16.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Artikuj Floriana Igrishta – e reja shqiptare që më hapa të shpejtë po...

Floriana Igrishta – e reja shqiptare që më hapa të shpejtë po bën emër në politikën Gjermane

0
13488
Angela Merkel dhe Floriana Igrishta

Nue Oroshi

Inkuadrimi i shqiptarëve në politikë në Gjermani dalngadalë por sigurtë ka filluar me i dhënë frytët e saj. CDU është ajo parti në Gjermani që iu ka hapur portat të gjithë shqiptarëve që kanë prirje për politike dhe janë aktivë për të bërë ndryshime. Në mesin e atyre të rinjëve dhe të rejave që po bëjnë emër në politikën Gjermane është edhe e reja Floriana Igrishta e cila i takon gjeneratës së dytë të mërgimtarve shqiptarë e lindur, rritur dhe e shkolluar në Kiel të Gjermanisë.

Ajo qysh në vitin 2012 iu bashku radhëve të CDU-së dhe deri më tani është mjaftë aktive. Fillimisht u aktivizua si këshilltare në rrethin e Mettenhofit, më pas më hapa të shpejtë u avansue në politikë duke e marrë pozicionin e nënkryetarës së Forumit të Grave, për qytetin e Kielit.

Floriana Igrishta me Nue Oroshi, etj.

Por momenti më i madh politikë erdhi kur vitin e kaluar Floriana Igrishta e fitoj kandidaturën mbrenda CDU-së që të jetë kandidate për Deputete në Parlamentin e Schleswig Holsteinit, dhe ta ketë zonën e vet elektorale. Kieli si qytet i ka vetem tri zona elektorale, dhe fitimi i një zone elektorale është një sukses i jashtzakonshëm. Floriana është shqiptarja e parë në Gjermani që po kandidon për deputete në një Parlament, të një republikë Gjermane siç është Schleswig Holsteini me zonën e vetë elektorale. Zgjedhjet do të mbahën më Maj 2017 dhe që nga tash përgatitjet për këto zgjedhje kanë hyrë në fazën finale.

Julia Knockner dhe Floriana Igrishta

Shqiptarët në Gjermani e sidomos ata në Republikën e Schleswig Holsteinit duhet të ndjehen të gezuar sepse tani edhe ne jemi faktor politikë edhe pse dorën në zemër jemi komuniteti më i vogël se komuninetet tjera pra jemi komuniteti i pestë për nga numri, për këtë kjo është një arritje mjaftë e madhe. Por kjo nuk ka ardhur rastësisht por si rezultat i përkrahës së komunitetit shqiptarë në Kiel të Gjermanisë. Me 8 Prill do të jetë dita kur do të shpërndahen pllakatat nëpër të gjithë qytetin e Kielit i cili ka 246.000 banorë, ku vetëm në Zonën e Floriana Igrishta janë rreth 90.000 mijë banorë, që do të kenë rastin të votojnë për kandidatën e CDU -së Floriana Igrishta.

Floriana Igrishta, CDU

Është mirë që të gjithë shqiptarët që jetojnë në Schleswig Holstein dhe Hamburg të marrin pjesë në tubimin e hapjes së fushatës elektorale si dhe mos të harrojnë që më 7 Maj 2017 të dalin në zgjedhje për të votuar kandidatët e CDU-së në mbarë Schleswig Holsteinin ndërsa në Kiel ata që banojnë e kanë fatin për herë të parë në historinë e shqiptarëve të Gjermanisë të votojnë një Kandidate Shqiptare për në Parlamenitn e Schleswig Holsteinit.

Floriana Igrishta, CDU me të rinj

Bota është e të rinjëve dhe të rejave prandaj i ftoj të gjithë të rinjët dhe të rejat në Gjermani që t’i bashkangjiten CDU-së dhe jam i bindur që shumë shpejt ata do të avansohen politikisht. Shembull e kanë kandidatën tonë Floriana Igrishta e cila me hapa shumë të shpejtë po ngjitet në majat e politikës Gjermane.

Floriana Igrishta, votime

Floriana Igrishta me Van der Leyen, CDU

Floriana Igrishta, me Nue Oroshi, etj.

Floriana Igrishta, CDU

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.