16.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Artikuj MË NË FUND FOLI AKADEMIA E SHKENCAVE TE KOSOVËS

MË NË FUND FOLI AKADEMIA E SHKENCAVE TE KOSOVËS

0
307

Nga Binak MAXHARRAJ

– Akademia doli haptas kundër Kryetarit te sajë Nexhat Dacit – Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mbetet te deklarohet së a është me Akademikët apo më Baton Haxhiun.

Akademia e Shkencave e Kosovës më ne fund foli rreth gjurulltisë qe po e banë Presdienti i Kosovës rreth Kufijve te Kosovës. Nuk e përkrah Presidentin për idenë e tij rreth ndarjes, coptimin apo korigjimin e kufijve. Thotë kjo është tezë e moçme e Serbisë, në të cilën Kosova nuk guxon te shkelë.

Pesha e njezëzve te ditur, të Akademikëve gjithëkund në botë respektohet, sepse rezonojn drejte, gjerat i thonë shkenctarisht, jo më toki voke politike te tipit Thaçi-Vuçiq.

Akademia e Shkencave të Kosovës u distancu edhe nga Kryetari i sajë Nexhat Daci i cili rreth kufirit i doli ne krah haptas Hashim Thaçit.Akademikut Daci dihet se moti i janë përzi krrabat midis politikës dhe shkencës. Por Akademia me te drejtë u distancu nga ai.

Presidenti Hashim Thaçi hala nuk ka folë për qendrimin e Akademisë së Shkencave të Kosovës.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaqi hala nuk është deklaruar haptas, se a është me Akademikët apo me Baton Haxhiun.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.