12.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Artikuj Duket se realisht guxha nuk ua ndien për shqiptarët e Shqipnisë…

Duket se realisht guxha nuk ua ndien për shqiptarët e Shqipnisë…

3
693
Flamuri SQ - KS
Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Shqipnia e shqiptarët e Shqipnisë ua kanë fajin, ata u mbajtën 9 dekada nën serbë, jo drejtuesit tuaj kosovarë e spiunat tuaj, që i shërbyen Jugosllavisë e UDB-së. (?!)

Leni more marrinat, se ma shumë e keni fajin ju, që keni ndejtë nën serbë (a e shikoni si nuk dini me dalë prej kurthit serb as sot?), se ua ka kush tjetër. Partizanët e Shqipnisë erdhën në Kosovë e politika ishte ashtu në atë kohë, në luftë kundërt fashizmit ishin ata, por edhe komunistat jugosllavë të Titos, e deri te Anglia e Amerika – ishte koalicioni anti-fashist. E vërtetë, shqiptarët në Shqipëri, shumica nuk i kanë ditë krimet serbe në Kosovë, por edhe ju disa, budallë more kishit kenë, a kujtoni ju se të gjithë e dinë se çfarë keni hequr ju a? Tani në këto zhvillimet e reja, ju jo vetëm tani, por keni tash 20 vjet, që herë pas here nxirrni krye, sikur Shqipnia u ka faj. Po çfarë faji more u kemi ne?! Ia faturoni Shqipnisë masakrën e Tivarit, ka edhe disa historianë urrejtës shqiptarë, si Uran Butka, që pa asnjë fakt, ia ngjit fajin Enverit, etj. etj. Ka shumë të pavërteta, që thuhen për me ngatërrua punë.

Shqipnia nuk ka qenë e fortë si Jugosllavia, ka mendua se Titoja po na len pas luftet me u bashkua, e jo vetëm me Kosovën, por edhe me shqiptarët e Maqedonisëe Luginës etj., që ju i keni harruar, se u ndanë, por e rrejti Titoja Enverin. Kështu që me ia hedhë fajin Shqipnisë ju se Shqipnia e tradhëtoi Kosovën, nuk ka mbështetje në fakte. Njerëz të këqinj kemi ne në Shqiëri, por po shoh se keni plot edhe ju atje në Kosovë, e lini pordhat. Se nuk është Shqipëria në nevojë të Kosovës, o Mal Uka, sa është Kosova në nevojë të Shqipërisë. Kështu që unë nuk e shoh këtë diskurs në Shqipëri kundër Kosovës, këtë urejtje që ua ka mbjellë serbi në gjak ju ndaj Shqipnisë. Mundet se në Shqipëri ka mungesë interesimi për Kosovën, ka frikë se jeni problematikë – se në konflikt me Serbinë, s’ka qenë e lehtë me u dalë krah, se dëmtohemi edhe ne, ka mosnjohje, ka tek ne rënie të ndjenjës kombëtare, se ju u ka vra serbi, e ne i joni, Enveri, por duhet mos me i mësha ndasive, se na jep pasoja kombëtare, e ma shumë për ju, se për ne.

Edhe kjo e fundit për sulmet ndaj Ramës, më duket se flas kot, se nuk mundem me ia mbushë mendjen tanë budallve të Kosovës, nuk zini mend lehtë ju, jo!

Nuk mundeni more me e ba Ramën me u dashtë me zor. E zëmë se Rama nuk u don, don me ju shitë, me u ba keq, etj. etj. Unë mendoj se kjo nuk qëndron, nuk është e vërtetë, por ju ashtu disa po doni me besua. A dini me kuptua ju, a jo?! Nuk ia dha Çakorrin Malit të Zi ai i Shqipnisë, ia dha ai i Kosovës, ndër ta edhe Ramushi, patrioti! Pra, Rama nuk ka asgja në dorë, përsa i përket territorit të Kosovës, e pse ju rrini duke e akuzuar atë kot? Hashimi more ka thanë hapur, se duhet me ba shkëmbim territoresh me Serbinë, e ka mbështetë edhe Qosja këtë ide, jo ai i Shqipnisë, jo Rama! E ju ma shumë shani atë të Shqipnisë?! Pse?

