3.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Artikuj Kim Mehmeti: Jetojmë nga një tragjedi në tjetrën!

Kim Mehmeti: Jetojmë nga një tragjedi në tjetrën!

0
93
Njeri i vetmuar - ilustrim

Nga Kim Mehmeti

Kështu e ka kjo jetë: arrin një mëngjes kur në vend të buzëqeshjes së pritur me mall, të vjen lajmi rrëqethës se kurrë më nuk do i kesh pranë vetes ata që i japin kuptim jetës tënde.

Dhe askush nuk mund ta parashikojë se kur jemi nisur drejtë fatkeqësisë dhe sa pranë e kemi atë, siç nuk mundet askush ta përcaktojë sasinë e dhembjes që na takon e të cilën mund të na e sjellë një çast i vetëm, por të gjithë e dimë se e tërë dhembja e kësaj bote u takon njerëzve dhe se, ata duhet ta bartin atë.

E ky mëngjes dhe kjo ditë, shenjë të vetë kanë dhembjen e pikëllimin rrëqethës që na takon të gjithë neve që frymojmë në këto hapësira, e ku thuajse u mësuam të jetojmë nga një tragjedi në tjetrën dhe ku, na ndodh shumë shpesh, që të na bashkojë dhembja, e jo gëzimi, ku ka kush të na shprehë ngushëllime e të shpallë ditë zie, por jo edhe të na shpjegojnë sa duhet si dhe pse ndodhin përplasjet e autobusëve dhe kallja e spitaleve?!

Po pra, kështu e ka kjo jetë: ka mëngjese dhe ditë kur nuk din çka t’i thuash dhembjes që të ka pushtuar, kur duhet të flasësh me ndjesi e jo me fjalë, kur çdo gjë në ty i dorëzohet pikëllimit dhe t’i e pëshpëritë vetëm një fjali – më përqafoni në dhembjen tuaj të gjithë ju që nuk do mund t’i përqafoni kurrë më ata që sot i prisnit të ju kthehen. (Kim Mehmeti)

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.