18.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Artikuj DREJTUESIT SHTETËRORË E PARTIAKË JANË ANTI-AMERIKANË

DREJTUESIT SHTETËRORË E PARTIAKË JANË ANTI-AMERIKANË

0
328
Thaçi - Limaj - Haradinaj - Veseli

IDRIZ ZEQIRAJ

Peshku qelbet nga koka“, – thotë populli. Kështu ndodhi në udhëheqjen e LDK-së. Për ta ligjësuar braktisjen e frymës rugoviane, ndryshuan statusin, duke i dhënë fuqi epërore kryetarit dhe lehtësi manipulimi të strukturave të LDK-së. Brenda Kryesisë u aktivizua rrethi vicioz, klani i kryetarit, që vendosë koluareve dhe flet, falsifikueshëm, në emër të Kryesisë, të strukturave të partisë, në qendër dhe bazë. Qendra, klani, përjashtoi debatin, shmangu konkurrencën zgjedhore, shpërfilli votën e lirë demokratike, duke e zëvendësuar me aklamacion, votim të hapur.

Tashmë, LDK-ja është njëjtësuar me partitë-banda të ekstremit të majtë, në provën supreme që e dallonte nga e majta, në epokën rugoviane, siç ishte procesi zgjedhor demokratik, tipik, amerikan. Dhe, ky veprim bazë, ishte dëshmi faktike e rrugës amerikane, rrjedhimisht, edhe respekti dhe dashuria për Amerikën. Sepse kriter bazë, për ta përfituar miqësinë me shtetin amerikan, është përmasa, niveli i demokracisë së brendshme, të shtetit, të partisë, që kërkon këtë miqësi.

Gjenerali freng Napoleon i urrente mosmirënjohësit, më shumë se çdo kategori tjetër të njerëzve. Garda e sotme shtetërore dhe partiake, pa përjashtim, është bukëshkalë e dyfishtë:

1) Kjo gardë e çoroditur, bashibuzuke, u tregua mosmirënjohëse karshi Presidentit Rugova, që ua la të gatshme, të konsoliduar miqësinë e sinqertë me Amerikën e madhe, por, e përbuzën, deri në injorim, duke e zbehur keqas;

2) Shkatërruan dhe degjeneruan, deri në skajmëri, demokracinë elementare, në shtet dhe pushtet. Edhe pse me akuza bazike, për krim të organizuar, hajni zyrtare, haraç, tenderime përfituese nga zyrtarët e lartë, privatizime korruptive të pasurive shoqërore e shtetërore, nepotizëm në punësime dhe të tjera batakçillëqe, krerët shtetarë e partiakë, për dy dekada radhazi riciklohen, duke ngulfatur demokracinë dhe përtokur popullin skllav të Kosovës. E gjithë kjo është fyerje, përbuzje, mosmirënjohje, për sakrificën sublime, që kanë bërë Presidentët amerikanë, administrata e tyre, populli amerikanë, që kanë derdhur, nga puna, djerësa e tyre, miliarda dollarë, përgjatë këtyre tri dekadave të fundit në Kosovën tonë.

Nëse e pranojmë sentencën e artë se “më i mirë është një shembull praktik, se sa mijëra fjalë“, atëherë, matës i respektit dhe i dashurisë për Amerikën, është, pikërisht, gadishmëria, për të përvehtësuar të mirat dhe demokracinë amerikane, për ta bindur se, vërtet, e donë dhe respekton Amerikën.

Proamerikanizmi, sot, në Kosovë, përfaqësohet nga nxënësja e Shkollës amerikane, Vjosë Osmani dhe reformatorët e saj. Përballja e saj, me autokratët klanorë, brenda Kryesisë të LDK-së, duke zgjedhur stilin amerikan të shprehjes së mendimit të lirë dhe demokratik, dëshmoi, në mënyrën më origjinale, se ajo është e vetmja lidere proamerikane, në skenën politike të Kosovës.

Adhuruesja e demokracisë amerikane, Vjosë Osmani, denoncoi kolegët e saj, drejtues të ushëheqjes qendrore të LDK-së, se, për vite të tëra, nuk i janë nënshtruar votës demokratike. Rrjedhimisht, nuk janë provuar, për ta marrë besimin e anëtarësisë, të popullit, për ta udhëhequr partinë dhe vendin. Kjo nënkupton shpërfilljen e demokracisë dhe, rrjedhimisht, përjashton mundësinë e të qenurit proamerikanë, sepse udhëheqin pa legjitimitetin e nevojshëm, për çka Amerika është alergjike dhe, në vitet `70-a, për këtë ka shkarkuar një president të saj.

Në Amerikën Federale jetojnë tej 500 mijë shqiptaro-amerikanë, të cilët shquhen për atdhetarizëm shqiptar dhe dashuri e besnikëri ndaj shtetit, ardheut të dytë të tyre, Amerikës famëmadhe e krenare. Fatmirësisht, shqiptarët e atjeshëm, që jetojnë e punojnë me nder e devotshmëri, madje, plot syrësh, meritueshëm, kanë ngjitur shkallët e karrierës pushtetare. Ata reflektojnë edhe respektin dhe dashurinë e shqiptarëve në Atdhe, për shtetin dhe popullin amerikanë, pavarësisht zyrtarëve karrieristë e hiçër. Rrjedhimisht, shqiptarët, si popull, vlerësohen si kombi më pro amerikan në botë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.