3.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Letërsi Gjergj Kastrioti – poezi nga DEA HALIMI

Gjergj Kastrioti – poezi nga DEA HALIMI

0
640
Dea Halimi

DEA HALIMI

Gjergj Kastrioti`

Ty të morën Gjergj ende fëmijë, me lot në sy,
Të të ripagëzojnë Skënderbe në tokë të Azisë.
Çdo gjë të mbeti peng në fotografitë e fëmijërisë,
Në pamjet e shpatës e të zjarrit në Arbëri.

Gjuhën shqipe e flisje fshehtë, etjes së pashuar,
Kujtoje babain Gjon e nënën të larë në gjak.
Shaloje gjokun ëndrrës kaq vjet larg i vetmuar
E vije në kthim në atdhe, vetëtimë e flakë.

Të afruan malësorët zemër, bukë, kripë e ujë,
Për Arbrinë e lidhën besën të gjithë në Krujë,
Të luftojnë dhe të vdesin një e një dorë për dore,
Të mos jepen dot pa shënuar fitore e fitore.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.