16.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Artikuj Edhe kështu ndihmohej populli dhe lufta më 1998/99

Edhe kështu ndihmohej populli dhe lufta më 1998/99

0
767
Xhafer Leci

Përveç mjeteve materiale cilat grumbullonim për shëndetësinë, arsimin… Më fillimin e luftës, jo vetëm me mjete materiale, por edhe me veshmbathje ndihmonin popullin dhe luftën tonë të drejtë…

Shkruan:Xhafer LECI, Wendlingen, 24.4.2017

Në gazetën lokale „Teckboten”, 07.11.1998, Kirchheim/Teck, të Gjermanisë shkruante: Veshmbathje për njerëzit në Kosovë

Në Kosovë dimri është në prag dhe rreth 300 mijë njerëz sipas të dhënave të LDK-së Qendra Informative e Kosovës (QIK), ishin në ikje e sipër dhe pa kulm mbi kokë. Për këtë arsye LDK në Kirchheim, së bashku me SHKSH “Kadri Zeka”, e në bashkëpunim me Diakoni Baden Württemberg, Stuttgart, tubon-mbledh veshmbathje (para së gjithash rroba dimri), këpucë, thasë për fjetje, batanije, etj. Këto mund të dorëzoheshin në Kirchheim, Rr. Wider-holt nr.8 ( Vokthaus-te shtëpia e Voktit), duke filluar nga e hëna e deri të premten nga ora 16.00 deri 19.00 si dhe të shtunën nga ora 12.00 deri 16.00 Grumbullimi zgjat nga 9 nëntori e deri më 4 dhjetor.

Informatat: Xhafer Leci, telefoni: 07024/8302, Qemajl Morina, tel: 07021/735452, si edhe Diakonia, në Stuttgart, Telefoni: 0711/1656238

NDIHMAT:
Transportimi për veshmbathje në Kosovë është shpërndarë në Prishtinë

Gazeta „Teckboten”, 13 mars 1999, f. 19, Kirchheim/Teck shkruante:
Në fund të vitit të kaluar shumë organizata edhe në Kirchheim/Teck, thirrnin për ndihmë Kosovës. Shumë tonelata veshmbathje, këpucë, batanie si dhe mbulesa janë dërguar në Prishtinë dhe iu janë shpërndarë të përndjekurve. Për këtë ndihmë të madhe falënderojnë nismëtarët. Dimri i sivjetmë ishte njëri ndër dimrat më të egër në 20 vjetët e fundit. Shumë njerëz, për shkak të luftimeve, u detyran t’i lënë vatrat e tyre dhe rrezikohet të ngrihen nga të ftohtit. Mbi 230 mijë burra, gra dhe fëmijë janë në ikje. Në këtë situatë, thirrnin shumë organizata që t’i ndihmojnë të përndjekurit.

Dega e Diakonisë në Württemberg mblodhi veshmbadhje të nxehta, këpucë, batanie, mbulesa krevatësh, jogi… Qendra për grumbullimin e tyre gjendet në Herrenberg. Katërdhjetë tonelata gjësende janë ngarkuar dhe kanë udhëtuar nga Austria për në Kosovë. Karitasi i Vjenës ka bërë organizimin e transportit, pa pasur ndonjë problem nëpër kufij. Në Kirchheim grumbullimi për veshmbathje u organizua nga LDK-ja me seli në Kirchheim dhe me SHKSH “Kadri Zeka”, si dhe me “Asyl Kreis” me zyrtarët e rrethit të azilkërkuesve.

Ashtu si na shpjegon kryetari i Aktivit të LDK-së për Kirchheim, Xhafer Leci, janë grumbulluar 630 paketa, rreth 7 tonë gjësende të për-bashkëta, ndërsa arkëtari Qemajl Morina na tregon se ai ka kontaktuar me anë të telefonit me udhëheqësit e selisë qendrore të Shoqatës “Nënë Tereza” në Prishtinë dhe se atje kanë arritur ndihmat dhe kanë filluar të shpërndahen në vendestrehimet ku janë vendosur të përndjekurit. Nga Herrenberg-u dhe Stuttgart-i për Prishtinë janë nisur edhe kamiona tjerë me nga 20 tonë me makarona, vaj, sheqer, etj të cilat janë finacuar na dhuruesit e Diakonisë gjermane.

Për ndihmën e madhe dhe shumë të nevojshme janë falënderuar të gjithë të strehuarit kosovarë me fjalën “Shumë të fala” (Vielen Dank). Edhe anëtarët e kryesisë të Aktivit të LDK-së Leci e Morina janë falënderuar shumë të gjithë atyre që dhuruan, që dhanë ndihma nga Kirchheim-i me rrethinë, si dhe drejtuesve të komunës, të cilët na dhanë në shfrytëzim një dhomë-lokalë për grumbullimin e artikujve të nevojshëm.

(Nga gjermanishtja Xhafer Leci)

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.