15.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Artikuj Kosova po bëhet me qendër për Astronomi!

Kosova po bëhet me qendër për Astronomi!

0
533

Pranvera Hyseni 🔭💪

Për herë të parë në histori, në Parlamentin e Kosovës është marrë hapi i parë drejt shkencës së Astronomisë. Amandamenti i propozuar nga deputetja e nderuar znj. Arbërie Nagavci për ndërtimin e Observatorit dhe Planetariumit të parë në Kosovë, ka marrë përkrahjen e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ky projekt do të realizohet në fshatin Rashincë të Komunës së Shtimes, me kushte të volitshme për vrojtime qiellore, i cili do të shërbej si qendër e parë shkencore dhe kërkimore në fushën e Astronomisë dhe më gjerë.

Shiko videon në FB:
https://www.facebook.com/pranvera.hyseni.3154/videos/2270192066527740/

Astronomy Outreach of Kosovo falenderon përzemërsisht znj. Nagavci si dhe të gjithë deputetët tjerë të Kuvendit që mbështetën këtë amandament. Njëkohësisht falenderojmë Ariani Company, Proarchitecture, Celestron, Komunën e Shtimes dhe në veçanti profesorin e Astronomisë dhe Fizikës z. Milaim Rushiti, që dha donacion parcelën e tij për të realizuar ndërtimin.

Një video më e gjerë për planetariumin në Kosovë:
https://www.facebook.com/pranvera.hyseni.3154/videos/2280901102123503/

Bordi i organizatës sonë gjithashtu falenderonë të gjithë ata që dhanë kontribut të vazhdueshëm në organizatën tonë. Ne do të ju jemi mirënjohës përgjithmonë dhe shpresojmë që ky të jetë një hap i madh drejt suksesit!

Sinqerisht,
Stafi AOK

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.