3.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Lajme Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës – Festivali ndërkombëtar i poezisë “Drini poetik”

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës – Festivali ndërkombëtar i poezisë “Drini poetik”

0
323
LSHK

NJOFTIM

Festivali ndërkombëtar i poezisë “Drini poetik” organizohet më 30.11.2020, në orën 12, në bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani” të Prishtinës. Manifestimi mbahet vetëm në Prishtinë për shkak të kushteve të krijuara nga pandemia.

Sesioni letrar: “Kritika letrare dhe botimet aktuale”, “Vepra e hapur” – përurime botimesh të reja dhe “Lira magjike” – krijime poetike të pjesëmarrësve të konkursit.

Jepen tri çmime letrare: “Metafora I, II, III” dhe një komplet i botimeve të Institutit Albanologjik të Prishtinës.

Kryesia e LSHK-së,

Kryetari
Prof. dr. Shyqri Galica

P.s.
Pjesëmarrësit duhet t’u përmbahen rregullave sipas kërkesave të shërbimeve shëndetësore për shkak të pandemisë.

Mysafirët vendosen në hotelin “Grand” të Prishtinës.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.