe as strukturat e LDK-së. Pra, është një çorbë e gatuar nga Hashimi dhe Isa, duke e aprovuar nga klanet e tyre.

Në favor të këtij mendimi flet edhe ndëshkimi që u bëri anëtarësia, në zgjedhjet e fundit qendrore. Pothuajse, të gjithë ata që mbështetën shefin e partisë, duke u thirrur në zbatim të urdhërit institucional e partiak, edhe pse disa syrësh nuk ishin pjesë e klanit Mustafa, nuk fituan ulëse në Parlament. Për keqardhje, disa nga ato apo ata, ishin viktima e drejtëpërdrejtë e besnikërisë qorrazi, më sakt, të mos kundërshtisë të Isë kryeministrit.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.