6.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Letërsi MOSHA E KALLINJVE

MOSHA E KALLINJVE

0
124
Mehmetali Rexhepi

MOSHA E KALLINJVE

(70 vjetori i ditëlindjes)

Meti Rexhepi

vizatimet e ditës ishin të rëndomta
por vijnë çastet e thellimit në portretin e vetvetes
vijat dhe ngjyrat marrin trajtën e kallinjve kokrra pjekur
edhe këtë herë kashtë kalliri në këmbë mbetur
ndonjë kokërr e pa shkundur s`ka si piqet shterë e mekur
shtatëdhjetë stinët hëngrën mbi tryezën e shtruar të blertës
pjekur e papjekur me shije e pashije
lukthi bluante çfarëdo i gatuanin dhëmbët
lukthit të shqisave dendur bluhej athtësi e fjalëve
ndonjë ëmbëlsi nuk e zbuste pelinin

*
jam i korrikut
kurdo që i piqem të korrave
le të korrëm sikurse një sinonim i kallirit
përderisa më ndjek hija e diellit
jam udhëve të kërkimit të diçkaje
që ma lejon i vetmi mik jetik
të cilit i vete dhe më vjen pas
mi shkrinë eshtrat që mi ngrinin hijet e hafijeve

*
korriku është dorëzani i kërthizës sime
me të gjitha lakesat e ngarkesave të mia
më vizatoi dhe vijat e hullive
nuk i mbushi me të gjitha ngjyrat e përziera
le të mos jem i ngazëllyer
tashmë për mua e ka veçse këtë ligj këtë ngjyrë
për çdo ditë më del në pritë:
që nga kërthiza të pikturoja
në galeritë tua pamjet t`i ekspozoja
çfarë më kërkon fare mos e prit
për ty e kam vetëm të grunjtën
dhe pigmente kafeje
në oazën e dikurshme gjithçka të mbeti
kthehu nëse mund ta kalosh moshën e një deti

*
ja si më poqi korriku shpejt
sa shpejt më poqi për shtatëdhjetë vjet

Gjilan, më 4 korrik 2021, ora 12, 10

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.