12.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Letërsi Dashuri, luftë, drogë, plaçkitje, burg

Dashuri, luftë, drogë, plaçkitje, burg

0
58
Ilir Muharremi - Ti - Roman

Dashuria është e para në këtë roman, pastaj ikja në luftën e Kosovës, kthimi në Shqipëri, personazhi kryesor drogohet bashkë me të dashurën e tij, bëhet hajdut dhe bie në burg.

“Ti” romani i shkrimtarit Ilir Muharremi ka për qëllim t’i nxisë të rinjtë të mos bien prehë e drogave të ndryshme sepse në këtë roman paraqiten disa lloje të drogave të cilat i shfaqin edhe pasojat e tyre ekstreme negative. Në vazhdim po ju sjellim një fragment nga ky roman:

Sonte e planifikuam të takohemi në një lokal me këta miqtë dhe me disa miq të tjerë. Si kthim, ata më dhanë ekstazi, sigurisht që unë e dua ekstazinë. E futa në mes të gjuhës, e gëlltita drejt në fyt, pastaj pilula gradualisht rrëshiqiti poshtë fytit dhe shumë shpejt filloi ta bënte efektin e saj magjik. Jeta ime m’u duk si diçka bardh e zi. E kisha kapur një buqetë me lule tulipani, e ndieja në mushkëri aromën e tyre, pastaj e hodha në lartësi buqetën. Petalet e lules u shkapërderdhën mbi kokën time, dhe m’u duken si fluskat e borës po binin mbi flokët e mia të zëna me gjel…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.