Letër e hapur ministrave të jashtëm të Rusisë dhe të Serbisë:
Shkruan: Engjëll KOLIQI
Pranverë 2019
U takuan ministrat e jashtëm të dy vendeve që po përgatiten për ta djegur sërish Gadishullin Ilirik, që tani po e quajnë Ballkan. Ai i Rusisë tha “ne pranojmë çdo zgjidhje për Kosovën, që shkon në favor të Serbisë”. Për çfarë zgjidhje flet o kriminel?! Çështja e Dardanisë, që ju me bekimin turko-osman e quani Kosovë, është zgjidhur njëherë e përgjithmonë. Kosova që ju e shkatërruat shumë, për një shekull, tashmë është shtet i pavarur dhe sovran në trojet e veta, të cunguara nga ju.
Pra, nuk kemi të bëjmë me ndoj zgjidhje, por këto dy vende fqinje (Kosova dhe Serbia) po dialogojnë për të arritur një marrëveshje për të jetuar në paqe, si dy fqinj të mirë, respektivisht për normalizimin e marrëdhënieve, sepse për vende të acaruara nuk ka vend në Bashkimin Europian. Nuk janë këto bisedime për të shtrirë ndikimin rus në Ballkan o kriminel, por për ta larguar Serbinë nga lojërat tuaja të rrezikshme dhe për ta afruar kah Europa e civilizuar e paqësore.
Ne e dijmë, të gjithë: ministri Ivica Daçiq është i partisë gjakatare të kassapit Slobo, kurse Aleksandar Vuçiq ka ardhur nga partia tjetër kriminele e gjakatare fashiste e Sheshelit, prandaj të dy vazhdojnë të krrokasin për “një zgjidhje për Kosovën. Bile kanë shkuar aq larg, sa që kanë organizuar vrasjen e kundërshtarëve të partisë “Srbija” në Kosovë, që quhet “lista srpska” dhe të dyshuarin pë vrasjen e Oliver Ivanoviqit e kanë strehuar në Beograd, ku edhe i kanë dhënë detyrë të rëndësishme në qeverinë e Serbisë.
Vetë presidenti Vuçiq, që për mua është një kriminel ordiner, tenton që të vëjë kushte për vazhdimin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve, duke kërkuar heqjen e taksës. Pastaj kërkon që të arrihet ndoj kompromis, që njohjen e Kosovës nga Serbia ta paguajmë me territoret tona më të pasura. Jo, jo: një herë le të bëhet njohja reciproke në kufinjtë ekzistues e pastaj e bëjmë demarkacionin e kufirit dhe merremi vesh për çështje të tjera dhe për një bashkëjetesë paqësore si fqinjë të mirë. Bile, në fund të fundit nuk kemi nevojë të na njohë Serbia. Mos të na njohin e nuk po i njohim as ne ata. Nuk po na ngutet as të hyjmë në Euroopë, as pë libelarizim të vizave. E kemi brenda mikun tonë historik dhe aleatin tonë SHBA. Do të ishte shumë e rëndësishme ta shpallim Dardaninë tonë shtet ekstraterritorial i SHBA-ve, kështuqë lëvizim me pasaportën USA, pa viza.
Serbia le të na e paguajë dëmshpërblimin e luftës dhe të pushtimit njëshekullor e le të na kërkojë falje publike për shumë masakra e shkatërrime që ka bërë në Dardaninë tonë, pastaj po i vazhdojmë bisedimet pë normalizim të marrëdhënieve. E kuptuat kryediplomatë serb e rus?! Kjo është përgjigje e dardanëve për zgjidhje, në normalizimin e marrëdhënieve. Rusia kurrë më nuk shkelë me çizme ushtarake në Ballkan!!!






