6.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Letërsi ERDHI DITA !

ERDHI DITA !

0
771
Bajram Bashota

Bajram Bashota

ERDHI DITA !

Erdhi dita
e bardha ditë
njëzet vjet
populli tue pritë
qeveritë
diç me qitë n’drit’
amanetin e deshmorëve
në vend me e çue
qeverive sytë ju kishin pas çorrue
popullin krejt e kanë harrue
në korrupcion kanë sharrue
n’korrupcion e n’hajni
kurrë pa e pa popullin me sy
tu lodrue me tendera
tue e ba veten “banxhera”
tue lanë popullin fukara
tu qkep të rijt nëpër dynja
tue i lanë shpijat n’Kosovë shkret
tue i lanë pleqtë n’vetmi
bukë pa ngranë e ujë pa pi
kështu punuen për kët milet
erdhi dita me u ndëshkue
n’qeveri kurrë mos me punue
për këso sjelljesh populli gjykon
kurrë me vota ma s’do t kalon
se këtë shtet e keni ba lamë
e keni que në breg të vorrit
thojshin pas luftes do bahet Zvicër Kosova
a mund të bëhet me “llopova” ( hajna).

KUSH E KAPI SHTETIN?!

Kush e kapi shtetin
Shtetin e heronjëve
Shtetin e dëshmorëve
Shtetin e popullit të përvuajtur?!
Kush? Kush ? Qe ai i mallkuar që guxoi?!
Ditë mos paftë!
Me shkelë këtë gjak të heronjëve
Këtë gjak të dëshmorëve
Këtë gjak të popullit që të lindi e të rriti
O hataja e zotit!
Këtë shtet filiz që me gjak u la
Vetëm e vetëm me u nda përgjithëmonë me shka
Si e penguet shtetin filiz të ri
Që pret me u bashkue me nënën Shqipëri
Ata që s’punuan e s’punojnë janë fatzi
Se çkapja e shtetit do të ndodhë gjithësesi
Do të bashkohemi Kosovë e Shqipëri
Në Ballka do bëhemi fuqi bashkë me vëllazëri
Kemë për të qeverisur me drejtësi në liri
Me të shenjten demokraci
Do të jemi të zotët e vetëvetës
Shekulli i ditëve të arta të shqiptarisë
Në këtë shekull të lirisë e demokracisë
Shekulli i bekuar nga lartmadhëria
Shekukulli i art, SHEKULLI I NJËZET E NJË!


BISEDË TELEFONIKE

tregim

Bisedonin babë e bir në telefon, babai në Kosovë e i biri në Zelanden e Re, i cili kishte shkuar refugjat i luftës.

– Si je o bir e si po kalon o bir ? Si po të shkojnë punët ? Me shëndet si je ? A do të vijsh kësaj vere në pushim ?
– Si të më bëhen punët. Nëse të bëhen punët eja këtë verë, se u bën koxha do vera që s’ke qenë, e nëna është plakur bukur shumë, besa edhe unë, po mbahem, kurse nëna e motrat po mërziten besa edhe shpesh po qajnë, se u bënë pesë vjet që s’ke ardhë. Me telefon po nihemi e po shihemi, po merzitemi me të pasë në shtëpi, se të kemi veç një dritë syni dhe eja këtë verë, se ndoshta tjetër verë s’na gjenë!

Sa na ka mar malli, bile edhe shokët tu shpesh po na pyesin:
– A ka ardhë Agoni në pushim? Unë u përgjigjem s’ka ardhë ende e nuk e di a po i bëhen punët me ardhë a jo…

Pas asaj bisede babë e bir, telefonin ia kaloi të shoqës, për t’u çmallë e ëma me të birin, bile përmes telefonit. Filluan të bisedonin nënë e bir.
– Si je djali jem? Me shëndet si je ? A je mirë biri im? Si po të shkojnë punët, a po lodhesh?Agon bir, nana u plakë e po plakna përditë po edhe baba po. Poqese të bëhen
punët, eja këtë verë në pushim se krejt shokët tu kanë ardhë veç ti jo. A e din qe sa s’ke qenë o bir?

Agoni pas këtyre fjalëve të nënës, shkurt foli se do të shkonte por i ka do punë ende e s’mundet pa i krye ato punë një herë. Me ato fjalë u nda nga e ëma duke i thënë:
– Do të vi, do të vi!

Kaluan edhe pesë vjet tjera, baba e nëna s’mundën ta mernin më Agonin në telefon.

Vdiqën që të dy, pa folë më kurrë as në telefon me të birin me mallin prindor për ta parë të birin në gjirin familjar.

Krejt ato vite që kaluan pa pasë më asnjë bisedë telefonike, sepse Agoni kishte përfunduar në spital në gjendje komatike në Zelanden e Re nga narkotikët e mallkuar duke e dhënë frymen e fundit!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.