12.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Artikuj Çfarë do sjellin bisedimet e 2 shtatorit z. Hoti?

Çfarë do sjellin bisedimet e 2 shtatorit z. Hoti?

0
365
Hoti - Grenell

Ibrahim Kabili Koha kalon shpejt dhe dy shtatori po afron. Skeptiçizmi sa vjen dhe rritet. Kërkohet një marrveshje e shpejtë! Përse vallë kështu? Dy shtatori është dita ku do mbahen bisedimet më të fundit midis Kosovës dhe Serbisë. Këto bisedime mbahen në Uashington dhe do negociohen nga SHBA-të e përkatësisht Grenell. Që bëhen në SHBA dhe drejtohen prej tyre të bën të shpresosh se diçka do bëhet, diçka do arrihet. Por, në mendimin tim Grenell është treguar i njëanshëm ndaj qeverive Kurti dhe Haradinaj. Çfarë mund të pritet nga ky takim kur Grenell para disa muajsh kërkoj heqjen e taksës 100% nga ana e kryeministrit Haradinaj dhe më pas heqjen e reciprocitetit nga qevetia Hoti.

Kjo e rrit shumë dyshimin dhe skepticizmin, të bën pesimist pasi përpiqet të bëjë marrveshje ekonomike dhe nuk trajton çështjen kryesore, njohjen e Kosovës nga Serbia. Çfar kërkoj prej Serbisë zoti Grenell? Të “ndërpriste” lobimet për “çnjohje” të shtetit të Kosovës. Kush qe rezultati, rënja e dy qeverive në Kosovë nga njëra anë, dhe nga ana tjetër Serbia po vazhdon proçesin e çnjohjeve të shtetit të Kosovës. Shpresojmë që lëvizjet e Grenellit të jenë diplomatike dhe në funksion të zgjidhjes finale, njohjes së Kosovës nga Serbia. Në të kundërt Kosova duhet të presë pasi ka shumë pikëpytje të mëdha.

Në Uashington delegacioni duhet të jeni i përgatitur mirë. Atje duhet treguar të gjitha krimet që ka bërë Serbia në Kosovë. Për këtë duhet referuar historisë shifrave dhe fakteve. Disa nga krimet monstruoze të Serbisë të bëra në Kosovë janë studiuar e botuar nga intelektuali e studiuesi i mirnjohur Hakif Bajrami. Sipas tyre rezulton:

• Gjatë viteve 1912 deri 1972 shovinistët serb kanë dëbuar nga Kosova në Anadoll rreth një milion shqiptar pa të drejtë kthimi në Atdhe.
• Nga viti 1944 deri në vitin 1950 pushtuesit serb kanë masakruar 49.000 civil shqiptar.
• Deri në vitin 1967 nisen drejt Turqisë 414500 shqiptar.
• Famëkeqët Rankoviç dhe Cervenkovski deri në vitin 1965, sollën në Kosovë 58000 kolonë sllav dhe i vendosën në tokat shqiptare.
• Deri në vitin 1997 janë bërë 15000 proçese gjygjësore dhe është ushtruar dhunë policore ndaj 850000 shqiptarëve.
• Në vitet 1989 deri 1997 nga dhuna serbe janë detyruar të largohen nga trojet e veta 350000 shqiptar.
• Sipas mediave deri në fund të vitit 2000 janë evidentuar 600 varreza masive.
• Numri i të vrarëve në luftën e fundit 1998-1999 është 14000 persona.
• Serbia gjatë luftës së vitit 1998-1999 ka përzënë nga trojet e veta 993588 shqiptar.

Këto shifra janë të botuare në shtypin kosovar dhe atë të huaj. Të dhënat e mësipërme flasin qartë për dhunë, turtura, masakra dhe gjenocid të ushtruar nga Beogradi zyrtar dhe Serbia ndaj shqiptarëve të Kosovës. Tani Serbia na hiqet si “viktimë”. Kjo është viktima? Zoti Hyseni dhe të therët ti paraqesin këto shifra dhe të tjera si këto këto, që tregojnë për gjenocid sistematik ndaj një popullsie të pa mbrojtur në Kosovë!