Unë i Shqipnisë jam dhe kam debatuar me disa kosovarë shumë gjatë, ndër ta edhe me gazetaren e njohur Arbana Xharra, “mos ia jepni Çakorrin Malit të Zi” – thoja unë, “Kosova nuk ka tokë me dhanë!“, kurse Arbana ma kthente: “hajt se disa kodra e male janë“… E në fund, Arbana patriote, e unë legen i legenit… “Çfarë po të duhet ty me tokën e Kosovës” – më thonin, “mos na u përziej!“… Unë jap emra, nuk flas anonimisht, nuk i fus në një thes të gjithë shqiptarët e Kosovës, siç bëni ju me shqiptarët e Shqipnisë. Prandaj po ju them, nëse nuk doni që shqiptarët e Shqipnisë me u çua në rr.s. kujdes, pëmbahuni. Se si po veproni ju, Zoti u ruajtë, por po tregoni se guxha nuk ua ndien për shqiptarët e Shqipnisë! A mos na dini ma budallë se veten, a si e keni hallin?! U kuptojmë edhe ne ju, dhe mendojmë se doni me na përdorë! Nuk na vlerësoni barabar me veten, ia lidhni ma lart, keni me humbë në fund!

Marrim rastin e mini-schengenit Ballkanik, ju kërkoni që ne me u kuptua ju, e nga ana tjetër, ju as ua ndie bytha me na kuptua ne… Ne e kuptojmë hallin tuaj me serbët, keni heqë shumë, por edhe ju kuptoni hallet apo rrethanat tona. A u shkon në mendje ju se ne në Shqipëri nuk i trembemi Serbisë? Shtet i NATO-s, çfarë mundet me na ba Serbia ne? Me na flladitë hallatet a?! E për rrjedhojë as Rama nuk i trembet Serbisë, dhe synon një bashkëpunim rajonal ekonomik, për me shkua më shpejt drejt BE-së. Politika juaj “e zgjuar” e ka izoluar komplet Kosovën, as liberalizim vizash me BE nuk keni, rrihni gjoksin, kurse nga politika e Ramës, ka mundësi që ne po i hapim negociatat me BE-në në mars, nga politika e Ramës siguroi Shqipëria 1,15 miliardë Euro ndihma e kredi për të prekurit nga tërmeti, nga politika e Ramës u ulën gjakrat me Serbinë në rajon – a ju kujtohet ndeshja e kombëtares sonë në Beograd, sa e tensionuar ka qenë situata, ku u ngrit flamuri Autochtonus në stadium…?!

Me serbët flitet sot, e disa nga ju e quani me cinizëm Vuçiqin si miku i Ramës, por politika e Ramës bëri që Serbia për herë të parë në histori me dhanë 2,7 milionë Euro ndihmë për një tragjedi në Shqipëri, kurse Kosova patriotike, me rrahje gjoksi, disa rrena nga Behgjeti, dha vetëm 200 mijë Euro për tërmetin… Dikush si patriot mundet me thanë, mos pranoni ndihma nga turku e nga serbi… Jo, gabim. Mirë është që edhe Kosova me i marrë paratë e pensionet dhe dëmshpërblimin për krimet serbe nga Serbia, por nuk e keni të lehtë… Si fillim nuk keni ende një njeri si Rama, që merret vesh me serbët, duke ruajtur interesat e Kosovës, se ju shumë shpejt e bani “tradhëtar” si Ramën! Kaq keq ua ka futë djegë Serbia, kuptohet kjo, por duhet pra, me dalë politikani jashtë ndjenjave të veta, si Rugova, për me mbrojtë interesat e Kosovës, e ju nuk keni ende politikanë të tillë, se populli është ende i prekur keq në ndjenjë nga Serbia e serbët. Një politikan anglo-sakson thotë, “unë rri me armikun tim, për interesat e mia“. Edhe ju duhet me ndejtë me serbin, për interesat tuaja, e jo me shitë bythën, por për interesat tuaja!

