7.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Artikuj Disa fjalë rreth deklaratës së pamatur të Bërnabiqit

Disa fjalë rreth deklaratës së pamatur të Bërnabiqit

0
445
Ana Brnabiq

Me shkas

Shkruan Zymer Mehani

“Shqiptarët janë të dalur nga mali”… dhe këtu e nderpren mendimin zonja Bërnabiq… Po zonjë, shqiptarët janë të dalë, kanë dalë dhe do të dalin në mal e në fushë, ashtu si më 1998-99, siç na mësoi komandanti legjendar Adem Jashari… Ju as jeni humane, as e doni të vërtetën. Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve që kishin një qytetërim dhe demokraci të niveli të lartë për kohën, këtë e dëshmon fakti se ata e patën edhe një mbretëreshë- Teutën, kur ju sorollateshit e përpëliteshit Karpateve…

Mos ta zgjasim më shumë… ta kujtojmë nobelisten Nënë Tereza, këtë bijë me soj dhe me gjak shqiptar, e cila i tregoi mbarë globit se ç’bën shqiptari për njeriun e vobekrë, të sëmurë e të pashpresë, duke mëkuar e mjekuar plagë e vrragë të varfërisë e të sëmundjeve… Po, po malet tona, Alpet Shqiptare janë çerdhe shqiponjash dhe djepe trimërie… që s’njohën kurrë nënshtrim as përbuzje.

I themi zonjës Bërnabiq se malet e shqiptarëve shpesh janë shndërruar edhe në varre armiqsh….prandaj mos e përdorni këtë shprehje sepse faktikisht jeni duke e lënduar vetëm sedrën tuaj të mekur, ngase nga këto male lindi edhe UÇK- ja, e cila ia dha dërmën Serbisë suaj shoviniste. Prandaj rrofshin maket dhe malësorët shqiptarë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.