Duhet ta dini për juve lind dielli

0
378

Poezi nga libri “E vërteta forca vitale si mali me shkrepa”

Sali Leka

Shkrimtar e poet lirik eposik me 5555 tregime dhe poezi.
Ish i burgosur i mbyllur antimizorist i betuar.
Në kohën e skëterrit Enverit dhe të Ramiz beterrit.
Tani jam e do të jem i lirë në epokën e Edi ylberit.
Antimarksist, antianarshist e antikaotist i admiruar.
Edi Rama reformist modernist i përkushtuar i lartësuar.
Do ti shkoj fama e jehona përtej mahsherit!
Edi Rama dashamirësi i dalluar i njerëzve të persekutuar.
Edhe të diskriminuar nga mizorizmi i diktaturës marksiste.
Diktatura e egër antidemokratike antihumaniste.
Viti i ri 2020 ka flluar e unë e kam obligim me u betuar.
Deri në vitin 2025 edhe 25 libra do të shkruaj.
Edhe 550 tregime e poezi i papërtuar.
E di që nuk kanë me I botuar censuristët e infektuar.
Edhe mbas vitit 1991 mua nuk më kanë botuar 2554 tregime.
Edhe poezi të mrekullueshme të dobishme për jetën njerëzore.
Përpara vitit 1991, 2760 tregime e poezi nuk i kanë botuar.
E unë as jam dëshpëruar as kam për tu dëshpëruar.
Pa hezitim kam me i demaskuar!
Gjashtë censuristë sharlatanistë kam me i rrahur fort!
Ashtu si kam rrahur gjashtë gazetarë zuzarë të shtrembëruar.
Censorë e persekutorë maskarenjë e monstruozë të qelbëzuar.
Unë isha e jam durimtarë por fjalë e urtë e popullit thotë.
Durimi ka kufi!
Unë mjaft kam duruar 40 vjet i diskriminuar.
Viti i Ri 2020 do të falenderoj ata që më kanë ndihmuar.
Edhe ata që për letërsinë disidente e mbyllur kanë kontribuar.
I uroj Vitin e Ri 2020 stafit të gazetarëve të nderuar.
Që në 12 muajt e vitit 2019 kanë botuar 45 tregime të miat.
Edhe 25 poezi nga dy libra “Blerina sy delina”
Edhe “Esmeralda e Dilona, në Everest arrin jehona”.
Kush të dojë të krenohet e të këndojë:
Do ti gëzojmë e vitalizojmë zemrat tona.
Urime shumë urime për këta gazetarë të admiruar.
Fisnikë teuratikë të dituruar të kulturuar.
Edhe kreshnikë të betuar për të drejtën e të vërtetën jetike.
Uroj e falenderoj edhe 5 redaktoret që i kanë daktilografuar.
Tregimet e poezitë me vullnet, e përkushtim sublim.
ENXHI E VIOLETA, ANXHELA, DRITA E FABIOLA
Gazetarët kreshnikë që tregimet e vërteta I kanë botuar.
Me publikuar sot ngjarje të vërteta duhet të jesh trim mbi trim.
Juve gazetarë jeni trima mbi trima e viganikë iradinikë.
Edhe do të jeni strategë e korifej të diturisë shembullore.
Viti 2019 me bilanc voluminoz edhe me poezi lirike eposike.
Shumë të dobishme pë rata që kanë veti e cilësi epike.
Ashtu si juve gazetarë fisnikë të kulturuar të papërtuar.
Gezimi e vitalizimi im janë të papërshkruar.
Në fillim të këtij viti 2020 të bekuar.
Admirimi e iradini im për juve janë të pandaluar.
Juve jeni të lartësuar në shekuj si hasretë e dyshepuj.
Ata që janë të mençur të ditur kurioz e kureshtarë
Të më pyesin mua e unë u tregoj si i kam rrahur 6 shtrembalarë .
Edhe kusarë nihilist narcizistë mizorë e zuzarë.
Kanë vjedhur djersën edhe të shkrimtarëve të tjerë.
Nuk kanë botuar tregimet e poezitë e tyre me dobi e vlerë .
Unë nuk shkruaj pallavra absurde abstrakte.
Kam shkruar e do të shkruaj fakte konkrete.
85 romane e novella me ngjarje reale të vërteta.
Nuk i botuan i censuruan i grabitën në shekullin XX.
Në kohën e skëterrit mizorist ibret e mysibet.
Ata që na burgosën e na persekutuan mua e shokët e mi.
Akoma edhe sot na urrejnë me egërsi e ashpërsi.
NA urrejnë e duan të rikthejnë kohën e muzgut me kërdi e batërdi .
Në vend që ti urrejmë neve ata me neveri.
As jemi indinjuar për çmimet letrare me fonde monetare.
Që i kanë dhënë për gënjeshtra trillime spekullime e montazhime.
Të drejtën të mirën të vërtetën nuk i kanë vlerësuar as shperblyer.
Disa gazeta artistike e televizione mediatike të keqen e kanë pëlqyer.
Padrejtësinë e fallsifikimin i kanë ngazëllyer.