Tani ti prapë mund të thuash, se mendja dredhet e gjuha mishit është, se jo kështu e jo ashtu. Por unë po të them disa fakte, edhe ju mësohuni me fakte, e jo si ua merr mendja ju. Shqipërisë i intereson mini-schengeni Ballkanik, vjen koha dhe mundet i intereson edhe Kosovës, mos ia mbyllni derën vetes edhe me Shqipërinë, por shikoni me hapë derë edhe me Serbinë. Jo luftë e konflikte ma, por bashkëpunim. E lehtë për ju me bashkëpunua me shkaun nuk është, por duke ruajtur interesat tuaja, duhet me pa graduaisht me i shua konfliktet dhe mosmarrëveshjet me Serbinë, ju duhet me ba pjesën tuaj, se ju more rrezikoheni prej saj më shumë, jo ne! E ne nuk mund t’u shpëtojmë ju, nëse ju synoni me u prishë me të gjithë, edhe me ne! Ne nuk mund t’u ndihmojmë ju, as dëshirë nuk kemi, kur rrini duke na sha gjithë kohën! Unë po ju tregoj, se si janë punët, se budallenjtë kanë vdekë. Unë po ua them, kurse të tjerët ftohen, u mbyllin derën dhe nuk merren më me ju! Nëse Rama ka bërë keq, mos u kurseni, bini, por deri tani keni treguar se nuk keni fakte, keni vetëm supozime e shpifje!


Shkrimi u bë si përgjigje për komentin e bërë nga Mal Uka, në revistën Drini:

I nderuar Kabashi i vendit dhe i kuvendit,

Fjalen tane e e rrespektoj se pse njohurite qe nuk te mungojne per mua jan vlere qe asnjeher nuk i kontestoj ! Une shkrimin
e Autorit ashtu si e kuptova i reagova. E po sqaroj nje ndodhi ! Gjyshi i im ne kohen e luftes se dyte botnore kishte pase qene
ne balle te disa fshatrave. Dhe kur vijne brigadat partizane nga shqiprija gezohet ai e parija. Vendose t’i shperndajë ushtaret neper
fshatra dhe komandantet i merr ne kullen e vet : U epe darke dhe shtrojne kafe e muhabet ! Komandanti ne cdo te dyten fjale thoshte Vellezeri serb! Gjyshit i grryej truni! Komandant i tha: Nalu e mos rrshit ! Na jemi munue me i pase kojshi, po me shki s’kemi pase mundesi. Te lutem mos i quej vellazen ne kulle time ! Komandanti i tha Po me vjen keq prej konakut se tkisha ra Allti !

Gjyshi i tha Komandant musafiri gezon liri deri sa oxhakut i ban sajgi ! Para dy jave shkijt baben vet te tridhet’tin ma kan gri. E ti i quen vellazni. Komandanti prap po shkreton e thotë vellezerit serbë me ta sjellim liri !

Hej komandant ju drejtue prap. Para pak kohe ata qe Ti i quen vellazen, Mixhen vete te gjashtin ne pleme te kashtes ma kan djege per se gjallit. E ti n’buk teme e n’kulle teme i quen vellezni !!! Mos u ngerdhuc se te gjalle s’te leshoj me u kthye ne Shqipni, se konaku i im nuk jep buk per shki !

Eh Shqiptaret e shipnise si vellezen duhet t’i kemi krah, e jo prijs! Na i njofim “vellezerit serb” Gjergj. Ti e din qe korzon e kishim te ndame me ta. Andaj kush behet krah me çetnikë, na ne Kosove e konsiderojme anmik !

3 KOMENTE

  1. Arben i nderuar,

    USA & GB kanē luftuar kunder NacionalSocializmit Gjerman dhe kunder Fashizmit Italian… dhe Japonise ekspanzioniste.

