12.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Artikuj Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos: Mbajtja e maskës e detyrueshme ose gjobë

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos: Mbajtja e maskës e detyrueshme ose gjobë

0
384
Maska me detyrim

Mjekja Gjeorgjina Kuli, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë thotë se është vendosur që maskat të bëhet të detyrueshme në ambientet ku ka shumë njerëz, biznese dhe ambientet e mbyllura, pritja në radha dhe se nëse kjo nuk respektohet do të vendosen gjoba. E ftuar në Report Tv, mjekja tha se ky vendim do të behet bëhet shumë shpejt i zbatueshëm, ndërsa shtoi se nuk pritet të ketë ulje të rasteve.

“Në ambientet e mbyllura do të jetë e detyrueshëm maska dhe do të ketë gjoba dhe do të bëhet këto ditë. Janë çështje të vendosura nga Komiteti Teknik që maska të bëhet e detyrueshme dhe kjo do të zbatohet sa më shpejtë. Kurba është e lartë por e qëndrueshme, ndërsa nuk pritet të ketë ulje të rasteve”, – tha anëtarja e Komitetit teknik.

Vendimi për bërjen të detyrueshme të mbajtjes së maskës i është sugjeruar këtij Komiteti që në nisje të pandemisë, si në rastin e disa vendeve, por u desh mjaft kohë që ekspertët shqiptarë të binden.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.