DIZINFORMACION I “SAKTË”!

0
1570

AV. XHABIR ZEJNUNI

Në portalin TheOsmanlit, në një status në FB (16.01.2018), shkruhet si vijon: “Në urimin që radio Vatikani ka botuar me rastin e 550 vjetorit të Skenderbeut, radio Vatikani citon papë Palin VI1, i cili i quan muslimanët “gjak i prishur””. Sapo bëra një koment modest aty, menjëherë e fshinë komentin tim dhe më bllokuan për të komentuar në vijim! Ky fakt, më shtyu që bë bëj një koment akoma më të detajuar.

Ja dhe fraza e “inkriminuar” sipas TheOsmanlit: “E nëse historia ju ka parë të shtypur e të shpërndarë, mirësia e Zotit ka bërë që ju, me gjithë anëtarët e “gjakut tuaj të shprishur”, me aktivizmin e gjallë të lindur e me njohuritë e fituara, të ktheheni kudo në ndërmjetësues aleancash e bashkëpunimesh, që shpesh, ju kanë bërë paraprijës të ekumenizmit modern“.

Ja dhe fraza e “inkriminuar” në gjuhën italiane: “E se la storia vi ha visti oppressi e dispersi, la bontà di Dio ha fatto che voi, con tutti i membri del vostro “giàku i shprìshur”, con la fervida attività innata e con la comprensione acquisita, vi rendeste dovunque tramite di alleanze e collaborazioni, che spesso vi hanno resi anticipatori del moderno ecumenismo”. Atëherë.

Papa Pavli VI me termin “gjak i shprishur”, nuk ju referohej muslimanëve, por aludonte për murtajën komuniste në Shqipëri. Ati i Shenjtë, i referohej komunitetit shqiptar bashkë me “gjakun e shprishur”, me shpresën se edhe ky “gjak i shprishur” do kthehej në rrugën e Zotit. Bëhet fjalë për takimin që Papa Gjon Pavli VI pati me një grup shqiptarësh me 25 prill 1968.

Loading…

Por, nëse mes komunistëve ka pasur edhe muslimanë, ketu nuk është faji i Atit të Shenjtë. Pasi “gjakun e shprishur” e kanë pasur KOMUNISTËT muslimanë, katolikë apo ortodoksë. Nuk mund të ngulmohet po ashtu se Ati i Shenjtë me termin “gjak i shprishur”, ka aluduar për muslimanët ngaqë përqindja e komunitetit musliman në Shqipëri është më e madhe se ajo e komuniteteve të tjera fetare. Në fjalimin e Atit të Shenjtë, nuk përmendet asnjëherë fjala MUSLIMAN.

Po ashtu, ai fjalimin e tij e nis me këtë frazë: “Të dashur bij të Shqipërisë” (“Carissimi figli d’Albania”). Vetëm fraza e hyrjes, dëshmon se Ati i Shenjtë i drejtohet gjithë popullit shqiptar pa asnjë dallim besimi fetar dhe pa përjashtuar askënd. Do kishte qenë ndryshe nëse Ati i Shenjtë do i drejtohej pjesëmarrësve në takim me këtë frazë: “Të dashur bij kristianë të Shqipërisë”.

Në këtë rast, ai do përjashtonte pjesën tjetër të popullsisë së Shqipërisë nga urimi, duke lënë shkak pastaj për interpretimin e termit me “gjak të shprishur” (…). Në fjalimin e tij, Ati i Shenjtë përmend shumë fjalë shqipe, si: bessa, ndera, burrnìa, duke respektuar shumë këto virtyte të popullit tonë. Virtyte, që nuk kanë lidhje me asnjë besim fetar, por që i referohen vetëm popullit shqiptar në tërësi. Kaq sa për sqarim.

Edhe diçka tjetër.
Kujdes me përkthimet.
Dhe me dekodifimin e frazave te “diskutueshme” (…)!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.