    Komunistet apo partizanet e KS (shumica ishin shkavell… 96%) luftuan kunder Kosoves si teritor SHQIPTAR e banuar GJITHMONE me shumicë absolute Shqiptare.

    Komunistet shqiptar te KS ishin Kuisling dhe Kolaboracionist me SerboRusine.

    Pik.

    Ndersa per partizant e Shqipnise tregona ti çka kane bere ne SHQIPNI???

    Shënim: Partizanët shqiptarë morën pushkën për atdhe, se vendi ishte i pushtuar nga fashistët, të cilët tek ne përdorën taktikën që të na kishin aleatë dhe na bashkuan gjatë asaj kohe. Krijuan një qeveri kuisline në Tiranë, dhe ministri i brendshëm i asaj kohe Kolë Bibë Mirakaj, u mor me rekrutimin e kosovarëve për partinë fashiste. Partizanët tanë e çliruan Shqipërinë më 29 nëntor 1944 dhe më pas u hodhën një pjsë në Kosovë dhe në ish-Jugosllavi, për të ndihmuar në çlirimin e Jugosllavisë, ngaqë ishin me aleancën anti-fashiste.

    Tani ka njerëz, që presin që Shqipërinë e Kosobvën me ia ba të huajt, që thonë se ata vepruan keq, e këta janë bashkëpunëtorët e fashizmit. E këtu fillon problemi, se këta mbahen edhe për nacionalista… Nëse marrim pushtimin osman, për 523 vjet shqiptarët u ndanë në 4 vilajete me shumicë shqiptare, që kishin një territor prej 178 mijë km2, na u mohua gjuha dhe etnia, dhe më pas u islamizuam dhe u ndamë edhe sipas fesë nga pushtuesi osman, muslimanët quheshin turq… Kush ishin më 1912 pasanikët e fisnikët shqiptarë? Të gjithë ata që i shërbyen pushtuesit turk. Ata pra, fisnikët shqiptarë ishin mësuar me pushtim, jo me pavarësi dhe më 1878 kërkuan autonomi nën Turqi, e kjo na penalizoi keq, prandaj edhe ne e hëngrëm, se Europa e donte turkun larg nga Ballkani dhe na ndau Europa dhe i la fqinjët tanë të krishterë me shqye tokat shqiptare, se ne shumicë muslimane donim turkun… si më 1944, ku nacionalistët shqptarë donin fashizmin, e jo Enverin…

    A thua kishte ndodhë kështu edhe më 1944, kur ti e shumë të tjerë donin fashizmin, se ai na bashkoi, por nazi-fashizmi e humbi luftën si turku se?! Sikur të mos ishin partizanët e Enverit, a të shkon mendja ty se Shqipëria që kemi sot, mund të ishte ndarë edhe më shumë? Se ka psh. në Kelmend kishim Prenk Calin, i cili bëri luftë kundër partizanëve për mos me e lanë Kelmendin me iu nënshtrua komunistave, u vranë mbi 130 shqiptarë ndër vedi, e Prenka humbi… Sikur Prenka të fitonte, ku në rr.s,. do të ishte Kelmendi? Do të ishte me Malin e Zi si Gruda e Guicia e Rozhaja, etj. A ma mirë ashtu a?

    Po kështu kemi edhe në anën e jugut, grekët e kishin marrë Çamërinë, donin edhe Vorio-Epirin. Faktet e kohës tregojnë se grekët bënë përpjekje të vazhdueshme me luftë dhe me agjentuara e para dhe pensione për ta marrë atë zonë, ku kanë edhe minoritet një pjesë, por nuk munden. Kush i pengoi? Amerika i doli krah Enverit e partizanëve, i tha grekut, keta na kanë ndihmuar në luftën e dytë botërore, se greku thoshte që këta kanë bashkëpunuar me fashizmin, dhe nuk i lejoi grekët të merrnin më shumë territor shqiptar. Enveri vrau mbi 300 agjenta grekë dhe arrestoi mbi 700 prej tyre. Pra, punë e madhe në shërbim të mbrojtjes së territorit shqiptar, që ju e injoroni nga urrejtja për komunizmin. Sikur shqiprtarët të mos e kishin këtë lëvizje anri-fashiste, a thua do mund ta mbronin territorin pas 1944-s?! Unë besoj se do e kishim patur më të vështirë, se nuk e di çfarë kishte ndodhë me saktësi! Po shoh sot, nuk po mund bëjmë shtet tash 30 vjet…

