3.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Letërsi Ese MARK GASHI – ATDHETARI I PATHYESHËM I KARADAKUT

MARK GASHI – ATDHETARI I PATHYESHËM I KARADAKUT

0
1093
Mark Gashi

Isak A H M E T I

MARK GASHI, i lindur në Selishtë të Karadakut (1913), Komuna e Gjilanit, i biri i Antonit dhe Marijes, i njohur në viset e Karadakut dhe më gjerë si “Ilaz Maloku” apo si “Ilaz Mark Gashi” është një nga figurat markante të çështjes së pazgjidhur kombëtare. Për shkak të veprimtarisë së ngjeshur atdhetare ishte i burgosur politik dhe i dënuar edhe me pushkatim nga regjimi i kohës, madje për këtë shkak edhe i anatemuar dhe “harruar” gjatë… Më gjerësisht në vijim!

Kohë më parë autori tashmë i njohur Rahim Azemi, sociolog, ka botuar monografinë me titull: MARK GASHI VEPRIMTARIA ATDHETARE DHE ARSIMORE, Gjilan 2019, fq. 200, recensent Fehmi Ajvazi, shkrimtar. Duke iu referuar kësaj monografie të hartuar me mjaft përkushtim si dhe shumë të dhënave dhe rrëfimeve të njerëzve, që e kanë njohur më për së afërmi (një ndër ta edhe babai im – Fazli (Gjergj) Ahmeti-NOKAJ), kuptojmë se Marku është një nga personalitetet e rralla të kësaj ane, që tërë jetën ka vepruar, pa u lodhur dhe pa u thyer kurrë, për çështjen e pazgjidhur kombëtare…

Ka qenë i përndjekur, i burgosur politik, vizionar dhe luftëtar i pathyeshëm, i dënuar me pushkatim, kundërshrar i paepur kundër politikës së Beogradit për shpopullimin e trojeve shqiptare, aktivist i palodhur për t’u bashkuar me Shqipërinë, mësues dhe arsimdashës i palodhur, ishte piloti i vetëm, i parë, shqiptar në armatën e Mbretërisë Serbo-Ktoate-Sllovene (1918-1939), ishte njeri i përkushtuar për përhapjen e arsimit, për themelimin e shkollave, përkrahës i fkaktë i të rinjëve për t’u shkolluar dhe arsimuar, ishte ideator dhe përkrahës i hapjes së shkollave në Preshevë, Gjilan, Bujanoc dhe Kumanovë dhe kurrë nuk kishte hequr dorë nga aktivitetet politike nacionale (R. Azemi).

STRUKTURA E MONOGRAFISË: MARK GASHI VEPRIMRARIA ATDHETARE DHE ARSIMORE

Monografia në fjalë e autorit Rahim Azemit është strukturuar në dhjetë kapituj.
Përmbajtja e saj duket kështu:

Në vend të parathënies

KAP. I-rë:
TË DHËNA TË NDRYSHME
1. Filopolitika gjenocidale serbo-sllave,
2. Bashkësia Lokale e Zhegrës,
3. Fshati Selishtë

KAP. II-të:
Të dhëna autentike lidhur me biografinë e Mark Gashit,
1. Ardhja në jetë,
2. Dyzimi i identitetit: atributi i rrethanave historike,
3. Edukimi dhe shkollimi

MARK GASHI VEPRIMTARIA ATDHETARE DHE ARSIMORE

Njohja dhe martesa me një vajzë të guximshme dhe fisnike,
Burgosja nga bullgarët dhe arratisja nga burgu i Preshevës ,
Burgosja nga italianët dhe internimi në Bergamo (Itali).

KAP. III-të:
Vizionar dhe luftetar i pathyeshëm,
Formimi i Organizatës Nacionale Demokratike Shqiptare (NDSH)
Burgosja nga serbo-jugosllavët,
Dënimi me pushkatim,
Ditë qershori të vitit 1945 (rrëfim)

KAP. IV-të:
Veprimtaria arsimire e Mark Gashit,
Nga Selishta në Preshevë,
Arsimimi në Komunën e Preshevës
Në detyrën e shenjtë të mësuesit të popullit.
GJURMË…
1. Rrëfimi i parë,
2. Rrëfimi i dytë,
3. Rrëfimi i tretë
Koment ose parantezë

KAP. V-të:
LUFTA E BEOGRADIT PËR SHPOPULLIMIN E TROJEVE SHQIPTARE
1. Mbledhja e tepricave: “otkupi”,
2. Aksioni i mbledhjes së armëve,
3. Konventa e vitit 1938,
4. Elaborati i Vasa Qubrilloviqit,
5. Marrëveshja xhentëlmene e vitit 1953,
6. Ndikimi i teologëve myslimanë në procesin e shpërnguljes

KAP. VI-të:
IDETË DHE PËRGATITJET PËR KRYENGRITJE
1. Aktivitetet e vazhdueshme politike të Markut
2. Një përpjekje e paimagjinueshme për kohën,
3. Lufta e vazhdueshme për t’u bashkuar me Shqipërinë,
4. Burgosja e dytë nga serbo-jugosllavët,
5. Shpallja e aktgjykimit
Post scriptum

KAP. VII-të:
1. Mësues dhe administrator shkolle në BH,
2.Kthimi i Mark Gashit në Kumanovë ,
3.Vendosja e përhershme në Prishtinë.

KAP. VIII-të:
Në kujtesën e popullit

KAP. IX-të:
1. Filozofia e një dialogu,
2. Epilog

KAP. X-të:
FAKTE, LETRA, DOKUMENTE
Në vend të pasthënies

Libri i autorit Rahim Azemit kushtuar Mark Gashit është një kontribut i çmueshëm që reflekton dhe trajton segmente të jetës dhe veprës së Mark Gashit, përkatësisht kontributin e tij atdhetar dhe arsimor. Mark Gashi ka qenë edhe sipas autorit të librit, intelektual, luftëtar i paepur për çështjen e pazgjidhur shqiptare dhe mu për këtë arsye i përndjekur dhe burgosur politik nga regjimi jugosllav.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.