6.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Letërsi Korona dhe dy poezi tjera nga Nexhat Halimi

Korona dhe dy poezi tjera nga Nexhat Halimi

0
373
Nexhat Halimi - pikturë

Nexhat Halimi

Korona

hija e padukshme e kafshimit të egër dhe të thellë
me vetëtimë gjarpri apo brejtësi apo dhe lakuriqi
kjo sëmurje e mjerë me portret dhe lëvizje kërriçi
të afrohet me ethe me teshtimë dhe kollitje të thatë
përvidhet nga jashtë e të futet brenda befas gjatë
i prek mushkëritë e nuk merr më lirshëm frymë
varg e vijë trupit zë të kaplojë vetmi e zë brymë
lëkura të bëhet kaq e ngjashme me gjembat në kaçë
korona vjen ndërmjet rrëqethjesh pa gjetur ilaç
varrimi bëhet me katër vetë të të bartin në krah
pa ceremoni pa prani të të dashurish pa ty e pa lot
nisesh me hijen tënde e dhiaresh del prapë në gjah
shfaqet ajo që nuk e ke menduar asnjëherë dot
shfaqet korona dhe ti izolohesh brenda hijes ik
dridhesh mbyll sytë e tashmë dot s`je tretesh vrik
hije e kafshimit gjarpëror është e fshehtë tinëzar
ti del të furnizohesh me ndonjë gjë për të gjallë
ndoshta ia del t`i shpëtosh me sy të ënjtur në mall
del të blesh spinaq limon e diçka tjetër në pazar
kthehesh në vetminë tënde të thellë në karantinë
e kujton me lot fëmijërinë dhe shtrihesh në shpinë
buzë lumit mes lulesh të xhenetit pa pantallona
pret të vijë hija e padukshme e të të kafshojë korona
me vetëtimë gjarpri apo brejtësi apo lakuriqi
kjo sëmurje e mjerë me pamje dhe fytyrë hiqi

Sytë e koronës

Koha rrjedh e pakuptimtë e rënduar me vetmi
Zgjohesh shikon bardh bie prapë në gjumë
Prapë i njëjti ritëm i valës së njëjtë ik në lumë
Dëgjon lajmet për vdekjet tronditesh më shumë
Kjo rrjedhë rëndë e panjohur e përmbys botën
E çel shishen me ujë burimi e mbush gotën
Jashtë herë bie borë e herë tjetër bie ashpër shi
I radhitë ditët një e një mbyllur në karantinë
E zgjon secilën herë me mallëngjim fëmijërinë
Derën e oborrit asnjëherë kot është nuk e çel
Ec rreth e rreth yrtit e ik kujtimesh çaste vjel
Kujton data ngjarje në takimet me Fedorën
Te burimi i akullt nën degë lisash thellë në zabel
Është pranverë dhe ti shikon për dritare borën
Herë tjetër lidh mendjen në rigat e rënda me shi
E mbylljen e trazon veç ritmi monoton në hi

Qaj nënën e vdekur II

Para agut ende ndriste e përndezur hëna
iknim për te ara e gjatë unë dhe nëna
i përgjumur ecja dhiares për kurriz në kodër
fëmijë i vogël e mbaja me vete qenin lodër
Zbrisnim përbri varresh te jallia e përflakur
Buzë rrjedhës së lumit dritë përgjakur
Derdhej nga aty erë e lules së xhenetit
Nëna ndalej te shelgu t`i jepte frymë vetit
T`i jepte vajzës në pelena ndopak gji
E të ecnim rrugën të heshtur thellë në vetmi
Ec i menduar e e kujtoj tërë këtë udhëtim
Tashmë që ajo më nuk është e unë qaj me lot
E lumi rrjedh me ritëm përbri varresh kot
Kaq i harruar te ara e gjatë e plot pikëllim

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.