Atje duhet përgatitje e lartë, duhen fakte për krimet e bëra, duhen fakte dhe dokumenta për dëmet ekonomike të shkaktuara nga Serbia gjatë luftës, dokumenta dhe fakte për të pagjeturit, fakte për fëmijët e vrarë, fakte të dokumentuara për gratë e vajzat e dhunuara, fakte për vrasjet e popullsisë civile të pafajshme, fakte, fakte e vetëm fakte. Të gjitha fakte duhet të denoncohen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Jo monolog e fraza të mëdha me vetveten si deri tani.

Që të ketë sukses në bisedimet e 2 shtatorit duhet që Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës të dalin me një rezolutë me kërkesa të qarta ku:
• Nuk negociohet statuesi, dhe kufijtë e Kosovës. Forcat politike të jenë unike.
• Jo më bisedime teknike me Serbinë, por njohje reciproke, bisedime politike.
• Pas njohjes, të vijnë ato marrveshjet për zhvillimin ekonomik si, hekurudhat, aviacioni etj.
• Në Uashington në prani të Grenellit ti bëhet e qartë delegacionit serb dhe Vuçiçt:

1-Serbia të njohë Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran.
2-Serbia të pranoj krimet e luftës dhe bëj dëmshpërblimet e saj sipas konventave ndërkombëtare.
3-Serbia të kërkojë falje për krimet e luftës.
4-Kosova nuk do të pranojmë asnjëherë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe me kopetenca ekzekutive. Këtë e ka hedhur poshtë Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

5- Në bisedimet e Uashingtonit Hoti, të shprehet qartë, shqip dhe me krenari dhe t’ja bëjë të qartë bashkëpunëtorit të Millosheviçit, presidentit serb Vuçiç, se nëse Serbia nuk
njeh Kosovës, ne si shtet do të vendosim RECIPROCITETIN DHE TAKSËN 100%.
Bëje këtë zoti Hoti! Bëje për nder të dëshmorëve, bëje në emër të Kosovës, atje është vendi për të dëshmuar.

6-Ti bëhet e qartë Vuçiçit, se Kosova nuk është djepi i Serbisë, por tokë shiptare, është Iliri, është Dardani, është Shqipëri etnike. Soji i Vuçiçëve janë të ardhur, janë pushtues, dhunues, zaptues gjatë gjithë historisë së tyre. Thuaja shqip, jo serbisht, zoti Hoti! Thuaja në emër të vendosjes së drejtësisë së grave e vajzave të dhunuara! Mos u tut zoti Hoti! Si intelektual i qetë që je, besoj se nuk do keshë frikë të shprehesh, por do e thuash të vërtetën. Amerika duhet të dëgjojë, të dëgjon Vuçiç apo jo, nuk ka asnjë rëndësi.

Duhet të përgatiteni për këtë takim shumë të rëndësishëm zoti Hoti. Nëse do përvojë, ndëgjo fjalimin e Nolit të madh në Lidhjen e Kombeve! Mëso nga veprimet diplomatike të Qemalit, Nolit, Konicës kur vihej në rrezik ekzistenca e shtetit dhe e kombit shqiptar. Po ku ka kombi ynë më figura të këtyre përmasave?

Takimi i delegacioneve të dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë, më 2 shtator në Uashington është i një rëndësie të veçantë. Jo për nga axhenda, pasi e shumta, mund të nënshkruhet ndonjë marrveshje ekonomike. Po nuk është ky problemi! Linja ajrore dhe hekurudha që lidhte Prishtinën me Beogradin kanë qenë që në kohën e ish Jugosllavisë. E çfar fiton Kosova me to zoti Hoti nëse i nënshkruani?

E rëndësidhme është paraqitja dinjitoze dhe qartësimi i problemeve e qëndrimeve të prera të Kosovës në prani të përfaqësuesit të shtetit më demokratik, SHBA-së. Për delegacionin e Kosovës do ishte shumë normale, në këtë situatë anormaliteti, dështimi i takimit. Më mirë pa marrveshje, se me një marrveshje të keqe ekonomike që do i shërbente Serbisë.

IBRAHIM KABILI
Tiranë më 20.08.2020

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.