7.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Letërsi MOTIVE TË TRAJTUARA NË VËLLIMIN POETIK “MALLI E BRENGA” TË POETIT SAHIT...

MOTIVE TË TRAJTUARA NË VËLLIMIN POETIK “MALLI E BRENGA” TË POETIT SAHIT SHALA

0
761
Zymer Mehani - Fadil Curri me poete

Shkruan prof. Zymer Mehani

Poeti mërgimtar z. Sahit Shala tanimë është i njohur për lexuesit shqiptarë. Atë ne e njohim me vëllimet poetike “Lahuta e Kosovës”, “Zëri i shtegtarit”, “Valët e jetës” dhe “Malli e brenga”.

Në vëllimin “Malli e brenga” poeti Shala poezitë i ka thurur me tematikë dhe motive të ndryshme, si motivi social, motivi i atdhedashurisë, motivi i dashurisë, etj.

Që në faqet e para të përmbledhjes në fjalë të bien në sy poezitë, në të cilat është trajtuar motivi social, si në vargjet :

Kur po dal me mbesë për dore
Sa shumë pyetje po m’i bën
-Pse k’ta njerëz e shtrijnë dorën
As ka kush që t’u ndihmojë

Çfarë t’i them k’saj mbesës sime
-Veterani pse s’ka këmbë
S’e mërzis këtë zemër t’vogël
Por në shpirt sa shumë më dhëmb

-Pse k’ta fëmijë shesin cigare
Pse kaq njerëz në kafene
Fjalë e saj m’përvëlon fare
Çfarë t’i them mbesës së re

Hall më hall Kosova ime
Hallexhinj kalldrëmet plot
Kure tjerë me kokën hedhur
I kanë mbushë pjatat përplot

Këtë motiv e hasim edhe te proza“I papunë”, në poezitë “Dy mjeshtër” “Jetimi”, “Lokja”etj.
Në këtë përmbledhje poetike është trajtuar edhe motivi atdhetar, si në poezitë: “Për një shqipe-një flamur”,”Pranë varrit të trimit”, “Teli i lahutës”,”Për bashkim” etj.

Mjaft mirë është i trajtuar edhe motivi i dashurisë në shumë poezi të kësaj përmbledhjeje poetike, si në poezitë “Erdha”,”Bukuri, moj bukuri”,”Të kam thënë”,”Kur mendon se…”, ”Na bashkoi” etj.
Në vargjet e poetit Shala, çastet e pritjes së dashnorëve janë të gjata:

Kur më vjen si flladi i verës
M’bën të t’puth n’thellësi të zemrës
M’u molis zemra duke t’pritë
Njëmijë vjet m’u bë kjo ditë

Dhe

Vitet shdndërrohen n’dekada
Që kur s’të kam pranë
Ke pasë fjalë e llafe t’gjata
Qe kur ti s’i mban

Gjuha e poezive të këtij vëllimi të poetit Sahit Shala është krejt e pastër, pa shkarje nga standardi. Fjalori është i thjeshtë. Vargjet janë metrash të ndryshëm dhe përplot figuracion poetik. Po ashtu vargjet tërësisht janë të rimuara.

Edhe kjo përmbledhje poetike poetin Shala e dëshmon si penë premtuese në qiellin poetik të diasporës sonë, por edhe në poezinë shqiptare përgjithësisht.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.