12.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Letërsi Fragment nga poezia e Çajupit “Dashuria”

Fragment nga poezia e Çajupit “Dashuria”

0
1023

Elinda Sulejmani publikon në FB:

Fragment nga poezia e Çajupit
DASHURIA

Kurmi yt i derdhur, shtati yt i naltë;
… të tëra t’i dua,
po zëmëra jote u bë gur për mua!…

E mban mënd, moj Marë,
dashurin’ e parë?
Njeri nuk e gjegji,
se jeshmë te vegji.

Unë pa ty s’rrojë,
vij’ e të kërkojë;
ti pa mua s’rroje,
vij’ e me kërkoje.

Në lule me erë
putheshim ngahere,
dhe si burr’ e grua
losnim nënë ftua.

Një ditë, të dyza
losnim mbylla-syza:
U fshyem pa dukur
Cinë të besoj taninë,
perëndin’ a dashurinë?

Perëndi në këte jetë
është dashuria vetë.
——
Bukuria jote, leshërat e tua
posi pëndë korbi, të gjata
mbi thua, ballëtë si diell,
faqetë si mollë, qafa jot’ e gjatë,
mesi yt i hollë, sisëtë si shegë,
dhëmbët si thëlpënjë, buzët si
burbuqe, sytë si gështënjë,
dora si dëborë, fjala jote mjaltë,
kurmi yt i derdhur, shtati yt i naltë;
gjithë më kënaqin, të tëra t’i dua,
po zëmëra jote u bë gur për mua!
——
Pika-pika bie shiu
dhe dëbora flokë-flokë,
vetëtin e fryn veriu,
breshëri kërcet mi tokë!

Le të fryjë er’ e ftohtë,
s’ka ç’më bën dimëri mua:
Dashuria më mban ngrohtë,
se pushtoj atë që dua.

Kur fryn era me tallas,
kur bie dëbor’ e shi,
sa flë njeriu me gas,
kur ka mikenë në gji!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.