18.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Artikuj EDHE LOPA PO E KUPTON KËTË – PO PSE SHQIPTARËT PO E...

EDHE LOPA PO E KUPTON KËTË – PO PSE SHQIPTARËT PO E HANË MASHTRIMIN?

0
467

Shikoni gratë në foton e këtij filo-serbit Demo Berisha…
Dhe kuptoni pastaj pse islamizimi dhe serbizimi i shqiptarëve, janë në të njëjtën linjë…

Berisha: Jam shumë krenar që kam qenë pjesë e Ushtrisë së Millosheviçit dhe që kam luftuar kundër Kosovës
Nga Fol Shqip5 Nëntor 2018

Në Luginën e Preshevës sot do të mbahen zgjedhjet për Këshillin Nacional të Shqiptarëve. Por, garës në këto zgjedhje i ka hyrë edhe një person shumë kontrovers për shqiptarët.
Bëhet fjalë për Demo Berishën i cili është deklaruar kundër pavarësisë së Kosovës.

Por, jo vetëm kaq: Demo Berisha ka qenë pjesëtar i ish-ushtrisë Jugosllave dhe madje ka marrë pjesë në luftën në Kosovë. Ai kishte gradën e kapitenit.

Për më tepër, ky person i cili do t’i hyjë garës në zgjedhjet për Këshillin Nacional të Shqiptarëve të Preshevës hapur ka thënë se ndjehet krenar që ka qenë pjesë e ushtrisë së Milosevic’it.

“Jam jashtëzakonisht krenar që kam qenë pjesëtar i Ushtrisë Jugosllave dhe kam përfunduar karrierën në ushtrinë e Serbisë. Kam qenë pjesëmarrës i luftës në Kosovë, si dhe i të gjitha ngjarjeve nga viti 1991 deri në rastin e agresionit të NATO-s”.

Demo Berisha deklaron se ka lindur në Pejë dhe tani jeton në Vojvodinë, por nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe që atdheut i tij është Serbia.

Në një intervistë që ka që ka bërë për televizione të Vojvodinës (RTV Panonia dhe kanal 9), dy vite më parë, ai thotë se shkollën fillore e ka kryer në Kosovë, ndërsa, pastaj ka vazhduar në Sarajevë, ku ka kryer shkollën ushtarake, pastaj në Novi Sad, përcjell Telegrafi.

Për Berishën, atdheu i tij është Serbia dhe në të është e përfshirë edhe Republika e Kosovës.

Berishës nuk i kanë penguar të qëndrojë në ushtrinë Serbe edhe krimet që ushtria serbe i ka kryer para luftës dhe gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë dhe për të Kosova është pjesë e Serbisë. Ai mund të jetë edhe pjesëmarrës në krime në Kosovë, meqenëse e gjithë ushtria serbe ka qenë e angazhuar në Kosovë.

Ai madje vazhdon ta thërras Kosovën si “Kosova e Metohi”.

Ai mendon se nuk është shqiptari i vetëm që mendon kështu, prandaj, dhe ka themeluar më 2014-ën, në Serbi, organizatën joqeveritare “Ama e Shqiptarëve të Serbisë” (Matica Albanaca Srbije – MAS), e cila sipas tij ka 4600 antarë në territorin e Vojvodinës nga 6000 shqiptarë, që sipas Berishës ka në Vojvodinë, ndërsa në tërë tërritorin e Serbisë thotë se ka mbi 180.000 Shqiptarë. Deklaron se shoqata merret me marrëdhëniet shqiptaro-serbe, dhe për më shumë, avancimin e të disa të drejtave të shqiptarëve në Serbi.

Ndryshe, këshilli Nacional i Shqiptarëve merret ekskluzivisht me të drejtat e shqiptarëve në Serbi, simbolet kombëtare, gjuhën dhe shkrimin shqip, arsimin dhe informimin…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.