3.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Artikuj Krismat e Untergrupenbachut dhe enigma e pazgjidhur tash e 39 vite

Krismat e Untergrupenbachut dhe enigma e pazgjidhur tash e 39 vite

0
296
Jusuf Gërvalla - Kadri Zeka - Bardhosh Gërvalla

Nue Oroshi

Vitët e shtatëdhjeta dhe të tetëdhjeta të shekullit të kaluar ishin vite kur diaspora shqiptare zhvillonte aktivitet kombëtar të pandërprerë, por edhe sigurimi shtetëror jugosllav kryente vrasje serike të pandërprera e sidomos tek atdhetarët shqiptar. Një plan i sofistikuar ishte pergatitur edhe për vrasjen e atdhetarve Jusuf e Bardhosh Gervalla dhe Kadri Zeka. Më, 17 janar 1982 tash e 39 vite me parë në qytetin e Untergrupenbachut ku u vranë tre atdhetar shqiptar. Ajo që dihet se vrasja e tyre ishte vrasje politike për shkak të aktivitetit kombëtar që bënin. Por ajo që ka mbetur enigmë tash e 39 vite është fakti se kush ishin vrasësit?!

Kush kishte pasur lidhje me vrasësit dhe si është e mundur që sigurimi jugosllav të dinte lëvizjet e atdhetarëve shqiptar në shtetin mik në Gjermani? Kush e dinte se nga Zvicrra kishte ardhur Kadri Zeka për ta bërë bashkimin e grupeve në një front te përbashkët kundër serbosllavisë?

A kishte në mesin e veprimtarëve persona që kishin bashkëpunuar me sigurimin jugosllav në vrasjen e atdhetarve shqiptar. A ishte ndonjë shqiptar i përfshirë në këtë vrasje që ishte punëtor i lartë, zyrtar i sigurimit shtetëror jugosllav që kishte përgatitur këtë vrasje. Janë shumë pyetje që kanë mbetur enigmë. Deri tash kemi përplasje të dy-tre përsonave që e akuzojnë njëri-tjetrin si pjesëmarrës në këtë vrasje, por që diçka konkrete ende nuk është thënë. Krismat në Untegrupenbach janë krisma që vranë tre atdhetar shqiptar por i ngritën moralin e vazhdimit të atdhetarizmit edhe mijëra të tjerëve.

Edhe Jusufi, Bardhoshi edhe Kadriu e donin jetën, poezinë, të bukurën dhe të madhërishmën por që jeta ju ndërpre në gjysmë se ata e donin Kosovën dhe Shqiptarin, ata nuk heshtën por ishinë në ballë të popullit për lirinë e Kosovës. Por fati i keq tek ne shqiptarët, është se gjithmonë lisat e mëdhenj janë rrëzuar nga pykat e drunjëve të tyre. E fatkeqësia qëndron se edhe në mesin e bashkëpuntorve të tyre apo bashkëpuntorve të shpifur paska pasur përsona që paskan përcjellur veprimtarinë e tyre atdhetare, dhe kanë lajmëruar sigurimin shtetëror jugosllav për lëvizjet atdhetare.

Jusufi, Bardhoshi dhe Kadriu u vranë fizikisht por veprimtaria e tyre mbeti e shkruar në historin e atdhetarizmit shqiptar në përpjekjet shekullore për lirinë Arbërore. Tash eshtrat e tre atdhetarëve shqiptar pushojnë në vendlindjen e tyre në atdhe, ku homazhe bëjnë mijëra qytetar. Tash e 39 vite në Kosovë ndodhën edhe shumë ngjarje historike fal qëndresës heroike shqiptare, dhe përkrahjes së miqëve ndërkombëtar, sot e kemi edhe shtetin e dytë shqiptar, por amaneti i heronjve te kombit ishte pak më i madh se Pavarësia e Kosovës, ata na lanë amanet bashkimin e trojeve shqiptare.

Tre shqiptarë atdhetarë tash e 39 vite u vranë në Untegrupenbach por enigma mbeti e pazgjidhur. A do të zgjidhet kjo enigmë apo do të jetësohen fjalët e atdhetarit Jusuf Gervalla se nëse është shqiptar vrasësi mos u zbuloftë kurrë.

Vrasësit që vranë atdhetarët shqiptar Jusuf Gervallën, Kadri Zekën dhe Bardhosh Gervallën, mund edhe mos të jenë shqiptar, por fakt i pamohushëm është, se pati edhe shqipfolës pjesë të këtij plani që u angazhuan si qenë besnik të sigurimit jugosllav, për ti vrarë tre atdhetarët shqiptar.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.