7.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Artikuj Britma e tmerrshme nga altoparlanti i xhamisë po e çmendte Tiranën

Britma e tmerrshme nga altoparlanti i xhamisë po e çmendte Tiranën

2
1664

Gani MEHMETAJ

Kishte rënë muzgu kur dola nga libraria “Adrion” në qendër të Tiranës me një libër në dorë, ndërsa zbrisja shkallëve drejtë sheshit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, kur ma bllokoi dëgjimin një britmë e thekshme e altoparlantit të xhamisë përballë. Thashë ma shpoi kafkën, me depërtoi në anën tjetër të rrashtës ky zë i lemerishëm, që çante qiellin më lartësi sa disa shpërthime atomike njëkohësisht.

Zëri i altoparlantit ua kalonte të 13 xhamive të Prishtinës, megjithëse edhe në kryeqytetin e dardanëve të tmerron britma e hoxhallarëve në altoparlant. Kurrë nuk e kisha dëgjuar një britmë të tillë si kjo në Sheshin Gjergj Kastrioti, kurrë nuk me dëshpëroi kryeqyteti i shqiptarëve më shumë se sa kësaj here. Si ishte katandisur!

E paska hëngër dreqi Tiranën dhe tiranasit, paskan mbaruar!“, i thashë vetës i dëshpëruar. U përpoqa të mbyllja veshtë, por kot zëri i altoparlantit me depërtonte në kafkë, ma dridhte shtatin mu si gongu kinez në mesjetë kur donin t’i çmendin keqbërësit.

Me doli qejfit Tirana, mu zvetënua atmosfera e Sheshit, gati sa s’u betova se kurrë më s’do të shkel në këtë tokë të përdhosur. Sheshi mu duk i traumatizuar, i shushatur, si të ishte i përzishëm. Sheshi që dikur gumëzhinte nga njerëzit, kishte pësuar trauma.

Kanë shtet e ligj bashkëkombësit e mi? Dinë çka është ndotja akustike? Mund t’i dalë kush ndesh kësaj katrahure? Bajlozi i zi kishte dal nga deti, por mungonte Gjergji.

Shënim: Toleranca fetre në Evropë, a e dini si është?
1. feja e ushtron aktivitetin e vet vetëm brenda objektit fetar, së bashku me zhurmat, pa qenë shqetësuese për shoqërinë. eZani nuk duhet me qenë mbi 80 decibel, ku një zhurmë lejohet në publik, nëse lejohet, e cila nuk është e dëmshme. eZani tek xhamitë tona i kalon 200-300 decibel, e kjo është dhunë akustike e patolerueshme!
2. feja paguhet vetëm nga besimtarët e vet, jo nga taksat e popullit dhe jo nga burime të huaja të dyshimta.
Nëse ne e bëjmë këtë, atëherë po, po sillemi si evropianë.

Me sjelljen e bërë në këto 27 vjet, ne tregojmë se nuk po ndërtojmë shtet evropian, por vetëm shtet musliman. Se islami i thyen edhe ligjet e shtetit demokratik. Por a kemi ndonjë vend musliman ne që ështëdemokratik e i zhvilluar si vendet evropiane? Jo! Atëherë pse na rren mendja se do bëhemi ne?! Dhe nuk po shohim në këto 27 vjet se po bëhemi apo jo? Bullgaria e Rumania komunizëm si Shqipëria kishin, ato nuik kishin islam, janë anëtare të BE-së, ne jo, se nuk po na lë islami të arrijmë standardet e kërkuara për një shtet demokratik, korrupsion, drogë krim i organiozuar etj. etj. ngjashëm me Afganistanin… /AÇ

2 KOMENTE

  1. Mua me shume me tmerrojne SHQIPTARET sikur ju, qe bartni emrin e atyre egersirave qe ulurojne ne faltore beduinike… Gani Al Mehmet… ne vitin 2017!!! Ndryshoje sa ke mundësi!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.