ENXHI E VIOLETA, ANXHELA, DRITA E FABIOLA

Janari muaji i parë i çdo viti
Gëzuar vitin e ri 2020 me 366 ditë
Unë do tu uroj edhe mbas vitit 2040
Nëse juve do të keni kujtesë.
Kujtesa është forcë, aftësi jetëgjatësi
Kujtesa u ngren lart viganesha si fratesha.
Mos harroni jeni redaktore letrare shembullore!
Mos e nënvleftësoni punën tuaj madhështore.
Mos e përulni veten se nuk jeni arixhesha.
As magjistare, as maskaresha, as fallxhore.
ENXHI E VIOLETA, ANXHELA, DRITA E FABIOLA
Ta dinë ata që janë të painformuar.
750 ditë pa përtim e pa ndalim.
Enxhi e Violeta përhapën me blerim e shkëlqim.
Tregime e poezi të mrekullueshme të dobishme.
U shkruan në dritën e yjeve të qiellit nga Sali Leka
Unë shkruaj natën, ditën punoj e këndoj edhe lart në shkrepa.
Enxhi e Violeta redaktore artistike të mahnitshme.
Edhe Drita, Anxhela, Fabjola redaktore xixëllonja.
Poezitë i indriçuan si rrezet e diellit në agim.

ENXHI E VIOLETA, ANXHELA, DRITA E FABIOLA

Ta mesojnë ata që janë të dituruar e të kulturuar.
Shkrimtari e poeti Sali Leka i persekutuar e i diskriminuar.
Me tregime dhe poezi lirike, jetike eposike.
40 vjet ishin të mbyllura në kthetrat e censures.
Enxhi e Violeta vizionare e guximtare viganike.
I thyen i copëtuan ingranazhet e katrahurës.
Kam besim e iradin Enxhi eVioleta me kulturë e etikë
Do ti përhapin poezitë edhe në Europë e në Amerikë
Edhe Anxhela, Drita e Fabiola në Azi e Afrikë.

ENXHI E VIOLETA, ANXHELA, DRITA E FABIOLA

Edhe poezitë e Skender Doçit poeti fisnik i nderuar.
Poeti i dalluar i poezive brilante metaforike etike.
Edhe i thënjeve jetësore e aforizmave ilminike.
Skender Doçi humanist e besnik i betuar.
20 vjet mua më ka përkrahur dhe ndihmuar.
Për mua e për ata si unë shok i provuar i admiruar.
Unë ish i burgorsuri politik antimizorist i pafrikësuar.
Kam kapërcyer shumë rreziqe e pengesa.
Më kanë mbërthyer në kurthe e ngatërresa.
Kreshniku Skender Doçi më ka garantuar pa kushte e pa interesa.
Deri në përjetësi mirënjohje të deklaruar të vërtetuar.
Shpirtërisht e përzemërsisht i kujtuar i pa harruar.

ENXHI E VIOLETA, ANXHELA, DRITA E FABIOLA

Ah sikur të ishin 25 shkrimtarë e poetë si eposiku Skender Doçi,
I dituruar i kulturuar, me kontribut të çmuar.
Ah sikur të ishin 250 intelekualë modernistë si korifeu Skender Doçi.
Ah sikur të kisha 25 shokë si viganiku Skender Doçi nga Zoti i bekuar.
Në fakt kisha e kam shokë, por disa janë me kujtesë të dobësuar të atrofizuar
Disa janë zhytur e përlytur në xhurulldinë dhe makuturinë e tyre.
Edhe po vdesin nga lukunia, bezdia, marrëzia e lakmia e tyre.
Unë nuk vajtoj, por u them e do tu them:
E pse keni vdekur? E pse do te vdisni o të marrëzuar?
Pse e doni bezdinë, marrezinë e të shkretën?
E nuk doni të drejtën, të mirën, gëzimin e të vërtetën?
Kujtesa është mrekullia e shkëlqyer për jetën njerëzore.
Kujtesa është mbi tërë produketet tokësore.
ENXHI E VIOLETA, ANXHELA, DRITA E FABIOLA
Unë peripercitë e telashet e shumta nuk i kam treguar.
Ta kuptojnë ata që kanë llogjikë e psiqikë të kthjelluar
Skenderi, Enxhi e Violeta, Anxhela, Drita e Fabiola e zgjuar
Sa shumë unë kam vuatjur e kanë kuptuar.
Në pamundësi me i shpërblyer me flori e pasuri
Edhe me 250 milion euro e dollarë
Unë do të shkruaj për Skenderin, Enxhin e Violetën teuratike,
Edhe për Anxhelën, Dritën e Fabiolën iradinike
250 poezi lirike jetike eposike
Do të këndoj 250 këngë e melodi ilminike.
Isha jam e do të jem poet këngëtar e vallëtar.
As kam ndaluar, as ndaloj edhe sikur të më varin në litar.
Edhe kur isha i burgosur kam kënduar e vallëzuar.
I burgosur në kohën e skëterrit të Enverit e të Ramiz beterrit.
Tani jam e do të jem i lirë në epokën e Edi ylberit.
Poezitë e Skenderit i këndoj e do ti këndoj i gëzuar.
Dy shekuj jetën ma kanë shtuar, zemrën ma kanë forcuar.
Shpirtin ma kanë mahnitur kujtesën ma kanë ripërteritur.
Stresin, ankthin e depresionin larg ma kanë spostuar.