    Pastaj me instalimin e komunizmit në Shqipëri, si nevojëe kohës, për nja 20-30 vjet u punua shumë, deri i në fillim të viteve 1970-të, për civilizimin, u rrënuan xhamitë, për bonifikimin e tokasve, u hapën toka të reja, për shkollimin, universiteti i parë, për industrinë, etj. etj. Sistemi i gabuar, dhe komunizmi dështoi gjithandej, dështoi edhe tek ne. Por shtet ne një herë në histoti kemi patur, e njerëzit në Shqipëri e kanë në kokë, shtetin e Enverit. E kur shqiptarët diskutojnë sot për drejtësinë, nuk diskutojnë për drejtësinë gjermane e europiasne, se merr leshin këtu, as në Shqipëri në një vend të korruptuar e hajdut, kur ka ra respekti për shtetin e për ligjin e për kombin, por shqiptarët kujtojnë drejtësinë absolute, që vetëm në kohën e Enverit hajnit e horrit e kriminelit i shkërdhehej nana, se sot e kemi tash 30 vjet hero! Prandaj, kur shqiptarët në Shqipër kërkojnë shtet, ata nuk kërkojnë shtetimn e Enverit, por respektin e shtetit e ligjit si në kohën e tij, që sot nuk po bëhet, as në Shqipëri, e as në Kosovë. Kush po na ndalë ta bëjmë sot ashtu?! Hajnia, korrupsioni, krimi, islami… Nuk bëhet shteti me vese të këqia e me poshtërsi! /Arbeni

  2. Amerika dhe Britania ngadhnjyen ndaj Gjermanise, Italise dhe Japonise.
    Asnje shtet ne europe nuk u çlirua vetë, as Franca… por kur humbi Gjermania filloi te terheqet nga shtetet e okupuara dmth edhe nga Shqiperia. Pa AMERIKE DHE BRITANI KURRRRRRRË nuk kishte mund ta çlirojnë SHQIPNINE partizanët komunistë siç pohon ti.

    Shënim: Ka qenë koalicion anti-fashist, në Shqipni nuk kanë hy forca ushtarake aleate, vetëm partizanët tanë kanë ba rezistencë! Ky është realiteti… Tjetër punë se komunizmi pastaj bëri keq, e na mori në qafë! /AÇ

  3. Pastaj po thua se partizanet e Shqipnise e ndihmuan çlirimin e Jugosllavise!!!
    Pse athere komunistet e Shqipnise nuk ndihmuan edhe shpetimin e Jugosllavise ne vitet 1990-1999… sepse u shkaterrua??!

    Shënim: Ndihmuan sa munden në atë kohë kundër fashizmit, pas rënies së komunizmit tek ne, ne kishim nevojë për ndihmë, nuk mund të ndihmonim kënd. Komunizmi na mbylli, na izoloi, kush e dinte këtë më 1944? Kështu humbëm ne në Shqipëri nga kjo, por edhe shqiptarët jashtë Shqipnisë humbën lidhjet me vendin amë. Enveri u mundua me ba shtet shqiptar, nuk i mohohet kjo, por regjimi që ai përdori, na dëmtoi ekonomikisht por edhe në planin kombëtar! Heqja e fesë islame bëri mirë, heqja e katolicizmit keq – por ai nuk mund të hiqte njërën fe, e të favorizonte tjetrën, se ishte ateist – parimisht kishte të drejtë, se feja një lek nuk i duhet kujt, por popoulli budallë, ka nevojë për të…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.