6.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Letërsi LAVDI, TY DËSHMORE!

LAVDI, TY DËSHMORE!

0
1048
Zymer Mehani - Fadil H. Curri

Poezi: Zymer Mehani

(Dëshmores, Ganimete Gjylani)

Ky truall amtar
Kjo tokë anembanë
Prore me lulëkuqe
N’fushat e paanë

Harlisen drejt qiellit
T’Kosovës kreshnike
Lulëkuqet shqiptare
T’rrënjëve ilirike

Kur moti u prish
Ushtonte vatani
Rroku armët shpejt
Ganimete Gjylani

Shqipe në flatrim
N’stuhi, suferinë
Për t’atdheut liri
S’u tremb asnjë grimë

Lum nëna që e lindi
Që e rriti kjo tokë
Në radhë të UÇK-së
U rreshtua me shokë

Përgjigje armikut
I dha me rafale
Këmba këlmbës i ndoqi
Nëpër fusha e male

Sulej shqipja vrik
Mbi të zinjtë armiq
Me vrull guximtareje
E nuk trembej hiç

Zemërtrime ishte
Kjo shqipe e malit
Iu përgjigj kushtrimit
Të Adem Jasharit

-Atdheu në rrezik
O trima dhe trimëresha
Me gjoks e ta mbrojmë
Dhe me besa-besa

Ganimete Gjylani
Në t’atdheut altar
Ra për të ndriçuar
Si diell rrezear
Ndrit këtë tokë arbërore
LAVDI, TY DËSHMORE!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.