ENXHI E VIOLETA, ANXHELA, DRITA E FABIOLA

Unë as nuk jam dëshpëruar as nuk dëshpërohem
Maskarenjtë e mizorët duan që njerëizt e mirë të dëshëprohen
Njerëzit e drejtë të sinqertë të tmerrohen të ligështohen
Fatkeqësisht maskarenjtë e mizorët ishin e janë strehuar.
Edhe të grumbulluar në disa gazaeta artistike
Edhe të sistemuar në disa televizione mediatike
Shumë negative regresive kaotike e destruktive.
Publikojnë çdo ditë procka e broçkulla pesimiste rrakitike
Edhe sajime, spekullime e trillime e anarshiste skurrike

ENXHI E VIOLETA, ANXHELA, DRITA E FABIOLA

Unë me këngë e poezi betohem aftësohem e vitalizohem
Askujt nuk i servilosem, as nuk i përgjërohem.
Edhe juve këndoni e jetoni si ju do shpirti e zemra.
Jeni e do të jeni mbi 200 milion femra!
Unë dua të jeni mbi 800 milion femra në dy hemisfera
Duhet ta dini për juve lind dielli, hap e çel pranvera.
Qesh e zbardhon qielli e shkëlqen atmosfera.
Kur të bëheni mbi 800 milion femra
Mbiemrat e juaj që keni unë krejt botës do t’ia tregoj
Edhe emrat e prindërve tuaj me gërma të arta do ti pikturoj.
Po u them të vërtetën , shtojeni dëshirën për jetën !
Betohuni për veten tuaj : Do të jetoj 220 vite !
Po, po betohuni me gëzim e admirim, vullnet e vitalitet.

ENXHI E VIOLETA, ANXHELA, DRITA E FABIOLA

Në vijim e në vazhdim në ditët e vitit 2020
Do të këndoj edhe për redaktorët e shekullit XX.
Dhimitër Fullani, Seidin Kondi, Piro Tase, Perikli Jorgoni,
Enver Bitri, Delie Marku, Fatbardha Spahihu, Jolanda Gjoni,
Valbona Dushku, Brikena Simoni.
5 nga këta redaktorë të merituar të pa harruar nuk jetojnë.
5 jetojnë po janë të lodhura të drobituara të stërmunduara
Ah sikur të kisha edhe 5 redaktore të shkathëta, të papërtuara
Si Enxhi e Violeta , Drita, Anxhela myzeqare fratesha,
Fabiola tropojane trimëresha do të shkruaja 155 libra

ENXHI E VIOLETA, ANXHELA, DRITA E FABIOLA

E përsëris, forconi kujtesën, shtojeni admirimin për jetën
Jetoni për veten tuaj , për ata që u duan e i doni
Duke jetuar për vete, jetoni edhe për mua
Nëse nuk jeni hipokrite e zeliqare e kuptoni.
Hipokrizia nuk të lejon me kuptuar asgje të mirë të dobishme.
Zilia nuk të lejon me bërë asgjë të bukur të shkëlqyer të mahnitshme.

Shrimtari e poeti Sali Leka, Cel: 068 38 55 304

Me besim e obligim edhe në shekullin XXII me iradin Ilmin.
Me shume kujtim për ata që nuk jetojnë.
Me shumë admirim pë rata që jetojnë.
Do të këndoj për redaktorët e shekullit XX.
Dhimitër Fullani, Delie Marku lezhiane.
Perikli Jorgoni, Brikena Simoni shkodrane.
Fatbardha Spahiu, Jolanda Gjoni kreshnike mirditore.
Censuristët e mizoristët e kërcënuan i thanë:
Mos i daktilografo librat e shkrimtarit Sali Leka.
Nga puna do të largojmë e do të internojmë!
Jolanda u tha: “Edhe në burg e internim.
Tregimet e poezitë e poetit Sali Leka.
Do ti shkruaj me vullnet, pa përtim e me gëzim.”
Edhe unë sot këngën po e ndërpres.
Por do ta vazhdoj ditë tjetër.

SHËNIM EKSKLUZIV

Edhe në shekullin XXII do të bëjmë shkëlqim e mrekulli.
Me tregime e poezi të dobishme për çdo njeri.
Për ata njerëz që e duan mrekullinë, kulturën e diturinë.
Mrekullia kultura e dituria, nëse nuk i don nuk të afrohen.
Obskurantët, naivët e injorantët nuk i duan mrekullinë as diturinë.
As shkëlqimin kulturën as mirësinë.
Kultura e dituria janë jetike shembullore.
E drejta e vërteta janë teuratike hyjnore.
Mizorët e monstruozët nuk i duan vasinaset hyjnore.
Edhe i urrejnë me egërsi veprat shkëlqimtare madhështore.

Tiranë, 13 Janar 2020

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.