3.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Artikuj Myslimanë janë më pak se 10% e shqiptarëve në Kosovë

Myslimanë janë më pak se 10% e shqiptarëve në Kosovë

2
1252
Xhamia Pejë

Nga Gani MEHMETAJ, 20 nëntor 2015

Nuk i kuptoj propagandistët islamikë, se si i fusin në thesin e myslimanëve ateistët, agnostikët, teistët, të papërcaktuarit, që janë shumica, apo ata që tashmë në masë po i kthehen krishterimit – fesë së të parëve të tyre arbërorë.

Përsëritja e vazhdueshme e të parit të Bashkësisë Islame se në Kosovë shumica janë myslimanë, është gënjeshtër. Mbi këtë gënjeshtër të përsëritur më mijëra herë, fatkeqësisht mbështeten deklaratat e medieve ndërkombëtare. Si mund t’i fusin në thesin e myslimanëve mbi 90 për qind të shqiptarëve, kur pjesa dërmuese e tyre kurrë nuk kanë shkuar në xhami, kurrë nuk janë pagëzuar sipas riteve myslimane, kurrë nuk i kanë respektuar traditat islamike etj.

Nëse propagandistët islamikë mbështetën në regjistrimin e fundit të popullsisë, atëherë e mashtrojnë opinionin dyfish, sepse të gjithë e dinë se ky regjistrim ishte i falsifikuar, sidomos në aspektin fetar; ministri që e udhëhoqi regjistrimin e shqiptarëve ishte turk, i caktuar nga Turqia, e jo i zgjedhur nga Kosova; ekipi i regjistrimit ishin të papërgatitur e amatorë, e tha njëri nga regjistruesit në konferencën e shtypit; shpërtheu skandali kur dolën zërat nga brenda, se kartelat e regjistrimit tashmë janë plotësuar; popullata shqiptare u zvogëlua për 300 mijë veta, etj.

Prandaj, sipas shumë të dhënave: shqiptarë myslimanë në Kosovë janë më pak se 10 për qind e popullatës, të pagëzuar sipas riteve myslimane janë edhe më pak, ndërsa më pak 3 për qind shkojnë në xhami. Këtë e thonë me zemër plasje edhe hoxhallarët.

Prej nga alkimia e 90 për qind të shqiptarëve myslimanë? Pse përsëriten gënjeshtrat islamike kudo e kurdo?

Por në mungesë të numrave, islamikët janë shumë të zhurmshëm, agresivë e militantë, reagojnë me nervozë si serbët dikur, kur na kundërviheshin dhunshëm.

Nga ribotimi i plotësuar i librit: “A di Zoti shqip”

2 KOMENTE

  1. Gani Al Mehmetoglu,
    Ne Kosove jane 812 faltore islamike, ne te cilat ne baza ditore frekuentojne dhe praktiojne religjionin musliman afersisht 28-30 mije musliman. Pra ky eshte numri me i perafert te atyre qe e quajnë vehten Musliman. Ne BIK, sipas statostikave te tyre …anetaresine islamike ne tre vitet e fundit e paguajne 15-16 mije Musliman. Duke e marr parasysh se ne numrin e 30 praktikuesve te religjionit isla ik… 8 deri 9 mije jane muslima te konvertuar nga popullata Rome, Turke, Hashkalike dhe Boshnjake… del se numri i Muskimaneve te konvertuar nga SHQIPTARET… eshte 20-22 mije, duke i perfshi edhe nja 1000 femra muslimane…

    Prandaj numri i muslimanëve ne Kosove eshte 1 deri 1.5% …, e kursesi 10% siç pandehni ju i nderuar musliman Gani Al Mehmetogllü.

  2. I nderuar Gani, njeriu bazohet se pari ne censusin e popullsise te vitit 2011, qe njihet zyrtarishte jane deklaruar 95,61 %, katolik 2,21% dhe ortodoks 1,49 %. A shkojne ne Xhami apo ne Kishe, nuk matet. A paguajne taksat apo nuk i paguajne prap nuk matet. Nese shikojme se sa jane Musliman shqiptaret, duhet te shikojme jeten dhe te vepruarit te tyre, qe nga festat e lindjes, fejeses marteses, festat fetare. Psataj ceremonine e vdekjes. Rrethprerja eshte tradidte tek islami. Nese nuk je besimtar atehe]er nuk e ben femine synet (rrethprene). Sa jane te tille ne Kosove qe nuk e bejne femine synet? Mishi i derrit nuk perdoret per shkake te ndalesave qe ben feja, nese je sekular, apo jo besimtar islam ateher e hane mishin e derrit. Sa ka te tille ne Kosove qe e hane mishin e derrit. Sa shitore sa retsaurante perdorin mishin e derrit?! Keni pare qytete ne Kosove si boshatisen per Ramazan, nese je sekular dhe jo besimtar, ateher]e nuk verehet kjo ne qytet. Sa kane reaguar kunder fanatizmit fetar, ku jane ata jo besimtar]e? Nje numer shume i vogel ka dale kunder dhe kritik ndaj fundamentalizmit. Shumica heshten, ben sikur nuk po ndodh]e asgje. Kosova eshte vend islamik dhe vendi me islamik ne Evrope me 95,61% te popullsise. Me 10.887 km² me 1.800.000 banore, i ke mbi 812 Xhami. Kjo te tregon sa besimtar dhe sa islamik eshte ky vend.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.